Nuk ka imazh më të goditur se ajo skena kur sheh diçka që ta nxjerrin me ceremoni nga dera si të papranueshme për moralin publik, por që iniciatori përpiqet ta rifusë nga dritarja. Komisioni anti-dezinformim që po ngre mazhoranca me një operacion ultra të shpejtë, pa pritur, pa kujtuar, pa kuptuar, ngjan si dy pika uji me përpjekjen e dështuar të po kësaj qeverie për të votuar një ligj anti-shpifje.
Tentativa e mëparshme nuk dështoi sepse mazhoranca nuk kishte votat e nevojshme në Kuvend, por sepse institucionet kryesore ndërkombëtare duke përfshirë më emblematiket ndër syresh si BE, OSBE, apo Reporterë pa Kufi e bllokuan fuqimisht atë projekt të kryeministrit si një projektligj në kundërshtim me vlerat e demokracisë.
Paketa anti-shpifje që po rilind sot, që një përpjekje e rëndomtë e kësaj mazhorance që filloi që para kovidit për të ndrydhur mediat dhe në një plan më të gjerë fjalën e lirë. Ai projekt i jepte të gjitha kompetencat atij që tingëllon si organi i censurës qeveritare, AMA (Autoriteti i Mediave Audiovizive), për të gjobitur dhe mbyllur media që kjo agjenci, domethënë që kjo qeveri do të vlerësonte se kanë shpifur. Dhe nëse media viktimë e kësaj censure të verbër do të kërkonte të shkonte në Gjykatë, projektligji anti-shpifje i qeverisë e detyronte më parë median apo gazetarin e inkriminuar të paguante gjobë të majme ose të papërballueshme dhe më pas u jepej e drejta e ankimimit në një Gjykatë.
Duhet cituar asaj kohe, Kryetar i Unionit të gazetarëve shqiptarë, Aleksandër Çipa kur thoshte: “Një akt i tillë (paketa anti-shpifje) jo vetëm që e provokon të drejtën dhe parimet themelore të gazetarisë në pavarësinë e vet, por në një pikpamje ekskludon dhe të drejtën e çdo personi që penalizohet sipas këtij projektligji, për ta dërguar atë në gjykatë”.
Falë ndërhyrjes energjike të ndërkombëtarëve dështoi ai projekt i kobshëm i Edi Ramës për të kontrolluar mediat që denoncojnë korrupsionin e qeverisë së tij siç dështoi po aq mjerisht projekti tjetër surrealist i Ramës për një ligj amnistie fiskale që i lejonte paratë e pista, jo vetëm të droges por dhe të Rusisë apo terrorizmit të shpëlaheshin legalisht si në një lavatriçe në Bankat e Shqipërisë me bekimin e qeverisë. Një projekt që u realizua megjithatë nën një formë tjetër me shpëlarje të parasë së qelbur në kantieret e ndërtimit të kullave disa milionëshe, por orgjina e ketyre parave nga Rusia apo nga droga i intereson me pak kesaj mazhorance parlamentare me në krye zotin Cuçi…
Karakteristika e këtij kryeministri është se ai nuk heq kurrë dorë. Sa më shumë ai ndjehet nen presion si keto kohe me nje vale te papare korruspioni per nje vend te natos dhe kanddiat per BE, aq me shume ai do te tentoje t’i shkoje deri ne fund idese fillestare qe konsiston te thyeje termometrin pra te ndrdyhe fjalen e lire dhe denoncimet, ne vend qe te kuroje temperaturen e larte korruptive ku e ka futur Shqiperine.
Komsioni i ri parlamentar per hartimin e masave ligjore anti-dezinformim është shembulli më i mirë i praktikës së “faktit të kryer” nga një kryeministër i zënë në hall të paparë. Në momentin kur ne Perendim dhe ne Shqipëri kremtoheshin para pak ditesh krishtilindjet, 7 deptuete lietenant te Rames te etur per investigime me ne krye Cuçin qe nuk kishin shprehur as me te voglin shqetesim per kapjen e shtetit nga korrupsioni ne funksionet e tija kyce (tatimet, rruget, doganat etj) pa pritur dhe pa kuptuar keta 7 deputete socialiste i kap meraku i ethshem i dezinformimit ne mediat dhe politiken shqiptare me baze nga Rusia!
Brenda nje nate keta deputete hartojne nje thirrje dhe e firmosin menjehere ne adrese te kryetares se parlamentit ku i kerkohet urgjenitsht krijimi i i një Komisioni të Posaçëm Parlamentar per te kontrolluar gjithë shqiptarët: mediat, politikanët, biznesmenët, në financa, në çfarë thonë, në çfarë publikojnë se mos vallë mbrapa tyre fshihet një dorë ruse apo kineze, por çuditërisht jo erdoganiste apo terroriste apo drogiste!
Këta deputete me kete kete kerkese sa te pergjithsme per te futur ne rrjete kcdo shqiptar por aq selektive se perjashtohen aty parate dhe influencat e tjera te pista perveç Rusise dhe Kines, kane po ashtu si kerkese dhe nje numer te habitshem prej 13 deputetesh ne komision. Pse jo 10, 12 apo 15… Dhe saken se opozita e refuzon ngritjen e ketij komisioni anti-dezinformim, e kane gati noçken tradhtare qe duan te fshehin parate ruse apo te shpifin kundra qeverise per llogari te Rusise! Një narrativë fantastike rreziku rus qe gjendet ne nje kohe rekord per te rifutur nga dritarja paketen anti-shpifje ose pkese te paketes anti-shpifje te hedhur poshte nga BE-ja. Fale kesaj narrative te re te mazhorances mbi rrezikun rus, opozita, shpreson mazhoranca, do kapet ne kurth dhe nuk mund ta refuzojë kete komision pasi dhe BE-ja po merr vete masa kundra dezinformimit me influence ruse!
Mazhoranca nuk e llogarit keshtu friken qe kall se me kete pakete te re kundra dezinformimit, kjo mazharance neser harton nje ligj qe mund t’i vere prangat dhe kryetarit te grupit parlamentar me te madh te opozites, Gazment Bardhit meqenese ky i fundit duke dezinformuar sipas mazhorances mbi për vellanë e kryeministrit, me siguri Bardhi ben lojen e Rusise per te destabilizuar Shqiperine. Dhe pikerisht, bash ne momentin kur mazhoranca shpall krijimin « blitz » te komisionit te posaçem parlamentar anti-dezinformim, vetë Kryeministri dhe vellai i tij botojne dy letra publike me ofendime bajate dhe kercenime serioze ndaj politkanit numeri 1 te opozites ne parlament Gazmend Bardhi si per te frikesuar dhe deputetet e tjere! Komisioni i ri hap keshtu augurin e trishte dhe te frikshem të një periudhe “maccartizmi” në Shqipëri si në fiksionin e filmit “Openheimer” apo ne realitetin policor te Turqise aktuale te Erdoganit ku opozitari Gulen është shpallur armik i popullit turk. Ndaj shqiptaret duhet ta hedhin poshte me perbuzje kete tentative te re te Kryeministrit shqiptar per te vene nen kontroll shoqerine civile, mediat, dhe politiken opozitare ne Shqiperi.
Është e rendesishme per qytetaret shqiptare te mos bien pre e ketij revanshi te mazhorances e kapur nen daren e drejtesise per afera korruptive te klasit te rekordeve boterore. Ne pjesen e dyte ne vazhdim te ketij shkrimi do te mundohemi te zberthejme nje pjese te justifikimit te mazhorances per krijimin e ketij komisioni famekeq, pretekstin qe ky komision mbeshtetet gjoja tek praktikat aktuale te BE-se dhe vendeve te BE-se ne luften kundra dezinformimit rus. Duhet afirmuar me force dhe prova se Europa nuk po vepron aspak si Shqipëria e Edi Ramës në luftën kundra dezinformimit rus, sepse Europa kujdeset para së gjithash të mbrojë si qelibari lirinë e fjalës dhe të shprehjes!
Masat aktuale anti-dezinformim ne Perëndim kanë në shënjestër më shumë qeveritë sesa mediat.
Që nga koha e Jul Cezarit ka ekzistuar dezinformimi që bënin romakëtt. Sot, dezinformimin e gjen në çdo hallkë, që nga guruja që deklaron në Youtube se toka është e sheshtë e deri tek reklamat serioze per çajra apo dieta qe supozohen se kane virtyte dobësimi. Një rregull ekziston në të gjithë Europën Demokratike: Asnjë ligj nuk i pengon lajmet e rreme! Kjo do të ishte në kundërshtim me parimin tjetër demokratik të lirisë së shprehjes. Por si vepron Europa me dezinformimin vërtetë të rrezikshëm që mund të cenojë demokracinë sidomos kur ai orkestrohet nga fuqi armiqësore të demokracisë si Rusia apo Kina? I vetmi mjet legal qe kane europianet sot eshte te kufizojne perhapjen e fakenews pa mundur t’i ndalojne ato. Ku perhapet me shume dezinformimi për ta kufizuar ate? Në rrjetet sociale. Atëherë hapi i parë: është hedhur para 5 vitesh, kur Europianet vendosën t’u “diktojnë” nje Kod etike plateformave me te madhe ne internet (ato që kanë mbi 45 milionë vizitorë si Google, Facebook, Twitter, por dhe TikTok). Këto platforma janë angazhuar për shembull të mos lejojnë prodhuesit e lajmeve të rreme që të fitojnë para përmes reklamave. Këto platforma dixhitale gjithashtu duhet t’i japin informacion Komisionit Evropian për algoritmet e tyre. Jane keto algoritme që tërheqin vëmendjen e lexuesve duke rekomanduar në mënyrë specifike përmbajtje të dukshme (artikuj, video, imazhe, etj.) ku struken dhe lajmet e rreme. Veçse Kodi i Etikës i Komisionit europian nuk mjaftoi. Twitter për shembull vendosi të dalë nga ky Kod. Europa miratoi atëherë, një tjetër dokument me emrin Digital services act (DSA) me 2023. Ky akt i detyron tani platformat të tregojnë sesi proçedojnë me rekomandimet që u japin vizitorëve të tyre nëpërmjet algoritmeve. Nëpërmjet DSA, Komisioni Europian detyron platformat të japin shpjegime mbi përhapjen e “deepfakes”, tip videosh mashtruese në të cilat një personaliteti mund t’i atribuohen fjalë që nuk janë të tijat. Digital Services Act kërkon po ashtu që të informohet se nëse përdoret në një publikim sistemi i inteligjencës artificiale të vihet shënimi se përmbajtja është krijuar ose manipuluar artificialisht.
Këto janë masat fare të pakta që mund të ndërmarrë në stadin aktual BE-ja për të frenuar dezinformimin dhe asgjë me teper sepse preket liria e shprehjes. Per sa i perket shpifjes, BE-ja vlereson se kjo ben pjese ne kodin penal te secilit vend anetar dhe prandaj nuk parashikon as legjislacion te ri, as te posaçem.
Perkundrazi, aty ku europianet kane mundesine per te vepruar dhe po verpojne aktivisht nuk eshte te kontrolli i medjave por tek mbrojtja e medjave dhe te kontrolli i autoriteeve shtetërore dhe klases politike me ane te dy legjislacioneve te posaçme dhe te reja. I pari është Akti Europian i Lirisë së medjave që synon t’i ruajë medjat nga ndërhyrja e qeverive dhe autoriteve shtetërore; dhe i dyti është detyrimi për politikanët të tregojnë burimet e financimit të reklamave të tyre politike.
European Media Freedom Act
Ne momentit kur fjala dezinformim nga rrjetet ruse lakohet shume si ne korridoret e komisionit europian ashtu dhe te kancelerive perendimore, eshte liria e shtypit dhe e informacionit qe e preokupon me shume Europen. Vetem pak para disa ditesh, pikersisht ne 13 mars 2024 Parlamenti Evropian votoi “Aktin Evropian për Lirinë e Medias” që zoti Cuçi dhe të tijët e komisionit të dezinformimit do të bënin mirë ta lexonin me kalem ne dore dhe te frymezoheshin per Shqiperine.
Věra Jourová Zëvendëspresidentja e Komisionit europian e permblodhi me nje fjali perpara europarlamentareve rendesine e ketij dokumenti themeltar per mediat ne europe qe u hodh ne votim dhe u miratua: “Asnjë gazetar nuk duhet të spiunohet, të përgjohet, të përndiqet, për shkak të veprimtarisë së tij dhe asnjë media publike nuk duhet të bëhet organ propagande i qeverise”.
Komisioni euripian ne keto kohe te turbullta dhe ne perspektiven e mberritjes ne mase ne parlamentin europian te deputeteve nga rradhet e partive extremiste, kërkon të ruajë pavarësinë dhe pluralizmin e medias. Thembra e akilit jane reklamat qeveritare qe synojne t’i vene mediat private nen varesine e propagandes qeveritare. Shumë media të Evropës Lindore varen nga pagesat e reklamave qeveritare. Qeverite mund te abuzojne per të përcjellur mesazhe që mburrin meritat e qeverisë në vend (që në vetvete miund të jene fakenws) dhe të ndikojnë në opinionet publike për të votuar për to.Prandaj Akti për Lirinë e Medias” parashikon që për të parandaluar që qeveritë të përdorin reklamat për të shpërndarë mesazhe politike, autoritetet publike kanë detyrimoin ligjor të publikojnë çdo vit informacion mbi shpenzimet e tyre për reklamat në media, duke përfshirë shumën totale të shpenzuar dhe shumën për secilën media. Në këtë detyrohen mediat po ashtu të japin llogari për fondet e marra nga reklamat publike, përfshirë fonde nga vendet te treta jashte BE-se, dhe fonde per reklame mbështetjen financiare nga qeveria apo organe te tjera shteterore duke perfshire dhe financimet per reklame qe paguhen nga kompani shteterore si ato te ujit , energjise etj. Akti europian per lirine e medias qe sapo eshte miratuar, parashikon po ashtu raporte monitorimi nga instanca të pavarura mbi pavarësinë reale te medjave nga qeveria. Akti jua ndalon autoriteteve kombëtare të ndërhyjnë në vendimet editoriale. Nuk eshte synimi i legjislacionit te ri europian per mediat të fiksojë pragje specifike kundra përqendrimit të medjave në një duar pronarësh por thjesht të informohet publiku se kush janë pronarët e vërtetë të medjave. Fuqia e shteteve për të autorizuar transmetimet mund të kërcënojë gjithashtu pavarësinë e medias. Në Poloni, për shembull, një projekt-ligj synonte të ndalonte pronësinë e mediave nga shtetas jashteë BE-së. Kjo nuk ju lejua Polonisë. Në Hungari, “Këshilli i Medias” refuzoi të zgjaste licencën e stacionit të pavarur radiofonik Klubradio, duke e detyruar atë të largohej nga valët. Në një rezolutë të posaçme, Parlamenti Evropian e dënoi këtë si “përpjekjet e disa qeverive për t’u mbyllur gojën mediave kritike dhe të pavarura”.
Por është mbi të gjitha siguria dhe pavarësia e gazetarëve qe preokupon legjislacionin e ri europian. Gazetare jane vrare keto vitet e fundit ne BE (ne Malte, Greqi, Hollande) , dhe te tjere jane pergjuar me software te posacem Pegasus). Akti i ri europian per lirine e medias votuar me 13 mars ndalon përdorimin e softwareve dhe mjeteve të mbikëqyrjes kundër mediave, gazetarëve dhe familjeve të tyre. Përjashtimet duhet të vlerësohen nga një gjyqtar. Ndalohen po ashtu të detyrohen gazetarët dhe kryeredaktorët të zbulojnë burimet e tyre, me përjashtim të urdherit te dhene nga gjykatë “për arsye madhore të interesit të përgjithshëm”.
Lufta kundra dezinformimit nepermjet kontrollit te reklamave politike
Influenca ruse/kineze do te kerkohet nga legjislacioni i ri europian vetem ne kuadrin e reklamave politike. Për të luftuar dezinformimin dhe ndërhyrjen e huaj, reklamat politike tani duhet të identifikohen qartë, pavarësisht nëse ato transmetohen në internet apo në media të tjera. Çdo reklamë duhet të paraqesë informacion të aksesueshëm mbi financimin e tij dhe lidhjet e mundshme me zgjedhjet. Gjithashtu do të ndalohet sponsorizimi i reklamave politike nga një vend jashtë BE-së tre muaj përpara çdo zgjedhjeje, qoftë zgjedhje lokale, kombëtare apo europiane, si dhe referendumet.
Pas kesaj pasqyre te gjere, nje pyetje shtrohet per deputetet e mazhorances. Per cfare u sherben atyre komisioni parlamentar anti-dezinformim pervec se per te kunderten e asaj qe synon Europa ketu me siper, per ta vene edhe me shume nen kontroll median e lire dhe opoziten. E njejta pyetje, mund te shtrohej edhe per komisionin e reformes zgjedhore, kur Europa e ka thene gjithçka në dokumentin 40 faqesh qe OSBE-Ohdir i ka drejtuar qeverise dhe parlamentit shqiptar pas katrahures se 14 majit 2023.
Një paragraf i vetëm në këtë raport mjafton për të provuar kotësinë e komisioneve të Edi Ramës që kërkon të bëjë gjuetinë e financimeve ruse në media dhe politikë kur nuk denjoi ta bënte në zgjedhje:
OSBE/ODIHR: “Garuesve në zgjedhjet në Shqiperi nuk u kërkohet të paraqesin raporte të përkohshme për financimin fushatës ose të zbulojnë burimin dhe sasinë e fondeve të mbledhura. Duhet të bëhet publikimi periodik nga vine kontributet financiare për fushatë dhe shpenzimet përpara ditës së zgjedhjeve. Personat juridikë që kanë marrë fonde prokurimi publik mbi 10 milionë lekë, ata që janë përfshirë në projekte të partneritetit publik me qeverine ose kanë borxhe ndaj buxhetit të shtetit, si dhe ata që kryejnë veprimtari në lidhje me median nuk lejohen të bejne financime për zgjedhje. fushatave. Por Raportet e rregullta të monitoruesve te KQZ-se nuk përmbajnë ndonjë informacion thelbësor për financimin e fushatës. Vetem 5 për qind e materialit te furnizuar medjave nga partitë ose autoritetet shtetërore ishte etiketuar në përputhje me Kodin Zgjedhor. Agjencia e re e Medias dhe Informacionit, e krijuar në shtator 2021 me synimin e deklaruar për të lehtësuar aksesin në informacion, e ka bere edhe me te veshtire dhe të centralizuar aksesin në informacionin publik. Përveç kësaj, shpifja mbetet një vepër penale e dënueshme me gjoba të rënda. Më 3 prill, kryebashkiaku i Tiranës Veliaj bëri kallëzim penal për shpifje ndaj Syri TV, gazetari i kallëzuar akuzoi kryebashkiakun e Tiranës se e përdori këtë padi si një mjet frikësimi”.
Pas ketyre “rekomandimeve” të europianëve që prej mujash e muajsh e ka ende tagrin dhe kohën kjo mazhorancë të bëjë kontrolle mbi financime okulte dhe dezinformim. Kontrolli fillon nga vetja…