VIP nuk eshte Liami i Big B por Klement Balili të cilin e mori vetë Kryepolici i Shtetit kuptohet si zotni, pa pranga bile edhe me makinën e tij!
***
Shtet Hajgare!
Luftë bandash; banda e Taulantit me bandën e Topit!
Rasti i Liam Osmanit është pak a shumë si rasti i Florian Haçkajt!
Haçkaj dorëzoi shtetësinë në vitin 2012, pajiset me kartë identiteti dhe pasaportë shqiptare në vitin 2016 duke mos patur shtetësi shqiptare sepse sipas të gjitha gjasave shteti hajgare kishte harruar të ja fshinte emrin nga sistemi.
Do të duhej një padi në Gjykatë Kushtetuese nga Haçkaj në emër të një organizate të diasporës që ai drejton në vitin 2022 që ta kuptonin që zotëria nuk na qenka as shtetas shqiptar!
Atëherë duke kuptuar gafën shtetërore nxituan të ja fshijnë emrin nga sistemi veprim të cilin Haçkaj paturpësisht e quajti persekutim nga “regjimi Rama”!
Këtë narrative rrenacake e hengri edhe media duke e marrë këtë pretendim të Haçkajt si të mirëqenë dhe duke u bere tellallë të tij!
Vepra penale e Haçkajt është përdorimi i dokumentave të shtetit shqiptar në mënyrë të paligjshme deri në votim të paligjshëm në zgjedhjet e vitit 2021!
Shteti Hajgare edhe pasi të gjitha këto shkelje dolën në dritë të diellit jo vetëm që nuk e ka ndaluar apo pyetur Haçkajn por përkundrazi ka vazhduar promovimin e tij në mediat e kazanit soro-rilindas duke na e paraqitur si shpëtimtari i votës së diasporës ku rregullisht pozon dhe takohet me kryekomisionerin Celibashi dhe merr pjese si OJQ në tryeza politike duke kompromentuar edhe parti politike të opozitës!
Liami paska dorëzuar shtetësinë shqiptare nē vitin 2019, dhe dënuar në vitin 2022 në mungesë për një mashtrim siç e quajnë këta rreth 6 mijë eurosh me nje agjenci private.
Në përendim për çeshtje të tilla nuk përfshihet as policia e shtetit e as gjykatat kryesore po janë gjykata administrative lokale për vetë natyrën e çeshtjeve qè i gjykojnë.
Por ndryshe nga Haçkaj Liami as nuk e paska ditur që është dënuar por gjithësesi ka shumë gjasa që edhe këtij të mos i jetë fshirë emri nga gjendja civile dhe e-Albania!
Po ashtu ky ndryshe nga Haçkaj që ka kryer vepra penale me paramendim dhe nuk preket (kuptohet sepse i shërben rregjimit e kjo është ashiqare) Liamin e paskan arrestuar sikur të ishte Pablo Eskobari!