Së pari, për respekt të lexuesit, unë nuk e kam pikë problemi se nuk më njihka Ernest Marku (!) siç thotë në fillim të shkrimit të tij të datës 16.2.2024 sepse mua më del e më tepron emri që kam në gazetarinë investigative shqiptare brenda e jashtë vendit. Së dyti, nëse unë nuk do të isha interesuar për të zbuluar të vërtetën – e përsëris – për vdekjen jo të natyrshme, por me hjekësi të Gjergj Fishtës, unë nuk do të gërmoja dhe nuk të interesohesha që nga viti 2009, sa herë që më ka dalë në shteg që prej 15 vjetësh nga burimi i parë i informacionit, pastaj tek i dyti. Por që të dy të parët nuk duan të prononcohen dhe të identifikohen për arsyet e tyre.
E më në fund, për të mbërritur te regjistrimi i dëshmisë së prof. Ahmet Osja në vjeshtën e vitit 2018, e cila vërteton në vija të trasha atë që e kam thënë tashmë 2 herë dhe detyrohem ta ripërsëris edhe në këtë replikë të paparashikuar; atë që Atë Gjergj Fishta u helmua me pabesi nga Benito Musolini, ngaqë në bisedat e tij të shkujdesura në Shkodër dhe Vatikan kishte thënë për liderin fashist italian se, “ai e ka kryet si kungull Vrake”. Kjo bëri që fuksat e Shkodrës t’u çonin fjalë fuksave të Vatikanit e këta të fundit ia çuan fjalët shpotitëse të Fishtës veshit të diktatorit të egër e deliresk italian, Benito Musolini.
Ky i fundit u hakmor duke e helmuar me arsenik në kafe e raki, pasi e ftoi për ta dekoruar Fishtën në verën e vitit 1940 në Romë. E në vijim, ai nuk u mjaftua as me vdekjen e tij, por nisi një mision me oficerë dhe civilë të SIM nga Roma në Shkodër me qëllim rrëmbimin e kufomës, transportimit të saj në Romë, ku edhe e kanë zhdukur. Nëse unë nuk do të doja që të dija të vërtetën, do t’ia kisha bërë naftën dhe nuk do të merresha fare me të. Meqenëse se ky emër, Ernest Marku, nuk më thotë asgjë në fushën e gazetarisë investigative – nuk jam as studiues e as hulumtues bibliotekash – me një kërkim të shpejtë Ernest Marku më rezulton se punon në bashkinë e Lezhës, paska edhe arsim ushtarak, por më e bukura është se që nga viti 2019 ne jemi friends (!) në fb.
Pra, qysh në rreshtat e parë kur Ernesti pretendon se nuk më njeh, në të vërtetë ai bën autogol, për të mos thënë fjalën që meriton. Miq në distancë natyrisht, por kjo do të ishte më se e mjaftueshme që zotëria të më shkruante në ‘inbox’ përpara se të vraponte të më mbajë leksion të hapur (!) mua dhe lexuesit duke e mbush atë faqe gazete për nga ana voluminoze më shumë me emra e tituj priftërinjsh të nderuar sesa me citime të cilat edhe këto vet, jo detyrimisht të çojnë tek e vërteta.
Por më e bukura nuk mbaron këtu. Ju kam bashkangjitur foton e komunikimit tim me Ernestin në ‘inbox’ kur qysh në dhjetor të vitit 2019 unë e falënderoj Ernestin që ai më ka pranuar miqësinë në distancë në ‘FB’. A je ti vetë në këtë komunikim tonin në ‘inbox’, ku unë të falënderoj Ernest? Pra, ti që nuk më njinhke?! Këtë Ernesti nuk ka se si e mohon se e kam nisur me provë. E nëse kishe kundërshti, vërejtje etj., përse nuk më kontaktove në ‘inbox’, por shpejtove të dalësh në publik?! Të dalësh në publik mundesh si më i miri me studimet dhe hulumtimet tuaja.
Më sqaro se unë po të them se pas publikimit të këtyre 2 investigimeve të mia më dt. 15 janar dhe 14 shkurt te “Panorama” nuk kam pasur qëllim që t’u kërkoj të tjerëve që t’i mbushë mendjen me zor. Po fare, fare si thonë jugorët. Tani Ernest, të lutem më thuaj se kur je marrë ndonjëherë në jetën tënde me investigim? E përsëris, me investigim në terren e jo me hulumtim në biblioteka se çfarë ka thënë X-si e si ia ktheu Y-ni e Z-ta. Sa për hulumtues bibliotekash dhe dosjesh studimore, këtu ta lë ty kompetencën me të dyja duart, bile 100 për 100.
Por problemi është se hulumtime të tilla nuk vlejnë fare për të zbuluar një të vërtetë që ka ndodhur në terren. Në mbyllje të këtij argumenti po të jap një shembull se sa fals mund të jetë një studiues bibliotekash apo kërkues shkencor në raport edhe me punën në terren në përgjithësi. Në Shkodër ne kemi ish-rektorin e Universitetit Luigj Gurakuqi, Artanb Haxhin, të cilin kur e bëri partia kryetar bashkie, rezultoi në kryebashkiakun më të paaftë që ka pasur Shkodra.
Akoma më tej, kur pas mbarimit të mandatit të kryetarit të bashkisë që me nder e dhjeu, u rikthye në përgjegjës të Qendrës Albanologjike të këtij universiteti, e gjithë puna e tij ishte që të sillej kot së koti dhe të hante me nga 3 apo 4 racione pilaf dhe që të sillej vërdallë nëpër konviktin e këtij universiteti si një zog gomari.
VATIKANI SË PARI ËSHTË SHTET E MË PAS QENDRA E KATOLICIZMIT
Nuk kam pikën e dyshimit për referencat që ka publikuar Ernesti në shkrimin e tij të dt. 16 shkurt te “Panorama”. Por, kam një pyetje esenciale: A e din zotëria se Vatikani përpara se të jetë qendër e fesë katolike, është në radhë të parë një shtet që ka politikën dhe prioritetet e tij, bile si asnjë fe apo religjion tjetër? Duke nisur që nga ky argument, unë nuk kam pse i referohem fare as asaj që ka shkruar Dom…, Imzot…, Monsignor…etj., etj., kur bëhet fjalë për një ngjarje makabre, e cila do të çonte peshë edhe shtetin më të humbur afrikan. Por jo Shqipërinë, ku në çdo 3 veta, njëri do që të jetë kryeministër, mbret apo president.
E prandaj e kemi shumë të zhvilluar hjekësinë, pabesinë, puthadoren ndaj të huajve ose thënë më thjesht spiunimin në këmbim të favoreve që fitohen më lehtë nga të huajt, që në një mënyrë apo në një tjetër na kanë pasur nën vete. Na e ka bërë rezonancën si më i miri Faik Konica e pas tij edhe Gjergj Fishta, të cilit i kam kushtuar edhe unë jo pak energji dhe përkushtim për t’i nxjerrë nga errësira të vëertetën e vdekjes e më pas të zhdukjes barbare të kufomës së tij nga SIM ose policia private e Duçes në mesnatën ndërmjet 30 dhe 31 dhjetorit 1940 në kishën e murgeshave, e cila sot quhet kisha e motrave stigmatine. Kurse në periudhën 1967 – 1990 po kjo godinë u shndërrua në klubin e rinisë “Heronjtë e Vigut”.
Të jesh i bindur, Ernest, se komunizmi shqiptar nuk do të ishte as më i mirë e as më pak i mirë nëse do të ishin komunistët, ata që do të zhduknin eshtrat e Atë Gjergj Fishtës. Por edhe këtu ka një nonsens. Unë kam përsëritur disa herë që ishte egoja e përbindshme e Benito Musolinit, ajo e cila shkaktoi këtë krim dyfish dhe rrallëherë të ndodhur. Kjo për faktin e thjeshtë se për të arritur tek eshtrat duhet që një trup pa jetë të rrijë minimumi 10 vjet në varr, kurse Italia, siç dihet, kapitulloi vetëm 3 vjet pa 3 muaj, pikërisht në shtator 1943, ose larg ditës kur vdiq Gjergj Fishta, më datën 30 dhjetor 1943.
Një tjetër argument për të cilin po më del goja mbrapa duke shpjeguar është edhe ky: Në bazë të dëshmisë brilante të Ahmet Osja, Gjergj Fishta vdiq në orën 00h 46 am. Pra, në minutën e 46-të të datës 30 dhjetor ose në një pa një çerek të datës kalendarike 30 dhjetor. Pra, efektivisht trupi i tij ka kaluar dy net pa u varrosur, sepse të nesërmen ishte ende data 30 dhjetor. Këtu ngatërrohen një pjesë e kafexhinjve dhe anal-istëve kur ngatërrojnë daljen e trupit pa jetë të Fishtës nga spitali – që mund të jetë ashtu – me gdhirjen për së dyti në datën 31 dhjetor, ku duhej të gjendej në arkivolin e vendosur në kishën e murgeshave, ose vetëm 100 metër larg Kishës Françeskane, ku edhe u bë varrimi madhështor i tij.
2 DËSHMITË E PARA NGA TRASHËGIMTARË TË GARDIANËVE TË BURGUT
Siç e kam thënë, në 2 shkrimet e mia të para, se edhe e kam bezdi të përsëris veten, dy dëshmitë e para ishin praktikisht të vdekura, sepse personat nuk pranonin që të dilnin publikisht për arsyet e tyre. Por ata janë respektivisht një trashëgimtar dhe një kushëri i parë respektivisht të dy gardianëve të burgjeve në Shkodër, ku gjendeshin të burgosur priftërinj françeskanë.
Këta të fundit donin që të rrëfeheshin për ato çfarë u kishin treguar murgeshat për atë që panë në natën ndërmjet 30 dhe 31 dhjetorit 1940. Sepse jo të gjithë gardianët e burgjeve ishin kriminelë dhe në rastin që po flas, njërit prej tyre iu dha leja zyrtare nga një oficer me grada që të komunikonte pa ndrojë me priftin françeskan dhe për t’i marrë dëshminë. Në vijim, të paktën njërin prej priftërinjve fraçeskanë që dëshmuan, e kanë liruar pa zhurmë dhe e kanë këshilluar që ta hiqte veladonin dhe të kalonte në jetën civile ç’ka edhe në realitet e bëri.
Ama vetëm kaq më kanë thënë, as emër prifti asgjë tjetër. E vetë që nuk donin që të prononcoheshin publikisht jo e jo. E unë nuk mund të publikoj emrat e tyre se kjo do të ishte njëlloj sikur mjeku të shkelte betimin e Hipokratit, ose që prifti të shkelte sekretin e rrëfimit të besimtarëve. Pikërisht dëshmia e regjistruar e prof. Ahmet Osja, ndonëse jo e plotë bëri që unë të publikoja investigimin e parë, atë të datës 15 janar te “Panorama” në sajë të provës së pakundërshtueshme që më kërkoi dhe që ia dhashë Aleksandër Çipës.
E VËRTETON DOT NË TERREN TË KUNDËRTËN E ASAJ QË KAM PUBLIKUAR?
Tani po të pyes Ernest: A e vërteton dot ti se asnjë makinë me 2 oficerë italianë të SIM-it, plus edhe disa të tjerë civilë nuk kanë hyrë nga rruga e Gjuhadolit tek kisha e murgeshave e që andej kanë marrë me vete trupin pa jetë të Atë Gjergj Fishtës? Ma vërteto të lutem dhe unë tërhiqem. Foton ta kam nis sa për orientim së pari tëndin dhe të lexuesit. Natyrisht që nuk ka pasur asnjë kamera e asnjë filmim. Përndryshe nuk do të kishim dekada të tëra heshtjeje të turpshme në raport me këtë krim makabër. E natyrisht që mund të kem një pasaktësi, por jo esenciale.
Dhe a e di pse? Sepse ti, Ernest, nuk ke shans që të dish ato që di unë, burime plotësuese që vërtetojnë më së miri atë që e kam publikuar. Janë njerëz të thjeshtë që i kanë ditur nga murgeshat, që ishin dëshmitaret e vetme të asaj nate. Fakti se janë murgesha apo priftërinj nuk duhet që të stepin askënd se edhe ata janë së pari njerëz me mish e me shpirt dhe nuk mund të mbanin përbrenda atë krim të paparë. Minimumi 10 murgesha sikur të ishin atë natë kanë pasur boll kohë t’ia transmetojnë të paktën 20 personave të tjerë atë që panë me sy dhe për këtë ngjarje vlonte Shkodra. Po kështu, po të pohoj se një nga indiciet që më nxisnin të investigoj ishte pikërisht mbajtja e fjalës së lamtumirës jo nga Arqipeshkvi i Shkodrës apo nga një përfaqësues tjetër i Arqipeshkëvnisë por nga Kryemyftia i Shkodrës (!).
C’ne Myftinia e Shkodrës do të mbante fjalimin e lamtumirës së Fishtës kur kjo ishte një e drejtë ekskluzive e Arqipeshkëvnisë?! Kur ka ndodhur kjo ndonjëherë? Asnjëherë sepse nuk ka logjikë që të ndodhë. E vjen ti nga Lezha e do të më kallëzosh mua se e kam gabim ngaqë ke hulumtu në bibliotekë. Je shumë larg së vërtetës Ernest, është e kotë që të zgjatem. Kurse sa për në investigim ty nuk të llogaris fare. E në mbyllje të komunikimit tim me ty po të them se mbiemri im është latin.
Nuk ka mbiemër shqiptar LAGRETA. Se si e tek nuk preferoj që te jap shpjegime ty. Këto do t’i meritoje nëse do të më kontaktoje në privat. Por ti preferove që të kacavirreshe pas investigimit tim e të dilje nëpërmjet tij në publik. Ashtu si edhe dole. Arsyet e heshtjes së Kishës Katolike Shqiptare ndaj Fishtës i kam sqaruar në investigimin tim të dytë por tani po të korrigjoj titullin e shkrimit tënd: Fishtën e nderon vetë jeta dhe veprimtaria e tij kurse e vërteta e eliminimit të tij tmerron pikërisht ata, jezuitët. Ose sektin të cilit ai nuk i përkiste. Ja kështu!
SHKODËR, 17.02.2024