Ministrja e jashtme gjermane Annalena Baerbock ka bërë thirrje për pranimin e shpejtë në Bashkimin Evropian te vendeve te Ballkanit Perëndimor. Apeli I saj vjen ne 20 vjetorin e zgjerimit te uionit me 10 anetare.
“Bashkimi Evropian qëndron për lirinë, demokracinë dhe sundimin e ligjit. Ashtu si 20 vjet më parë, edhe një herë sot miliona evropianë shohin një mundësi dhe një premtim për t’u bërë qytetarë të BE-së. Dhe ne nuk mund të lejojmë edhe një herë të bëjmë një brez të tërë të ulet në dhomën e pritjes së BE-së, si në vendet e Ballkanit Perëndimor. Ne nuk duhet të humbasim mundësinë për ta bërë Bashkimin tonë më të madh dhe më të fortë dhe për këtë arsye edhe më të sigurt. Unioni ynë i paqes dhe lirisë është i hapur për anëtarë të rinj”, tha ministrja.
Shefja e diplomacise gjermane ka theksuar nder te tjera se në mënyre që antaresimi te jete i suksesshem BE duhet te nderrmarre veprime konkrete.
“Megjithatë, në mënyrë që anëtarësimi i vendeve të tjera në Union të jetë i suksesshëm, ne duhet të sigurojmë që BE mbetet e aftë për të ndërmarrë veprime si brenda ashtu edhe jashtë. Përvoja e pasur e anëtarëve të BE-së që i janë bashkuar Unionit që nga viti 2004, vende që zotëruan me sukses një proces të gjatë transformimi, është veçanërisht e vlefshme këtu”, u shpreh ajo.
Baerbock po ashtu ka nenvizuar se që nga nisja e luftes se Rusisë në Ukraine zgjerimi është bere domosdoshmeri gjeopolitike.
“Zonat gri” politike dhe gjeografike në Ballkan apo në lindje të BE-së janë shumë të rrezikshme. Ne nuk mund të përballojmë zona të tilla gri, pasi për Putinin ato janë një ftesë për të ndërhyrë dhe destabilizuar”, tha Baerbock.
“Të tregosh përgjegjësi të guximshme do të thotë sot se ne duhet ta bëjmë Bashkimin tonë Evropian të përshtatshëm për të pranuar vende të reja”, ka perfunduar ministrja e jashtem Analena Baerbock. sn