Nga Marc Oliver Ruehle, BILD
A do i japë fund luftës në Ukrainë ky plan?
NATO thuhet se po shqyrton mundësinë e përfshirjes së Ukrainës në aleancën e mbrojtjes në këmbim të territoreve që i do jepen Rusisë.
Për këtë raporton ndër të tjera gazeta italiane “La Repubblica”.
Transaksioni do të nënkuptonte që Ukraina do të hiqte dorë nga territoret e pushtuara aktualisht nga rusët, por me garancinë se “Ukraina perëndimore” e mbetur do të anëtarësohej menjëherë në NATO. Sundimtarit të Kremlinit, Vladimir Putin (71) mund t’i ofrohet të mbajë Krimenë dhe të gjitha territoret e pushtuara në dy vitet e fundit në këmbim.
Paralelja historike: Sipas gazetarëve, ky skenar të kujton situatën e pas Luftës së Dytë Botërore, kur Gjermania u nda në Lindore dhe Perëndimore.
A është kjo pika e kthesës në luftën në Ukrainë?
Raporti i medias tregon se një skenar i tillë do të përshpejtonte dërgesat e ndihmave në Kiev, të cilat aktualisht janë të bllokuara në Kongresin amerikan – veçanërisht në pritje të një rikthimi të mundshëm të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.
Dhe: Edhe pse ky opsion nuk është një qëndrim zyrtar, ai do të diskutohet joformalisht dhe nuk duket të jetë jorealist, veçanërisht duke pasur parasysh zgjedhjet e ardhshme në SHBA.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg kohët e fundit paralajmëroi qartë se përpjekjet për mbështetjen e Ukrainës po dështonin.
Nëse nuk është e mundur të mobilizohet më shumë ndihmë, ekziston rreziku real që Rusia të pushtojë edhe më shumë territor ukrainas, paralajmëroi Stoltenberg të enjten pas një takimi të ministrave të jashtëm në Bruksel.
Fakt është se e vetmja rrugë për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë është garantimi i forcave të forta të armatosura ukrainase, shtoi norvegjezi. Kjo është mënyra e vetme për të bindur Putinin se nuk do të fitojë në fushën e betejës.
Një deklaratë që nuk flet kundër planit të ndarjes dhe anëtarësimit të njëkohshëm në NATO.sn