—–
Shtepine time ne Rrugen e Fortuzit, nga ana e pasme, e ndante vetem avllia me shtepine e madhe te familjes tiranase e Islam Koçit. Njerez punetore, te gjalle, te zhurmshem, te hareshem e aq te bukur!
Njera nga gocat e shtepise, Leta, ishte rrobaqepese shume e mire. Rrobat, qe u qepte ajo, atyre trupave te gjate e te drejte, u rrinin mrekullisht! Dalloheshin qe te Universiteti, kur dilnin ne xhiron e darkes.
Shtepia e tyre ishte nje kateshe, me shume dhoma dhe kishin nje oborr te stermadh, plot me peme frutore e trendafila. Mu ne mes ishte nje arre gjigande. Nga te gjitha ballkonet e shoqeve, qe banonin ne pallate, gjeja menjehere shtepine time, nga ajo arre.
Cdo mbasdite, aty mblidheshin kusherinj, miq e sidomos femije. Degjoheshin vetem te qeshura, kenge, e radioja ne kupe te qiellit, me zerin e Fitnete Rexhes, Hafza Zyberit e te Naile Hoxhes. Nusja dhe gocat, gjithe kohen, qerasnin shurup trendafili. Shishet me uje, petale e limontoz, ishin te rradhitura neper dritare.
Ne darke, ishte turni tjeter. Ata ishin nga te paktet , qe kishin televizor ne ate kohe. E nxirrnin ne hajatin me shtylla druri, mbi nje tavoline te vogel e njerezit te ulur ca neper karrige, ca neper stola e ca neper jasteke e shilte. Gjithe lagjen e mbushte me zhurma e gezim ajo shtepi..
Nje mengjes ra bomba! Lagjja u mbush me police e “kaleca” kostumgrinj! U tmerruam. Heshtjeeee! Ne te gjithe, mbrapa perdeve, duke u zgjatur per te marre vesh. Babi hyri i zverdhur brenda. “Arrestuan Yllin”- tha. Ylli ishte piktor dhe babi im e kishte mik. Kishte nje djale nja 7-8 vjeç. Gjithe lagjes i ra hija e keqe. Hynin e dilnin ne heshtje.
Nga dreka, degjohen sirenat e zjarrfikeses dhe ambulances. Serish lagja ne kembe! S’po merrnim vesh c’kishte ndodhur. Ca afroheshin, ca nga frika, vetem prisnin lajmet tek portat e tyre. Mbas pak shpertheu lajmi: xhaja i Yllit, i kishte vene flaken vetes. Lajm i tmerrshem! “Po nuk duroi dot mi i shkreti!”- tha dikush. Tjetri ia beri me sy e me shenje “mos fol”. Te nesermen morem vesh c’kishte ndodhur tamam. Xhaja, ne klub me shokun e vet, i kishte thene “C’u knoqem tu pa italionin. Ka vu Ylli i anten t’modhe ke arra. Atje bohet jet, o vlla!. Na perktheu Ylli i film, u knoqem”. Shoku, drejt e ne dege. Shtoi dhe nga vetja, sigurisht…
Kur u zgjua xhaja, mori vesh c’kishte ndodhur me nipin dhe iu kujtua biseda, qe kishte bere me shokun. Pas pak i troket dera. Nje punonjes i deges se brendeshme, i kerkon te paraqitet e te deshmoje. Atehere ai, merr shishen e benzines, u lye dhe u dogj persegjalli. Ishin degjuar vetem ” t’mura m’qaf”, ” t’mura m’qaf, o cun!”
Gjithe zilia, refuzimet e gocave te bukura, qe u kishin bere kalecave kembeshtrember e xhuxha, poshtersia e ligesia, pangopesia e inferioriteti, u derdh e pameshirshme mbi ta. Pa mbaruar gjyqi i Yllit, erdhi nje makine e i permblodhi te gjithe brenda. Pak orendi moren, te tjerat hyne e kush merrte nje gje, e kush nje tjeter. Gjyshja ime, ishte bere meit. I kishte te njohura skenat. “Korbit ata, c’i gjeti!”, ” Te zeste ata c’i gjeti!” dhe perplaste duart mbi gjunje.
Mbas nje jave fiks, erdhen shemben shtepine. Mbaj mend qe me dilnin lotet vuu e me binin mbi fustan. Te nesermen filluan themelet e pallatit. Ia vune syrin katundaret e pushtetit asaj toke, asaj bukurie ne mes te Tiranes dhe e cuan deri ne fund!
U gezova vetem kur prene e sharruan arren. Me dukej sikur ajo e kishte fajin qe kishte mbajtur antenen.
Ylli u denua per ” agjitacion e propagande”. Kur u kthyen nga burgu e internimi, pas 90-es, te gjithe te plakur, te shkaterruar e pa shtepi…
————————–
Voal.ch u përpoq të gjente një gjurmë të Familjes së Islam Koçit, kësaj Familje të nderuar për travajet e së cilës në diktaturë shkruan Alda Butka Aliçka. Shtëpinë ua shembën, djalin e shtëpisë e burgosën dhe gjithë familjen kush e di se ku e degdisën. Pra ua shkatërruan jetën! Ku është drejtësia?! Familjen e Islam Koçit me rrënjë e farë e çrrënjosën, ua rrënuan pronën e krijuar me mund e djersë dhe askush nuk di më për ta. Kjo kujtesë e sjellë me dhimbje është individuale jashtë çdo vemendje të një shteti monstruoz ku diktatura e postdiktatura ka 80 vite që vetëm çrrënjos përfshi edhe kujtesën. Fotoja që kemi sjellë është një vilë e njohur për të gjithë ne që për një kohë të gjatë u shpërdor si selia e partisë social demokrate e Skënder Gjinushit. Adresa rruga Fortuzi Nr.1 në respekt të rrugës dhe banorëve të saj.