Në foto Arshi Pipa një kohë kryetar i Vatrës dhe kryeredaktor i Diellit në një drekë familjare me me studjuesin shqiptaro-Amerikan Idriz Lamaj. “Prof. Arshi Pipa ne kujtesen time . Nentor 1993.“, shkruan legjendën e fotos z.Lamaj
*******
Aktivisti dhe publicisti veteran i mirënjohur i komunitetit Shqiptaro-Amerikan Idriz Lamaj, është autor i disa librave: “Diplomatic Report Relating to Albanian-Montenegrin Conflict Over Plava and Gucia 1879-1880” (New York, 1999), “Komiteti Kombëtar “Shqipëria e Lirë 1949-1956” (New York, 2000), “Ing. Xhafer Deva (1904-1978) Jeta dhe Vepra” (New York, 2000), etj.
Stdudjuesi i palodhur veteran i komunitetit shqiptaro-amerikan z. Lamaj, ka qenë pjesëmarrës aktiv në pothuaj të gjitha veprimtaritë e komunitetit, duke filluar nga puna e tij në Komitetin Kombëtar “Shqipëria e Lirë”, në Organizatën Ndërkombëtare ACEN të Kombeve të Robëruara, etj., dhe pranë Federatës Panshqiptare Vatra.
Hulumtuesi i palodhur studjuesi Idriz Lamaj, ka në zotërim një dokumentacion shumë të pasur dhe të rëndësishëm. Koha dhe fati ka bërë që ai të njohë me detaje veprimtarinë e disa prej patriotëve më të dalluar të kombit shqiptar, luftëtarë të lirisë dhe demokracisë, të dëbuar nga Atdheu prej komunizmit, me të cilët ai ka pasur fatin, nderin dhe zotësinë të punojë me ta për shumë dekada…
Ish gazetari i Radios prestigjioze “Zërit të Amerikës” Lamaj ka mbledhur me përkujdes e dashuri atdhetare me mijra dokumena origjinale që janë me dobi të madhe njohëse dhe historike për t’u studjuar.
Z. Lamaj ka qenë gjithmonë i gatshëm t’i ofronte Arkivin e tij me dokumente aq të çmuara të fotokopjuar si Arkivit Qendror të Shtetit në Tiranë (Shqipëri) dhe për Arkivin Qendror të Shtetit në Prishtinë (Kosovë), duke lënë kopjen origjinale në New York.
Si një misionar në shërbim të historisë dhe së vërtetës Idriz Lamaj me një përkujdes patriotik dhe prej shkencëtari ka mbledhur e ruajtur gjatë shumë dekadave, një pasuri të madhe dokumentare me vlerë shkencore dhe kombëtare për trojet etnike shqiptare.
Një kujdes shembullor ka treguar z.Lamaj edhe për arkivin e Komitetit Kombëtar “Shqipëria e Lirë”, ku përfshihen letërkëmbime të personaliteteve të shquara të diasporës shqiptare në SHBA dhe shtete të ndryshme të botës. Këto letra, foto, dorëshkrime, etj., janë ruajtur prej shumë dekadash në zyrat e Komitetit Kombëtar “Shqipëria e Lirë” me qendër në New York nga i apasionuari studiuesi i palodhur skrupoloz Idriz Lamaj, i cili po ashtu ka punuar pranë Komitetit Kombëtar “Shqipëria e Lirë”.
Dokumentat e mbledhura dhe ruajtura nga studjuesi Shqiptaro-Amerikan Idriz Lamaj janë një thesar për historianët për të hedhur dritë në të vërtetat historike të mbuluara dhe të retushuara nga historiografia komuniste.
Autori e Vatrani Veteran Idriz Lamaj ka shprehur gatishmëri bashkëpunimi me Arkivat Qendore të Shqipërisë e Kosovës.
Në përbëren e Arkivit të dokumentave të mbledhura nga Idrizt Lamaj gjenden dokumenta që bëjnë fjalë për: “Masakrat malaziase në Plavë-Gusi-Rugovë”, raporte origjinale nga Komiteti i Kosovës 1919-1921; “A chronology of events in Albania 1944-1952” (Free Euro Press); correspondence: letrat e Prof. Ernest Koliqit, Athanas Gegaj, Tahir Zajmi, Ing. Xhaver Deva, Raif Maliqi, Dervish Bajram Currit, Prof. Rexhep Krasniqit, Prof. Martin Camaj, Prof. Zef Nekaj, Imam Vehbi Ismaili (autobiografi); deklarata e mbylljes së KShL; Prof. Rexhep Krasniqi: “Qendresa e Kosovës kurrë nuk asht trajtue në historinë e Shqipnisë” (dorëshkrim); Xhevat Kallajxhiu “Zëri i Amerikës”; Vasil Germenji 1960 (raport); KShL Zyra e Kryesisë për vitet 1960, 1970, 1971 etj.; Letra të ndryshme dërguar Departamentit të Shtetit Amerikan gjatë viteve: 1960, 1969, 1970, 1971 etj.; KShL “Dita e Flamurit”, 1977, 1975, 1978, 1980, 1983 etj.; KShL Zyra e Kryesisë–korrespondencë 1957-1967, 1964-1965, 1984-1985 etj.; korrespondenca të ndryshme në gjuhën angleze; letërkëmbimet e Dr. Mons Zef Oroshit me juristin Kapidanin e Mirditës Ndue Gjomarkaj; Kolë Mirakaj, Njazi Sulca, Welfgang Tucks, Prof. Rexhep Krasniqi, Miss Melanie M. Sever, Shemshedin Kryeziu, Lec Shllaku (editor), Jonuz Ndreu, Ragip Frashëri, Joe Wilkie, Shaban Gjura, Leo Cherna, Prof. Gjon Sinishta, Prof. Adem Hoda (editor i gazetës “Ndërgjegja”), Barbara Lopez, Dr. A Dema (Uriburu, Argentina 25.5.1984), Dori Male, Tahir Kolgjini, Skënder Zogu, Lt. Col. Eduardo Ressel (Rio de Janeiro, RJ Brasil); Mark Traboini, Mr. C. Barsh (The Hague The Netherlande), Dr. Sami Repishti, Emil Kastrati, Shaban Gjuro, Maria Lombardo, Rifat Kolgjini, Stephan Lipsiue; “Dosja e Trathtisë” (material tepër secret), Prof. Arshi Pipa, Isuf Uka Kelmeni, Prof. Rexhep Krasniqi (letrat e fundit, para se të ndërronte jetë…), 50-vjetori i Radios “Zëri i Amerikës”, Adem Hodo, Xhevat Kallajxhiu, letërkëmbimi i gazetarit Idriz Lamaj, me figurat e shquara të botës shqiptare në diasporë, Osnelda Deva, Mehdi Frashëri (raporti original i autopsisë), Memorandim për Këshillin e Komitetit Kombëtar “Shqipëria e Lirë”, Viktor Darragjati (Madrid, Spanjë), Këshilli i KShL për vitet 1958-1960, Organizatat Politike Shqiptare në Mërgim, etj., etj.