Grafitet fashiste serbe, ne veri te Kosoves jane vazhdimesi e politikave destabilizuese ndaj Kosoves.Keto grafite lufte ne vitet e fundit kane zene vend, ne shume qytete te Serbise, ne BH dhe ne Mal te Zi.Me se shumti shihen kriminelet e luftes te denuar per krime te luftes, nga TPI ne ish Jugosllavi.Po lartesohen figurat me te urryera te shekullit te kaluar dhe te ketij fillim shekulli, siq jane Mlladiq, Karagjiq, Sheshel, Dragan, Arkan e kriminelet tjere, te cilet vrane dhe masakruan me mijera myslimane te Bosnjes dhe shqiptare te Kosoves. Ne keto grafite kemi edhe thirrje te kthimit te ushtrise serbe ne Kosove, te sponzorizuara nga Serbia.Jane theksuar shume edhe kenget nacionaliste te shovenizmit serbomadh ne takimet e ndryshme sportive ne Serbi dhe ne arenen nderkombetare.Dhe, te gjitha keto grishje per lufte te re ne Ballkan dhe ndaj Kosoves , per qudi po heshten nga faktori nderkombetar, siq edhe po heshtet politika agresive dhe brutale ne veri te Kosoves, ne te cilen pjese te vendit ndodhen edhe shume akte te dhunes me permasa tragjike ndaj shqiptareve dhe pjestareve te KFOR-it.Kjo eshte strategjia me e re e Vuqiqit, Lista Serbe ne krye me Radojqiqin, Veselinoviqin etj per ti mobilizuar njerezit per lufte duke perdore propaganden me qnjerzore ndaj shqiptareve. Keto parulla te fundit te veri jane skenare per ndonje aventure te re si ne Banjske, per ti krijuar rrethanat e volitshme te veprimt nga ushtria dhe grupet paramilitare serbe , te ndihmuara nga Grupi paramilitar rus Wagner.Putini permes autokratit serb Vuqiq, eshte duke tentuar qe me qdo kusht te fillon me ndonje konflikt ne Ballkan, per te perfituar nga agresioni ushtarak ne Ukraine.Deklarimet e fundit te Lajqakut dhe nensekretarit te shtetit amerikan Obrien ,duke shigjetuar kritika ndaj qeverise te Kosoves , e cila po vene rend dhe ligj ne veri , te munguar krejt pas luften, nuk ju ndihmojne proceseve demokratike dhe paqes ne rajon, kur dihet se Sebria nuk i ka hequr pretendimet territoriale ndaj Kosoves.Nese po deshirohet te perseritet historia per te keq ndaj shqiptareve duke ju eneksuar veriu si pjesa me vitale e saj, per tia fale Serbise , eshte muhabet tjeter.Por, pas gjithe atyre viktimave te luftes se fundit qlirimtare dhe historikishte per tu liruar nga okupimi serbosllav, flasin se shqiptaret nuk do te lejojne nje rizgjerim te ri te Serbise me territoret e tyre, edhe nese kercet lufta nga te kater anet.Nuk them ne asnje mynyre qe Kosova nuk duhet te bashkepunoj me aleatin tane me te ngushte siq eshte Amerika mike, por jo gjithehere nuk jane sigurishte deklarimet e tilla te disa zyrtareve te larte karshi Kosoves, produktive .Ekziston valuta zyrtare e shtetit te Kosoves, e ajo nuk eshte dinari qe eshte hequr me te drejte nga BQK-ja nga qarkullimi.Kosova eshte shtet i pavaruar dhe nuk ka kthim mbrapa te proceseve siq po mendon Vuqiq.Dhe, strukturat kriminale paralele serbe si bartese e pushtetit te Serbise ne Kosove, kan filluar te zhbehen e kesaj pune duhet shkuar deri ne fund , me gjithqka tjeter qe e identifikon shtetin e Serbise ne Kosoven e pavaruar dhe sovrane.Konflikti në Banjskë nga BE-ja mbeti më shumë si një shfaqje, se sa qe ishte nje konflikt shume serioz per pushtimin e veriut te Kosoves . Per kete akt terrorist eshte dashur te merren masa drastike ndaj Vuqiqit . Nga ky këndvështrim, bëhet më e qartë se pse nuk ka hetim për Banjskën dhe Radoiçiq lirohet sikur të ishte një grabitje ne nje dyqan cigaresh…