Ish-kryetari i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako ka lënë ambientet e qelisë pas ndryshimit të masës në arrest shtëpie.
Kujtojmë se Dako Dako u arrestua më 6 qershor me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, nën akuzën e se ka shpërdoruar detyrën në dy raste. E para në lidhje me dhënien e lejes për ndërtimin e një pallati në Durrës në kundërshtim me ligjin dhe e dyta në lidhje me tenderin për bërjen e një projekti për zhvillimin e vijës bregdetare që iu rrit vlera 10-fish.
Ditën e sotme GJKKO ka marrë vendimin për lirimin nga burgu të ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.
Në vendimin e GJKKO thuhët specifikisht se, “shuhet masa e sigurimit për shkak të tjekalimit të afatëve të paraburgimit”.
Avokati Genc Gjokutaj është shprehur në TASK FORCE, me Sonila Meço, se:
“Termi “shuhet masa”, nënkupton lirimin e Dakos dhe jo zëvendësimin me një masë tjetër më të butë për shkaqe të ndryshme siç mund të jenë arsyet shëndetësore ose arsye familjare që të zëvendësohet me një masë më të butë që të plotesohen ato kriteret. Pra, kjo është shuarje e masës dhe pas kësaj nuk mund të vendoset një masë tjetër sepse ligjvënësi ka vendos afate rreptësisht të përcaktuara brenda së cilës organi i procedurës, në rastin konkret SPAK-u, duhet të kishte përfunduar hetimin e çështjes”- ka thënë Gjokutaj.
Sipas interpretimit që avokati i njohur i ka bërë vendimit të sotëm për Dakon, nxjerr në pah dirigjimin politik të drejtësisë nga Edi Rama.
Vëtë Rama ka pohuar disa herë publikisht së Vangjushi është miku i tij.
Ndikimi i Ramës në drejtësi bëri që Dako t’i shpëtojë gjykimit të drejtësisë për dosjet e famshme të vjedhjes së votave dhe lidhjes së tij me bandat kriminale të Durrësit.
Përgjimet e dosjes 339 provonin qartë krimin elektoral të Vangjush Dakos, por Edi Rama e mbrojti me metoda mafioze, duke mbajtur të kyçur në sirtarët e Prokurorisë dosjen e pushtetit të tij ilegjitim.
U duk një moment sikur Rama e lëshoi edhe Vangjush Dakon, por vendimi i sotëm për lirimin e tij nga burgu pas tejkalimit të afateve të paraburgimit, për shkak të zvarritjes së qëllimshme të hetimit nga SPAK, të çon në konkluzionin se Edi Rama ka urdhëruar SPAK-un t’i lëshojë shokun nga burgu për ta përdorur për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Vendimi i GJKKO shkon plotësisht përshtat deklaratës së Ramës për Dakon, i cili është shprehur se, “Dako është dhe do jetë miku im”, pra, drejtësia është e vetëdijshme se Dako është ende mik i kryeministrit dhe ndaj ka vendosur shuarjen e masës ndaj tij. Shto këtu edhe faktin që Dako është shpalluar non grata, tregon edhe se sa amerikane është drejtësia në Shqipëri dhe se kush e kontrollon realisht atë.
Ja çfarë thoshte Rama fjalë për fjalë për Dakon menjëherë pas shpalljes së tij non grata nga SHBA.
“Vangjush Dako ka qenë, është dhe do të jetë miku im. Nuk mi përcakton DASH se kam dhe kë nuk kam mik. Miqtë mi përcakton morali dhe bindja ime. Edhe në burg të shkojë nesër Vangjush Dako është miku im, por me Dakon kurrë nuk kam bërë kurrë dhe as kemi bashkëpunuar në asnjë shkelje të ligjit të Shqipërisë.
Stepet drejtësia nga kjo që thashë unë? Kush jeni ju që ju jepni moral të tjerëve. Ju nuk keni asnjë shans të më bëni moral mua. Mua në xhepin tim nuk më gjen asnjë asnjë qindarkë që nuk më takon nga puna ime. Nëse është miku im, dhe bën shkelje dhe të shkojë në burg. Nëse ndaj tij do të ketë akuzë, do të largohet nga PS” – thoshte Rama në atë kohë për mikun e tij.