Racistët , fashistët janë njerëz të dobët, të pashkolluar, primitiv të cilët jo vetëm që i helmojnë shoqëritë e tyre, por helmojnë shumë më gjerë.Ky reflektim zullumqar racist ndaj popujve të tjerë është instaluar më së shumti në Serbi.Janë instaluar në majat e pushteteve përmes institucioneve fetare.Racizmit në Serbi po i prinë Kisha Ortodokse Serbe.Elita kishtare ne krye më Porfirije, e kan marrë bajrakun e nacionalizmit serbomadh për ti kthyer vitet e 90-ta të luftës .Për ti treguar muskujt klerikët serb zgjodhen Cetinjën në Mal të Zi ,për promovim në krye të Kishës Serbe në Mal të Zi të Joanikia, ndërsa kishen e Leposaviqit grupi terrorist i Radojqiqit më kisha të tjera i zgjodhën si depo të armatimit.Nga kisha në Banjskë edhe u tentua që më luftë të shkëputet veriu i Kosovës.Kështu kishte vepru Kisha Ortodokse Serbe më Millosheviqin në krye për shkatërrimin më luftë të ish-Jugosllavisë.Atëherë në krye të këtij institucioni fetar ishte racisti Pavle.Politikat kishtare për realizimin e idesë të “botës serbe”, po vazhdohen edhe sot më protagonistet e vjetër të politikës në krye të Serbisë. Edhe të gjithë fuqimshmit në pushtet Aleksander Vuqiq, Kisha po i sherbën për homogjenizim të serbëve në Kroaci, Mal të Zi, BH dhe Kosovë.Kjo politikë religjioze më vite të tëra është përcjellë më propagandë të fuqishme për të shkatërruar popujtë tjerë në Jugosllavi, në emër të gjoja rrezikimit të qënjës serbe.Ata po promovojnë ide të rrezikshme raciste më së shumti ndaj shqiptarëve në rajon. Ekziton plani i kahmotshem në tentim për rizgjerim të territoreve , për dalje të serbëve në Detin Adriatik në Mal të Zi, si dhe daljën në Portin e Durrësit të territorëve shqiptare.Para prakisht po tentojnë që më luftë të rrënojnë shtetësinë e Kosovës.Ka disa vite që në Serbi, në Mal të Zi po shkruhen grafite dhe po këndohen këng në ngjarje sportive” Kur do të kthehet ushtria serbe në Kosovë”.Vuqiqi është duke e shtyer rajonin në një luftë të rrezikshme në emer të kishës dhe dhe nacionalizmit serbomadh.E gjithë kjo ofenzivë politike dhe ushtarake e Serbisë dhe të Rusisë në rajon , sikur ngapak po heshtet nga BE dhe Amerika.Apo ndoshta edhe ka mundësi,që të lejohet ndryshim kufijsh në Ballkan, që më shumë duket të jetë manipulim.Kohës i mbetet të tregon së cila është e vërteta.Hapja e fronitit të ri të luftës në rajonin e Ballkanit më probleme etnike,siq po tentojnë Rusia dhe Serbia , megjithate do të vëhej në rrezik të madh ruajtja e paqës dhe stabilitetin në Evropë.