Kur po kujtohet 25 vjetori i intervenimit të NATO-së ndaj forcave ushtarake policore të Serbisë të kriminelit të luftës , Sllobodan Millosheviq, na erdhi një lajm i gëzueshem, së Kosova mori statusin e anëtarit të asociuar të Asamblesë Parlametare të NATO-s , dhe njoftimi së shpejti mund të bëhëmi anëtare e Këshillit të Evropës.Të përkujtojmë së fillimi i bombardimeve te caqeve kriminale serbe filluan më 24 mars 1999 dhe zgjatën deri më 10 qershor të po atij viti.Ndërsa më 5 tetor Millosheviqi ra përfundimisht nga pushteti në Serbi.Ra nga pushteti një garniturë kriminale e gjenocidiale e cila ju shkaktojë plagë të rënda myslimanëve në Bosnje dhe shqiptarëve të Kosovës.Terroristët serb shkatuan urbicid dhe etnocid, dhe për qudi nuk e morën ndëshkimin e merituar nga TPI-ja në Hagë.Nuk u dënuan të gjithë kriminelet e luftës ,dhe Serbia mbeti pa u dënua për gjenocid.Ishte ky gabim i madh i kësaj gjykate, e cila duke e mos dënuar Serbinë , në një formë apo tjetër i rehabilitojë vrastarët serbe . Edhe pse Millosheviqi u dënua nga Gjykata e Hagës, dhe pastaj edhe vdiq atje, nuk u larguan edhe pasardhësit e tij. Krejt pas luftën në pushtetin e Serbisë janë klika pushtetare e Millosheviqit.Serbinë e udhëhoqën , Koshtunica, Tadiq, Nikoliq dhe tash në pushtet e kemi Vuqiqin, ish ministrin e informimit në pushtetin e Millosheviqit.Mos të harrojmë kur jemi këtu rolin e madh të qetnikut Voisllav Sheshel, i cili u dënua nga Gjykata Hagës për masakratë në BH , dhe së i njejti pas vuajtjës së dënimit është njeriu kryesor i politikës aktuale në Serbi. Vuqiq , Sheshel, Daciq, Nikoliq e shumë eksponent të tjerë të Milosheviqit, asnjehërë nuk u etiketuan si përgjegjës për krimet kunder shqiptarëve .Ata kan mbetur vazhdimësi i politikës të viteve të 90-ta , edhe në këto 30 vite të fundit.Ata po kërkojnë coptimin e tokave të shqiptarëve me luftë siq janë mësuar ti coptojnë historikisht.Kur po shënohet kjo datë e madhe për shqiptarët , dhe një falenderim i madh për miqët tanë evropian dhe Amerikën mike, ende rajoni i Ballkanit mbetet vatër krize, të cilën po e shkaktojnë Vuqiqi dhe Putini, më motivacion fashist për bashkimin e të gjithë serbëve në një shtet.Krejt pas luftën pushtetet në Serbi, nuk pushuan në tentimin për destabilizimin e Kosovës, për të ndarë veriun e Mitrovicës nga jugu.Përdorën barrikada mbi lumin Iber , vranë dhe rrahen shqiptarë duke i pënguar të shkojnë në shtëpitë dhe pronat e tyre në veri.Madje morën guximin të provokojnë disa herë që më lufftë të përfitojnë veriun e vendit.Tentimi që më aktin terroristë në Banjskë të bëjnë faktike ndarjen ju shkojë huq , së ndërhynë shumë shpejt dhe në mënyre efikase djemtë e Policisë të Kosovës. Së nuk kan hequr dorë nga retorika luftënxitëse tregojë edhe takimi në Prokuplje të Vuqiqit, kryepopit Porfirije e Dodikut, të tre promotorëve të idesë për formimin e Serbisë të Madhe, të cilët përkujtuan siq thanë ata ushtarin parë të vrarë nga bombardimet e NATO-s.Evropa dhe Amerika duhet tju tregoje forcen edhe ketyre fashisteve siq ja tregoj vendin edhe Millosheviqit para 25 vitesh.