Në dhjetor të vitit 1964 u mobilizova ushtar.Qeshë mbi moshë se isha mësues dhe,ca kohë,mësuesët nuk i merrnin ushtar. Jo vetëm më mobilizuan, por më dërguan në SHËNGJIN,si ushtar në forcat e Artilerisë Bregdetare që ishte 3-vjet. Unë kisha 5 vjet që kisha dalë mësues dhe jo vetëm qeshë i martuar,por kisha dhe djalin një vjeç. KA qenë data 13 dhjetor kur,pasi,na bënë kontrollin rreshtor na nisën në bateri. Bateria ku do shërbeja unë dhe shokët,sado që kish një numër ushtarak si të gjithë repartet e ushtrisë, e kish”hunbur”,pothuaj numrin dhe skur t’i kish dalë pronari(siç ndodh sot), na thanë:-Jini ushtarë të HAXHI JAKUPIT!!! Sado që për herë të parë e dëgjova këtë emër,HAXHI JAKUPI,i them një shoku:- Ore,ky,HAXHI JAKUPI mos është si HAXHI MURATI i TOLSTOIT që paska”tapitë” e kësaj baterie?”. Sado pakëz për të qeshur,por kur mbritëm tek ndërtesa ku ndodhej bateria,prisja të shihja atë,”HAXHI MURATIN” e kësaj baterie. Atë natë(nata e parë me rroba ushtari) nuk pashë as HAXHI MURAT dhe as HAXHI JAKUP. Sa ra çanga e mëngjesit për t’u rreshtuar(ne na komandonte një rreshter), na u dha komanda:gatitu dhe paranesh.dolën tre oficerët:komandanti me gradën kapiten i parë dhe dy zëvendësit e tij që ishin nëntogera (akoma nuk ishin hequr gradat).Kapiteni i parë ishte HAXHI JAKUPI. Foli shkurt e prerë,nuk i lëvizi qoftë dhe një muskul dhe,kur na la nën urdhërat e dy zvendasve të tij,ushtarët e vjetër zunë e na imformonin për secilin.
HAXHI JAKUPI,- thoshin të gjithë,- e ka pak atë gradë. Ai e mban baterinë gjallë dhe kurrë,në të gjithë detyrat luftarake kjo bateri,sa ka patur komandant HAXHI JAKUPIN,jo vetëm ka dalë faqebardhë,por ia ka zbardhur faqen gjithë repartit që veç kësaj baterie (tanimë nuk është sekret ushtarak:bateria kish numrin 113),ka dhe tri bateri luftarake të tjera.Bateria jonë kish topaluftarakë 100m/m dhe HAXHI JAKUPI,me zotësinë dhe përgatitjen e thellë luftarake,ndonjëherë,e humbiste atë mbiemrin “JAKUPI” dhe e përmendnin si HAXHi TOPI. Oficerat e SHTABIT të REPARTIT të SHËNGJINIT qenë të përgatitur në shkollat ruse:kështu ishin komadanti i Repartit Major Ibrahim GANI; shefi Politik i Repartit,Major MISTO TANUSHI;Shefi i Shtabit,Major Tahir Bejo dhe që të gjithë këta,në unison,flisnin me superlativa për mvartësin e tyre,HAXHI JAKUPI.
* * *
Komadant HAXHIU në stërvitje,demonstronte sikur të ishte vet ushtar dhe,ca më shumë, në punimet xheniere.
Si sot,më kujtohen komandat e tij për”minatorët”:-Shpo! -Mbush! -Shpërthe! Për ne,të tjerët:-Mblidh! RRinte mbi kokë dhe sidomos ushtarëve”minatorë”;se shpërthimet mund të binin edhe viktima. Ta shikoje vendin pas komandës:-Shpërthe,të zinte llahtara. Por ja tek vinte komanda”mblidh” dhe sikur nuk kish ndodhur asgjjë. Cigaren nuk e hiqte nga goja dhe,tek e shihja ashtu “ndiz e shuaj” më dukejj se nuk e pinte,po sikur e “hante”atë. Në bateri rrinte,pa ngrënë,deri sa vinte mbrëmja. Oficerët me famijjet e tyre jetoni brenda garnizonin dhe ky,HAXHI JAKUPI,që nga bateria për 10 minuta mund të shkonte në shtëpi,por kurrë nuk e pashë të largohej.
Kur fliste për të dhënat taktike e teknike të topave 100 m/m,dukej sikur recitonte dhe mjerë numërorët që nuk e ndiqnin. Demonstronte komandat,si të ishte në qitje të dretpërdrejtë,si: arritje/mbulim e me radhë. Sa qe komandant HAXHIU në BATERINË 113, qe bateria që printe. Asnjë “ngjarje” na ato që në ushtri quhen të”jashtëzakonshme” se HAXHI JAKUPI “baterinë”.e kish kthyer në shtëpi.I rreptë,kërkues,i drejtë dhe i ndershëm.
* * *
Në vitin 1965 unë u futa në Zyrën Sekrete të repartit. Tani,nga “statusi” që mora në këtë zyrë,m’u dha mundësia që jo vetëm t’i njihja më mirë,por të vilja dhe mendime nga eprorët e tyre,deri në rrangjet më të larta. Më kujtohet,ndër të tjera, që nga ana e MINISTRISË SË MBROJTJES,kish ardhur për inspektim një oficer i rrangut të lartë që quhej RUSTEM PEÇI. Ky i tha komadantit të repartit,IBRAHIM GANIT:
– More IBRAHIM e kini atë HAXHI TOPIN në bateri ju?
-E kemi,e kemi se,mirë thuaj ti, sado që mbiemrin e ka JAKUPI,por sikur e ka nxjerrë topi nga gryka.
Dhe vërtet që oficerin HAXHI JAKUPI sikur “topi e kish nxjerrë nga gryka”. Ka qenë artilier bregdetar i rrallë.Sikur për një çast, të qe e mundur që të ishin ruajtur Fletoret e përgatitjes luftarake me dorën e tij, sot mund të hapej një”panel” i tërë i një përvoje aq të çmuar.
* * *
Unë,pothuaj,u bëra mik me të dhe,ngaqë jam tip që përfitoj shumë nga intimiteti me një të njohur,një ditë i them:”Kapiten HAXHIU (sado që qenë hequr gradat,po kësht flisnim),të kam parë që nuk e heq cigaren nga goja dhe,veç kësaj,sa qeshë në Baterinë 113,kurrë nuk të pashë të shkoje për drekë.Ore ha apo nuk ha? U mundua të më shmangëte me politesë,po ku ndahem unë?
Dhe u ndjeva vërtet keq,kur më tregoi që në shtëpi kish djalin invalid,pa një dorë dhe kish humbur sytë nga një shpërthim këtu,në zonën ushtarake. Lëndova një plagë që rridhte.
* * *
Në repart(jo në baterinë e HAXHI JAKUPIT) ndodhi një ngjarje tronditëse.DY ushtarë”minatorë” që kishin detyrën e shpimit,harruan porosinë aq të çmuar të HAXHI JAKUPIT. Në tunelet e vjetra që kanë shpuar italianët(më saktë:në birat e vjetra mund të ketë ndonjë”llokume me barot” dhe nuk duhen trazuar,por duhen shmangur,por këtë porosi,bën sikur e harruan të dy fatkeqët.SA futën “pistoletën” u ndje një shpërthim i madh. Alarm Luftarak dhe,ndërsa arritëm atje,tek tuneli,pamë jo dy ushtarë,por dy luanë që përpëliteshin.I vendosën në makinën e vetme dhe qeshë nga ushtarët shoqërues.Spitali i LEZHËS,në atë kohë,ishte pranë KISHËS,në kodrën në të majtë kur shkon për SHKODËR.Dy mjekët e mrekullueshëm lezhianë, DR. GJEBREA dhe dr.BELISHOVA dhanë ndihmën e parë,por mjerisht,njëri humbi dy sytë e tjetri dhe një dorë.I nisën drejt e në TIRANË.
Kur takova me Kapiten HAXHIUN dhe po i tregoja për shokët,pashë që i rrëshkitën lot nga sytë. Ai,i rrepti.Ai i drejti. Ai i ndershmi. Ai NJERËZORI që ndërsa,kish “dalë nga topi”,kish një zemër të brishtë prej pëllumbi. E kujtoj me dhëmbshuri se ka mbi dyzet vjet që është ndarë nga jeta.Po kurrë nuk është vonë,për të kujtuar një NJERI të mirë si HAXHI JAKUPI!
Epilog:
Interneti bën mrekullira. Dikush më kërkoi miqësi dhe,natyrshëm,e mirëprita. Por çudia ime është se.mysafiri,ishte nipi i mikut tim,HAXHI JAKUPI. Menjëherë e pyeta për atë djalin invalid të tij,por mend u hodha përpjetë nga gëzimi,për faktin shumë domethënës:mysafiri është djali i atij”invalidit” dhe rroka në ITALI.Djali i mikut në LEZHË dhe gëzimi u shtua,kur fola në telefon. E kemi lënë që do takohemi në TIRANË,po unë po i “qeras” me një shkrim modest për NJERIUN E MADH,HAXHI JAKUP-TOPI që ,ngaqë ishte aq i rreptë,dinte të qante se kishte një zemër prej pëllumbi.
Qoftë i paharruar! Amen!
Tiranë,29 mars 2024