FJALËT MA T’BUKURA JANË THANË
Fjalët ma t’bukura janë thanë,
poezit ma t’bukura janë shkrue
libra t’tanë t’magjishëm janë përpi në çdo fletë.
Pak ka mèt e dashtun
shumë pak,
për me mujt me t’thanë çka due
se
edhe me t’thanë
“T’Due”, ndër shekuj asht thanë e
krejt pak po m’doket.
Kam me shpik nji fjalë t’re,
nji poezi t’pashkrueme
Nji libër me fletë t’padukshme
Nji “T’Due” që kurrkush s’e ka thanë.
Po nji tash po ta them:
“T’Due”.
Qe pra,
askushi s’e ka thanë e shkrue si unë, për Ty…(lm)
E NXIERR GJOKSIT TYMIN E CIGARES
E nxierr gjoksit tymin e cigares
oxhak i një shtepie që s’qe.
Zemra merr turr të ndjekë konturet
e tua në mijra forma që
ajrit në çast mehen e une,
mbes me gojen hapur,
mushkrit e boshatisura
me gjoksin thërmi.
Por, ajrit një fjoll
kryeneçe mbetet
e krahu yt që me eren ndeshet
s’don, e s’don kurrsesi
të tretet.
Perball, fill Ariane më rri
në çdo fikje cigareje
në çdo mbushje të gjoksit
për një rindezje
për një oxhak,
për një fillim të ri…(lm)
POST SHËN VALENTIN
Post Shën Valentin
Mbi të bardhën lëkurë
mbështeten lehtas gjethet e rëna.
Drithmë!
Puhizë e lehtë ere përkëdhel
gjoksin,
që si kaktus
ngre gjembaçē rozë.
Flokët përzihen barit të njomë
tashmë e
afshi formon brymë supeve,
ndërsa me thonj shkulim lulet
tokës që zhur.
Dihatje!
Petale bien krahësh, duarsh,
kërthiza me ëndje thith lagështinë e tokës, që nën të mbarset.
Mes lastarëve të butë hapet
e diçka shkëlqen sikur dielli.
Musht i bardhë rrjedh,
trungut,
gurgullomë e zhurmshme përhapet jehonë tokës
Dehje!
Një farfurim krahë fluturash,
flladit e na përkëdhel
zhbërjen e trupave…(lm)
“A E BESON ME TË THAN’ SE JAM VETËM”?
“A e beson me të than’ se jam vetëm”?
Vetëm si ti un’ jam
Dy gjysma të brejtuna ditës
Dy lvozhga t’shprazuna
N’ket ag,
Dy, që kërkojn’ veç jetën
Dy, që kërkojn’ Nji të tán’… (lm)
MË MORI MALLI PËR TY
Më mori malli për ty
Kam menduar se
duke të pasur me vete në çdo sekondë, nuk do të më ndodhte, por ja,
mes sekondash
më krijohet një boshllëk.
Zgjat sa hurba e kafesë që qiellzën prek,
ndërsa përballë,
një karrige bosh, më sheh e hutuar…(lm)
ISHA NË NJË KONCERT
Isha në një koncert
zemër.
Një pianist i mrekullueshëm
luante
e mu kujtove ti.
Ç’muzike e dashur,
çfarë
mrekullie
loçkë,
ç’mrekulli
e bukur gati sa ti…(lm)
N’ANDËRR PËR TEK TI
N’andërr për tek ti
Mbylla sytë e dath jam nis te ti.
Ma mirë se kushdo i di tana rrugët që aty më sjellin,
nuk më duhet gja tjetër,
as busull e as itinerar i shkruem.
Nën kamb m’shket kalldrami i argjend i kësaj nate e,
do copa llampash që rrugën baltojnë me gjakun tim t’gishtave.
M’bahet se jam tue fluturue maj tyne
e di, tana drita i ke fik e, ku s’ke mujt i ke gjujt me gur,
për çdo njenën prej dhimtave t’shkaktume,
për çdo yll që kena shue me mendjemadh’sin’ tonë
për çdo drit’ që ma shumë seç duhej kish ndri.
Ani, me duert përpara, si fmij i jam kap ajrit t’pastër t’kësaj nate.
Po du se s’ban me ardh te ti
asht nji drit që m’sillet mendjes, qerpikët godet
e po don me i hapë
si alarmi i fundit i nji ambulance.
Duhet me vrapue. Në çdo fund rruge të shoh t’lakuriqt
me vështrim t’ashpën, t’lodhun.
Duhet, duhet… me vrapue
për me ardh te ti.
Asht nji urë njatje tek lumi që na ndan
nan gurra aty, futa nji letër.
Në mos mjaftoftë ajri që çdo skutë e njeh,
në mos mjaftoftë, memoria ime e rrugve që bashk kena ba,
(Zot sa kohë asht ba që s’i bajm.. a thu janë mblu barit,
a thu i kan dal gurët!?)
e në mos mjaftoftë as kjo drit’ e mekun brenda meje me gjet shtegun,
atëherë
me u kthye e, me të pritë kam te ajo urë.
E për ty kam me e lexue letrën teme.
masandej kam me e djegë, njisoj si digjet malli.
Të bahet hi e mandej, yll për mbi ty
e unë prap’, prap’, symbyllun si në kto andrra do jem, aty…(lm)
SI PËR DITËLINDJE
Si për ditëlindje
Du ni tapet ylberit për na të dy.
Me mujt me fluturue ndër qiej qi kërkush si ka cek hala e
mramjes,
Hanë të tana galaksive me t’ba .
At’ ma t’ndritshmen.
At’që, faqen ma t’bukur
pikerish asaj ane ka
e qi kurrnji s’ka mujt,
veç meje me e pa…(lm)