VOAL- Urrejtja, emocionalizmi dhe frustrimi nuk janë politika.
Për të kuptuar Evropën, duhet të jesh gjeni – ose francez.
Për mua, Amerika është realisht, me të vërtetë kombi i domosdoshëm.
Është Madeleine dhe më pas është ‘Madeleine Albright’. Dhe ndonjëherë mendoj se kush është ky person? Pasi të bëhesh ‘Madeleine Albright’ je vetëm Madeleine Albright.
Isha në Evropë dhe pikërisht në këtë fazë u dashurova me amerikanët me uniformë. Dhe vazhdoj ta kem atë lidhje dashurie.
E kalova jetën duke studiuar komunizmin dhe sistemet sovjetike.
Burokracia e OKB-së është rritur në përmasa elefanti. Tani që Lufta e Ftohtë mbaroi, ne po i kërkojmë atij elefantit të bëjë gjimnastikë.
Është një gjë të jesh fetar, por është tjetër gjë ta bësh fenë politikën tënde.
Unë i kam parë gjithmonë Shtetet e Bashkuara si një forcë të mirë. Dhe kam mësuar se ekziston pjesa idealiste për atë që mund të bëjmë në OKB dhe ka një pjesë të realizueshme. Dhe kam mësuar se çfarë është më e mundur.
Aftësia për të negociuar… është diçka që do të thotë që jo vetëm duhet të kuptosh plotësisht se çfarë beson dhe cilat janë interesat e tua kombëtare, por që të jesh një negociator vërtet i mirë, duhet të përpiqesh të kuptosh se çfarë ka në mend personi tjetër matanë tryezës.
Dialogu ynë strategjik me Kinën mund të mbrojë interesat amerikane dhe të mbështesë parimet tona, me kusht që të jemi të ndershëm për dallimet tona për të drejtat e njeriut dhe çështje të tjera dhe me kusht që të përdorim një përzierje stimujsh dhe sanksionesh të synuara për të ngushtuar këto dallime.
Më pëlqen që jam grua dhe nuk isha një nga këto gra që u ngrita në jetën profesionale duke mbajtur pantollona burrash ose duke u dukur mashkullore. Më pëlqente të vishja ngjyra të ndezura dhe të isha kjo që jam.
Unë mendoj se ne të gjithë e dimë se çfarë është e keqja. Ne kemi një ndjenjë të asaj që është e keqe, dhe sigurisht vrasja e njerëzve të pafajshëm është e keqe. Ne jemi më pak të sigurt për atë që është e mirë. Ka një lloj të mirë, mjaft të mirë, mund të jetë më mirë – por e mira absolute është pak më e vështirë për t’u përcaktuar.
Pavarësisht se sa shumë mund të dëshirojmë, ne nuk do të jemi në gjendje ta transformojmë sjelljen e Kinës brenda natës.
Unë mendoj se nuk ka kurrë një udhëheqës të pazëvendësueshëm, qartë? Mendoj se ka një kohë me dinjitet që ai duhet të largohet./Elida Buçpapaj