Te dashur motra dhe vllezer Vatranë.
Kemi ardhur sot tek ky vend ku pushon trupi i të ndjerit, Imzot Fan Nolit, themelues i Kishës Autoqefale, Te pavarur Orthodokse Shqiptare.
Kemi ardhur nga Nju Jorku një grup vatranësh dhe bashkëatdhetarësh për të nderuar dhe kujtuar jetën dhe veprën e të madhit Peshkop, enciklopedistit shqiptar, bashkëthemeluesit të VATRËS në këtë 59-vjetor të ndarjes së tij nga jeta tokësore.
Si shumë herë të tjera që kemi udhëtuar për të njëjtën arsye, edhe sivjet, jemi mbledhur për të falënderuar për kontributin e madh dhe të pakrahasueshëm në dobi të çështjes kombëtare.
Këtu pranë ndodhet edhe varri i të ndjerit At Artur Liolin, jam i sigurt se nëse do të ishte Ai, do të na bashkohej edhe ai me ne këtu. Kështu qe po citoj edhe dicka qe Ai e ka thënë në 30 vjetorin e vdekjes së Nolit, më 13 Mars 1995 ku ishim prezent shumë Vatranë, në krye me Kryetarin Ing. Agim Karagjozin.
“Pranvera ishte stina e tij: Kur mimoza duke çelur lufton flokëboren. Në një Mars të kaluar nisi misionin. Në Mars u dorëzua Prift. Në Mars hodhi themelet e kishës së Bostonit dhe pas një jete plot veprimtari në muajin Mars dha shpirt. E tani, 30 vjet pas vdekjes së Tij, lufta e puna e Tij, zgjuarësia dhe besimi i Tij, vepra dhe jeta e Tij mbeten të paharruara e të pavdekshme: Mësim për brezat e ardhshëm.”
Emri i Imzot Nolit është gur-themeli në Kështjellën e Shqiptarizmit në Amerikë; Noli është edhe tek Kisha, edhe tek Dielli, edhe tek vetë VATRA.
I dashur Imzot Noli, Unë, betohem që si Vatran, këtu tek varri yt që rrugën tënde do të ndjek dhe nuk do ta braktis kurrë marrëdhënien me Kishën e Shen Gjergjit, atë Kishë që ti e krijove.
I përjetshëm qofte kujtimi i jetës dhe veprës së Fan Nolit. I dashur Imzot, faleminderit për çka i ke dhënë kombit. Zoti të bekoftë! Shpirti yt pushoftë në Paqe!
Agim Rexhaj Boston, 13 Mars 2024