Askush nuk imagjinonte se Rama do arrinte një aleancë institucionale e propagandistik-politike me Melonin.
Ajo e qasur anti soriste, anti komuniste e anti stabilishment sot është aleatja më e mirë e Ramês simbol i kundërt i ideologjisë së saj.
E më tej. Rama është sot i mik Forza Italia që luan me dy porta vetëm për votat e shqiptarëve të Italisë në zgjedhjet Europiane, dhe i PD së majtë italiane dhe pse ka hatërmbejtje, por që historiku i bashkëpunimit prej 3 dekadash e kalon në plan të dytë.
Mjaftoi një weekend vere e Rama Meloni përtej miqësisë e aleancës, nënshkruan Pakte e marrëveshje me harac Shqipërinë.
E mjaftoi po një weekend pushimesh vere që Rama të nis miqësinë me familjen Trump.
Ndërsa sheh se fitorja e Trump është mëse e pritshme ku ka më mirë sesa sistemi ramist të konkretizoi miqësinë me këtë projekt që e lidh përjetë me republikanët amerikanë.
C’po ndodh êshtë një alarm kombëtar e përtej.
Shqipëria, territori i saj, pasuritë kombëtare përdoren si shkëmbim aleancash ndêrkombëtare Ramiste përtej cdo parashikimi e idologjie politike.
Me Melonin justifikimin në të dy krahët, tek e djathta italiane dhe e majta e Ramës. e kishin të lehtë; janë lider të dy qeverive, normale që bashkëpunojnë.
Por nuk është kêshtu, interesi me një drejtim e personal nuk ka si të jetë normalitet.
E me Trump që ende nuk është në pushtet cili është ky normalitet?
Shqipëria e shqiptarët që prej 2013 qeverisen nën Patronazhimin politik socialist e me cfarë po ndodh sot ngjan sikur po shtyhen drejt një patronazhimi aleancash ndêrkombëtare Ramiste.
Për të evituar që si një ëndërr në një natë vere të shohim Trump e Rama duke u puthur, e vetmja rrugë për këtë anti sistem por dhe pêr konservatorët e tê gjitha ngjyrave është vota.
E opozita shqiptare duhet të këtë gati planin A e planin B për strategjinë politike kundër këtij sistemi ramist tashmë përtej kufijve.