Te shtunen,me 17 shkurt te ketij viti, familja Dollani shtroi nje dreke perkujtimore dhe nderuese per Pirro Dollanin, qe u nda nga kjo bote me 2 janar 2024 ne Washington DC.
Pirro me familjen jetuan tre vitet e fundit ne Washington DC dhe eshtrat e tij(sipas amanetit te vet)u shperndane midis dallgeve te lumit Potomac,por ata jetuan pothuajse 30 vjet ne Las Vegas dhe kjo dreke ishte lamtumira e ketij qyteti per Pirron e dashur.
Restoranti i mirenjohur grek ne gjithe Las Vegasin “Elia Greek Taverna”mblodhi kete dite shume e shume te ftuar, miq te Pirros shqiptare dhe amerikane,qe kane punuar me te nder vite si edhe miq te afert te familjes.
Tashme eshte e njohur figura poliedrike e Pirros si muzikant, mesues, drejtues i talentuar dhe perkthyes autoresh te medhenj.Te gjitha keto dhe vlerat e medha njerzore te tij do te mbeten ne kujtesen e njerezve bashke me emrin e nderuar te Pirro Dollanit.
Dreken e hapi Gjergj Dollani Chief Growth Officer, Bay Atlantic University,Washington DC, djali i Pirros, i cili i uroi mirseardhjen te ftuarve dhe ndau me te gjithe,mes emocionesh dhe nje sinqeriteti te mrekullueshem,kujtimet me te dashura me te jatin,qe nga femijeria deri ne oret e fundit.Ai u ndal jo vetem ne kujdesin e vazhdueshem per edukimin dhe shkollimin e te birit, por edhe ne rrenjosjen e vlerave te miresise njerezore, qe ai do t’i kujtoje gjithe jeten, duke patur udherrefyese figuren e babait te tij.
Fjalen e rastit e mbajti Profesori i Universitetit te Las Vegasit Vladimir Cicani,figure e nderuar ne gjithe komunitetin shqiptar te Las Vegasit dhe miku me i afert i tij.
Ai foli me nje vleresim te vecante per Pirron,jo vetem si intelektual i nivelit te larte,por si nje njeri me zemer te madhe,ndihmen dhe kujdesin e te cilit e ka ndjere nga afer pothuajse cdo familje shqiptare e Las Vegasit.Mes te tjerash ai na kujtoi rolin e Pirros ne ekskursionet e bukura,pjesmarjen e perbashket ne koncerte si edhe kremtimin e festave te nentorit,duke i dhene nxitje afrimit te familjeve te komunitetit tone dhe mbajtjes gjalle te kujteses tone kombtare.
Me nota te ngrohta miqesie te perjetshme foli Sean Clark, Emeritus, Screenwriter and award-winning playwright.
Nga ana e tij Klodian Dorzi, shprehu mes emocionesh, mirenjohjen e pakufishme per ndihmen e pakursyer te Pirros per te dhe gjithe familjen e tij,qe nga momenti i mbrritjes ne aeroport e nder vite.
Me shume respekt nga te gjithe u percoll fjala e Elham Manajt, nje nga personalitetet e mirenjohur te komunitetit tone,i cili e vleresoi shume lart kontributin e cmuar te Pirro Dollanit dhe familjes se tij ne jeten e shqiptareve te ketushem.
Falenderuese ishin bisedat mes te ftuarve gjate gjithe kohes se drekes.
Ne perfundim, vajza e Pirros Arbana Dollani-stiliste e mirnjohur e studiove te Hollivudit,i falenderoi te gjithe miqte qe erdhen te nderojne kujtimin e te jatit.Ajo i lidhi ditet e ndarjes me babain e saj te dashur me ndjesite e perftuara nga leximi i librit”Ura e mbretit Shen Luigj”perkthyer mrekullisht nga Pirro.Libri-tha ajo mes te tjerash,fillon me shembjen e nje ure qe dukej sikur nuk mund te prishej kurre dhe 5 vete qe perfundojne ne humnere,si per te na kujtuar se ka nje toke te te gjalleve dhe nje toke te te vdekurve dhe dashuria eshte ura,e vetmja mbijetese,i vetmi kuptim.
Keshtu u mbyll 17 shkurti, kur Komuniteti Shqiptar i Las Vegasit i dha lamtumiren e fundit Pirro Dollanit.