Edhe librat kanë histori: histori të hartimit nga autorët për rrethanat e krijimit, por edhe të botimit të tyre; ka me dhjetëra tregime që kanë mbetur në biografitë e shkrimtarëve, të cilët, në ditë e fundit të jetës, i kanë mohuar veprat e shkruara, u janë lutur miqve të ngushtë t’i digjnin ato, siç ësht Franz Kafka, shkrimtari bohem i gjuhës gjermane, i cili jo vetëm nuk arriti, me gjallje të tij, t’i shihte veprat, madje edhe i mohoi, duke porositur mikun e afërt Max Brod, t’i zhdukte ata….Tjetër janë shkencëtarë e gjuhëtarë të botës, veprat e të cilëve nuk e kanë parë dritën e botimit, sa ishin gjallë, por janë publikuar mbas vdekjes, si është lingusiti i shquar zviceran Ferdinand De Saussure, që në fillim të shekullit të kaluar mbajti ligjërata të lira në Universitetin e Gjenevës dhe u largua nga jeta, pa i botuar, ndërkohë që dy studentë të tij: Charles Bally (Sh.Bajy) dhe Albert Sechehaye (A.Seshe), adhurues të profesorit të tyre, e përjetësuan librin e tij Cours de Linguistique Générale (Kurs i Gjuhësisë së Përgjithshme), duke e bërë autorin mjeshtër, të cilit iu referuan dhe vazhdojnë t’i referohen të gjitha rrymat e drejtimet e mëvonshme linguistike botërore.
Njëqind vjet më vonë, në ditët e sotme, del se njëri ndër shkrimtarët më të njohur në botë, nobelisti G. G. Márquez, jo vetëm që paskësh mohuar romanin “Shihemi në gusht”, por kishte këmbënguluar të mos botohej…duke lënë edhe shënimin “Ky libër nuk bën. Duhet shkatërruar!”…Ndërsa botimi i njëkohshëm në gjuhët europiane, si ngjarje kulturore botërore… u prit me aq përjetim, sipas shkrimtarit të ri A.Dushi.
***
Pak gjatë kjo hyrje, por, me dëshirën t’i afrohem sadopak metodës së mjeshtrit të bisedës dhe kulturës së gjuhës, prof. Shkurtajt, në hyrjet pindarike që bën ai, për njerëz e ngjarje, edhe kur merr e shkruan për një kuvend Malësie apo për peshën e fjalës shqipe, kryekreje, për verbin e shkrimtarëve tanë, në prozë e poezi, siç ka bërë deri më sot. Ai nuk mohon si Kafka e Márquezi, por si mbledhës i urtë i nektarit të gjuhës sonë gjithandej, si etnograf e kulturolog brenda vendit dhe në diaporën shqipfolëse, kërkon të gjenerojë edhe punë e studime të kohës së rinisë….gati para gjysmë shekulli. Ishin vitet kur Arsimi ynë i Lartë, në disa degë u themelua dhe mbahej kryesisht me sepecialistë e profesorë të huaj. Për disa disiplina në vitet 1970 në Institutin e Arteve (kështu quhej atëherë) pedagogu i ri Gjovalin Shkurtaj mbane leksionet e lëndës Kultura e gjuhës në skenë dhe në ekran, njëlëndë e domosdoshme dhe aq e pëlqyer prej shumë breza studentësh, të cilët do t’i demonstronin arrtitjet e kësaj disipline aq bukur e me nivel të lartë, edhepse aktorët vinin nga treva të ndryshme dialektore të vendit, por edhe sepse kumbimi i fjalës normative gjuhësore para spektatorëve, jo vetëm në kryeqytet ku ndodhej Tatri Kombëtar, por edhe në shfaqje të zakonshme që trupa teatrore bënte nëpër qytete e krahina të Shqipërisë dhe jashtë kufijve tanë politikë. Gjatë këtij shkrimi se si m’u kujtua një vlerësim që pata dëgjuar prej aktorit të talentuar Rikard Ljarja për pedagogët që jepnin leksione të ILA.: “Ne kemi përfituar shumë prej atyre pedagaogëve të vjetër e të rinj të Institutit të Gjuhësisë, që na dhanë mësim, sepse vinim prej gjimnazeve të ndryshme të vendit e përgatitja jonë gjuhësore nuk ishte si e sa duhej për skenën dhe sekuencat filmike që do të ndërtoheshin mbi artin e bisedës dhe dialogut spontan.“
Në vijim të historisë së këtij libri, dua të nënvizoj se Teori drame, e prof. Gj. Shkurtajt është një kurs leksionesh me ligjërata të lira, siç dhe bëjnë rëndom lektorët e rinj në shkollat e larta: me skeda e shënime pikash të ndryshme, për të ruajtur argumentin e trajtuar, me vjelje të pjesshme e citime prej autorëve e veprave të tyre, kryesisht nga gjuhët e huaja, me gjithë vështirësitë që ishin krijuar në atë kohë ndryshimesh e zhvillimesh politike, sipas modeleve të Revolucionit Kulturor Kinez…Pedagogu i ri nuk arriti t’i botonte ligjëratat e kësaj lënde as si dispensë për të gjithë studentët. Kështu ka ndodhur: kohët e fundit ai po u kushton shumë vëmendje mjaft botimeve universitare dhe akademike, me plotësime dhe risi që vetë shkenca jonë albanologjike i sjell të domosdoshme. Papritur, tregon autori i librit, më vjen një njoftim pej një ish-studenti pasuniversitar të ayre viteve, regjisorit Edmond Mëhilli, nga Shkodra, i cili paskësh ruajtur një palë leksione dhe ia dorëzoi menjëherë…
Libri Teori drame që kemi në dorë nuk është thjeshtë një kurs ligjëratash për aula në shkolla të larta speciale, siç quhej Instituti i Arteve, por përmbajtja e lëndës së trajtuar vjen më e gjerë dhe aq e plotësuar, sa na jepet të mendojmë, si ka mundësi që prurjet e shumta teorike të kenë ardhur prej një lektori të ri, siç ishte Gj.Shkurtaj në ato vite të mbylljes politike e kulturore që kalonte vendi ynë dekada me radhë. Autori nis me lindjen e kësaj gjinie letrare në Shqipëri, pal Luftës II Botërore, për të kaluar në kuptimin e dramës në planin letrar, mbështetur në të dhënat e shkollës shqipztare, nga Lesingu, Gorki, Hegeli, Çernishevskij, Pushkini, Bjelinskij, Shekspiri, Serantesi, etj. Ai njeh dhe na shfaq me hollësi traditat e gjinisë dramatike në letërsinë shqiptare, nga Santori, Çajupi, e kohë të mëvona. Sipas Shkurtajt, teatri duhet vështruar si formë arti me gjuhë dhe nëntekst të veçantë, me karakter veprues në shoqëri. Në shtjellime të tilla, argumentet gjejnë mbështetje tek emra të shquar të artit: nga L. Tolstoj, Stanislavskij, M.Gorkij, A.Çehovi, enciklopeditët francezë, Brehti, Esenstein-i, etj. Për t’iu përgjigjur auditorit, kursi i ligjëratave përmban edhe ndryshimet mes teatrit e filmi, teatrit dhe televizionit. Informimet vijnë në fjalën e lirë të lektorit si nga lindja, ashtu edhe nga perëndimi; nga Majakovskij e nga R.Kleri, Nga Ibseni e nga M.Reinhardi; në mënyrë të veçantë autori sjell në këtë libër të dhënat nga arti skenik rus dhe sovjetik. Gjemë në këtë kurs leksionesh tema shumë interesante që edhe sot nuk e kanë humbur nevojën për t’u trajtuar, si Teatri dhe drama, ku njihemi me ndihmesën që kanë dhënë kultura të popujve të ndryshëm, si anglezët, me veprat e Shekspirit, Bajronit, francezër me krijimtarinë e Bomarshesë, Hygoit, gjermanët me Shilerin dhe Gëtën, apo më parë me veprën e Lessingut “Dramaturgjia e Hamburgit” etj. Po kështu, shtjellime në një rrafsh të ngritur shkencor na vijnë për objektin e dramës dhe veçroritë themelore të gjinisë dramatike, konfliktin, tipat e kompozicionit dramatik në raport me kontradiktat jetësore në formacione të ndryshme sociale, duke e lidhur, sidomos, me realitetin shqiptar dhe më gjerë.
Në këtë shtjellim të lëndës, janë mjaft tema që i takojnë regjisurës, si: ekspozicioni dhe nyja, skena si dyluftim, zhvillimi dramatik, skena masive, zhvillimi i karaktereve përmes veprimeve, etj. Nuk duhet harruar se edhe në ligjërata si këto, duhej ruajtur e paprekur vija e kuqe e drejtimit letrar e skenik që sundonte në artin e realizmit Socialist! Përmbledhja e ligjëratave të autorit përfshin edhe tema për kulturën e përgjithshme të tyre, parë në vështrimin historik, si: nga Aristoteli, Gotthold E.Lesingu (me veprën enciklopedike “Dramaturgjia e Hamburgut”); pas tyre, duke ndjekur kronologjinë, sillen edhe njoftime të hollësishme për drammturgjinë e Volkenshtejnit, Estetika enciklopedistit të madh francaz, Didëroit dhe roamcierti e dramaturgut rus Leon Tolstoj.
Në kohën që qarkullonin këto leksione të pedagogut të ri, Gj.Shkurtaj në ILA, në vendin tonë ka pasur një tregues artistik shumë popullor: jepeshin aq shumë radiodrama, për kategori të ndryshme moshe e niveli kulturor, emisione që gozhdonin para radios qindra e mijëra njerëz, nga fëmijët nxënës shkolle, deri tek moshat e rritura. Ky mjet arti që lulëzonte me sinjalin “Teatri në mikrofon” e që më vonë u shndërrua në “Teatri në ekran” gërshetonte njëherësh fjalën artistike, mjetet dëgjimore dhe muzikën dhe figurën televizive, siç thekson autori ynë. Ka një pjesë përmbyllëse libri i prof.Gj.Shkurtajt, që tërheq jo vetëm studentë profesionistë të ardhshëm të artit, por edhe lexues me kulturë të përgjithshme, që titullohet Mikroleksikon për teatrin dhe dramaturgjinë – është një segment (i quajtur mbështetës) nga f. 181 deri në f. 211, një hapërisrë jo e lehtë për t’u mbushur me të dhëna nga antikiteti helen, si: nga filozofi Aristoteli, me tragjikët e mëdhenj të njerëzimit: Eskili, Sofokliu, Euripidi, Aristofani; me autorin që u përket të gjitha kohëve – Shekspirin e periudhës elisabetiane, francezin Didëro, që së bashku me J.d’Alambert-in themeluan “Enciklopedinë franceze”, botën kulturore gjermanike, me G.Lesingun, Gëten, F.Schiller-in dhe Hegel-in. Përfshihen në vijim: Ibseni, Shaw, Konstantin Stanislavskij, teatri moskovit, Belinskij, Chernyshevskij, dy Tolstoj-t e mëdhenj shkrimtarë, Meyerhold dhe gjermani i shekullit XX E.B.F.Brecht, i shkëlqyeri dramaturg i Republikës së Weimar-it, për t’u mbyllur kjo pjesë me figurën aq të njohur të teatrit amerikan Artur Miller, arti i të cilit ndikoi skenën dramatike gjatë gjithë shekullin XX. Fjalorthi terminologjik në fund të librit, i përket gjinisë së gjuhëtarëve, që e quajnë të domosdoshme të mos ndahen nga vepra pa lënë dorën e tyre në fushën e kërkuar. 1Rigjetja e kësaj përmbledhjeje me ligjërata, është si një takim me vetveten, ku akademiku i sotëm, do të na tregojë se është po ai i para gjysmë shekulli, veç më me dëshira për punë, ritëm më të lartë dhe më i realizuar shkencërisht: botimi i këtij libri, në sinergji të dy moshave të autorit, e vërteton këtë më së miri….. Do ta vërtetojë edhe lexuesi, fletë pas flete dhe sapo t’i shkojë në fund Teorisë së dramës.
Tiranë, 11 prill 2024
(Marrë nga ExLibris)