Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë (CAA)*, në faqet e Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH) sipas kërkimit përmendet diku nga muaji Shkurt i vitit 2020 dhe larg përditshmërisë së lajmit me politikën dhe propagandën që i duhet shtetit shqiptar për aleatët e fuqishëm, ajo ngjarje duket si një kohë e largët. Eshtë një kohë e largët sepse ishte President Z. Ilir Meta. Ai zhvilloi një takim atëherë në Uashington pak para misionit që ky Këshill ndërmorri në drejtim të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Misioni u përsërit vjet në datat 7-14 Maj në prag të zgjedhjeve dhe prania e tyre u bë lajm përmes deklaratave dhe statuseve në mediat sociale prej Z. Kreshnik Çollaku dhe Zj. Merita Bakiu (deputetë të PD), të cilët mbetën në heshtjen një vjetore mbi e zhvillimet vendore dhe rajonale. Ndërsa tani pas 48 orëve të fundit prej së Dielës 10 Marsit, 2024 kur Raporti i Misionit të Ballkanit i Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë u bë i njohur në publik, heshtja ra dhe ATSH-ja fatkeqsisht nuk ka as edhe një rrjesht të shkruar mbi dorëzimin e Raportit e Misionit të Ballkanit. Kjo sepse në të jepet qartë situata e zhvillimit politik shqiptar. Heshtja përsëri vazhdon të shtyhet sepse ky raport nuk vjen në një kohë të përshtatshme për pushtetin. Madje nuk e ndihmon dot fare sot as propagandën e Rilindjes Socialiste dhe as kreun e saj, i cili nuk preket ato këshilla të diplomacisë të cilat “nuk kanë forcën” e veprimit të administratës. Kur e lexon raportin thellohesh se edhe atëherë kryeministri shqiptar pati një sjellje që nuk kaloi pa u vënë re në sjelljen diplomatike. Shënimi përkatës tregohet në raport mes të tjerash se:-” Kryeministri Edi Rama dhe anëtarët e kabinetit të tij nuk dhanë njoftime. Është e vështirë të përcaktohet nëse kjo ishte për mungesë kohe apo për të anashkaluar dhe zhvlerësuar çdo gjë kritike që mund të dilte nga misioni ynë, por kryeministri Rama mbeti temë e vazhdueshme e bisedës në pothuajse të gjitha takimet tona”. A ishin ethet zgjedhore përcaktuese apo fryrja e përgatitjeve për tapetin e kuq para kryeministrisë për disa spektakle dhe samitet e ardhëshme të 2023-shit, kjo shije diplomatike mund të lexohet dhe shijohet më mirë sot gati pas një viti.
Pikërisht për ta thelluar më mirë vëzhgimin mbi propagandën politike në media, do të marrim një aspekt dhe atë vlen që ta shikojmë me qendrimin e ATSH për mënyrën se si lajmi zyrtar rreth këtij raporti “shitet” me heshtje në opinionin publik dhe prej ku ky opinion ushqehet nga analizat mediatike me pro dhe kundër qeverisjes në mënyrë që kjo temë sa është e nxehtë mundësisht të bëhet e lodhshme, të shterrohet për nga rëndësia duke fshehur thelbin.
Për ATSH-në, mos përmendja e raportit u kalua me një titull lajmi “tërheqës” i pa parë gjatë këtyre 5-6 muajve të fundit. Java e re u nis me të Hënën dhe lajmin kur i Ngarkuari me Punë i Ambasadës së SHBA-së, David Wisner mbërriti në Kuvend; “Nikolla pret diplomatin amerikan: Përpjekje për rikthimin e Kuvendit në normalitet”. Hapi i parë bëhet përmes zhurmës së lajmit; pra aty të lihet të kuptohet që mesazhi mbi Raportin e Misionit të Ballkanit të Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë duhet të futet në filtrat e përfitimit politik të Rilindjes Socialiste me termat partneritet strategjik, thellim reformash, luftë kundër korrupsionit, avancim reforme në drejtësi, konsolidim i institucioneve demokratike, etj. terma që i përshtaten përgatitjes elektorale të saj për zgjedhjet e ardhëshme. Ndërsa për të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës së SHBA-së, David Wisner lajmi u paraqit i tillë:”Wisner vuri në dukje se SHBA dhe partnerët e Shqipërisë do të vijojnë të mbështesin Shqipërinë në konsolidimin e demokracisë, fuqizimin e shtetit të së drejtës, luftën kundër korrupsionit dhe integrimin euro-atlantik si edhe vlerësojnë angazhimin e institucioneve shqiptare në përparimin e vendit. Parlamenti është shumë i rëndësishëm për Shqipërinë dhe
Lidhur me takimin, ambasada e SHBA në Tiranë u shpreh se i ngarkuari me Punë David Wisner u takua sot me kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla për të nënvizuar angazhimin e Shteteve të Bashkuara për forcimin e institucioneve demokratike të Shqipërisë, si dhe për shtetin e së drejtës dhe përpjekjet e saj kundër korrupsionit, ndërsa ajo përparon në integrimin e saj euroatlantik.
“Një Parlament plotësisht funksional, ku përfaqësuesit e zgjedhur punojnë në mënyrë konstruktive në emër të popullit, është vendimtar për të përmbushur të gjitha këto objektiva”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane në Tiranë në rrjetet sociale.
Dhe siç vihet re nga ky pasazh lajmi, fjalia mbetet e ndërprerë, e palidhur me kuptimin që mund të jetë përcjellur dhe vazhdon të mbetet e pakorrigjuar në faqen e ATSH-s. Kjo pasaktësi (gabim, nxitim etj. i pandrequr dhe i pa kërkuar ndjesë), përbën më vehte një lajm të ri. Sepse thelbi i aksionit të së Hënës dhe i së Martës në Kuvend kishin ngutjen, ishte koha e shitjes së propagandës dhe censurës bashkë të cilat janë kapitale me interesa të larta të mazhorancës. Politika e përdor kështu ATSH-në, me altoparlant dhe me gërshërë njëherësh. Nuk humbin veç shenjat e pikësimit, por aty mjegullohet mendimi, bie rëndësia e përgjegjësive dhe e Marta në Kuvend shfaqet me skenën e “shumë pritur” ku pozita luan keq as sa i bën palët të duken thuajse të përqafuara dhe ato i kishin munguar kaq shumë njëra- tjetrës. Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Kuvendin Zj. Elisa Spiropali plot buzëqeshje e sundoi median me gjetjen origjinale se “opozita u fut në shina”! Në një kohë kur prej disa muajsh ribashkimi të opozitës në jetën parlamentare, Kuvendi nuk ka as trase dhe as stacione për pluralizmin sepse ekspresi i Rilindjes Socialiste me kartonat ngritur dhe me shpejtësi rekord miratuar sa herë që do ligje në dobi të vet dhe të sipërmarrësve starategjik duke varfëruar popullsinë dhe tokën shqiptare.
Opozita që vazhdon të synojë respektimin për vend ndodhjen dhe rolin në Kuvendin e Shqipërisë duke i thirrur tashmë përgjegjësive të saj mban një listë me dhjetra çshtje të parashtruara deri në zgjedhje. Dialogu është njëra prej tyre si pjesë përbërëse e njohjes reale të saj në Kuvend. Lirimi i Kryetarit të Partisë Demokratike Dr. Sali Berishës për një proces gjyqësor të pandikuar politikisht dhe të mbështetur me prova si tregues i pavarësisë së pushteteve. Ndëshkimi i krimit dhe korrupsionit si një konsekuencë e shembullit funksionimit të drejtësisë për t’i kthyer besimin qytetarëve dhe e fundit që a do ta “sjell qetësinë”(?) është llogari-dhënia dhe transparenca e pushtetit përpara të zgjedhurve nga vota e popullit përmes mos lëshimit të të gjitha komisioneve hetimore parlamentare. Midis këtyre ndër kryesorët është bashkëkryesia e opozitës për Komisionin e Reformës Zgjedhore i cili energjikisht duhet të punojë për ndërtimin e një strukture model që respekton integritetin e zgjedhësve, votën e lirë dhe zbaton kushtetueshmërinë për pjesëmarrjen në zgjedhjet e lira të bashkëatdhetarëve shqiptarë të diasporës. Ky është premtimi për shqiptarët. Ata zgjedhin me vullnetin e tyre dhe së pari për të mirën e familjeve të tyre, Atdheut të tyre, Shqipërisë.
Nga kjo ecuri e lajmeve, qetësia e shtetit autoritar së fundi është prishur. U desh një 20 Shkurt dhe Raporti i Misionit të Ballkanit i Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë si dallgë pas njëri-tjetrit që të ndodhte shkundja e pushtetit. Shqiptarët kanë nevojë të ndërgjegjësohen për vendin dhe rolin e tyre në demokraci duke e provuar atë me nevojat e jetës së përditshme. Mes kësaj situate të vështirë atyre ju duhet informacion, dije dhe vërtetësia e fakteve për të sjellë ndryshimin. Rëndësia i një lajmi mbetet po kaq e dobishëm dhe i fuqishëm sepse me të mposhtet manipulimi dhe propaganda e politikës. Këtë informacion media shqiptare (me pak përjashtime), shtrëngohet ta shprehë dhe po ngurron më shumë se kurrë. Fatkeqësisht për forcë zakoni, të Martën e 12 Marsit në Kuvendin e Shqipërisë, ushqimi informativ prej lajmeve nga Kuvendi u zbraz me idenë e humbësave dhe fituesave brenda politikës. U bë menjëherë edhe pak aritmetikë ku nga tetë komisione hetimore u diskutuan dy. U dhanë dy, por Kryeministri goditi me politikë çështjet me rëndësi për gjykatat pa e lënë drejtësinë në qetësinë dhe pavarësinë e saj. Pra për interesat e humbësave dhe fituesave të politikës që janë gjithnjë të aftë të trazojnë kur interesat ju preken, media bëhet pjesë pa ruajtur rolin e pavarësisë së saj. Ky turbullim ditë pas dite përmes medias bëhet jo profesional, i angazhon qytetarët me përgjegjësitë e kurreshtjes së keq qeverisjes dhe i zbeh shoqërisë atë që është më thelbësorja, rritjen e një standarti jetese dhe shërbimesh të cilat i kanë në dorën e tyre dhe i zgjidhin zgjedhjeve të ndershme dhe votës së lirë.
* Për lexim të pavarur linku i Raporti i Misionit të Ballkanit i Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë https://americanambassadors.org/publications/mission-reports/balkans-mission-report
12 Mars, 2024
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)