Me Grigorin punonim nē njē qendēr pune nga mesi i viteve 60. U miqẽsova shpejt me tē mbase kishim te njejtēn natyre.
Grigori ishte fjalepak, nuk kishte shume shoqeri. Me shtat mbi mesataren , fytyre te hequr, floke te zeza te dendura, balle te gjere.
Ligori, si e therisnim ne, nuk shoqerohej shpejt. Nuk vinte ne mbremje vallzimi.Nuk i duroj parullat dhe dollite thoshte.
Tipa te tille jane ēndērrimtarẽ edhe nẽ dashuri.Nje pasdite me la takim te Kursali,dhe pa me thene asgje me shoqeroi disa dhjetra metra me tej. Ne nje pallat ne katin e siperm ne rrugēn e Durresit shquhej nje profil femre ne muzg.Kishin lene oren e shkembenin shikime. I thashe-ki kujdes se ky eshte pallat ‘kalecesh’e mund te gjesh belane.Ashtu doli. Kaleci u ankua ne parti,biografia vajzen e levizi apo ajo e harroi.
Keshtu Ligorin e transferuan ne Lushnje. Por arriti te lidhe kontrate transferimi per tre vjet. Semundja e nenose. E percolla ne stacon te trenit.
Ne valixhen e rende mbushur me libra kryesisht. E pëlqente Nolin. Syrgjyn gjalle e surgjyn vdekur. Me thoshte se donte letersine por i kishin dhene ekonomikun.Kur vinte nga Lushnja me takonte.Nenoja e semure ishte kryefjala. Keshtu kaluan tre vite dhe askush nuk po kujtohej .Atehere filloi kalvari i ankesave. Kishte guxim.I merr me radhe zyrat me letrat ne dore por pa zgjidhje deri sa arrin ne zyrat e Komitetit Qēndror. Se pret njeri.
Se fundi nje nenpunes i thote qe nuk njihet mareveshja, por te shkoje ku e ka caktuar partia.
Por Ligori me ligjin ne dore shkon perseri. Shoket merziten. Ne zyren e pritjes therret me te madhe: KETU KA VETEM NJE LIGJ, QĚ NUK KA ASNJẼ LIGJ.
E arrestojne ne shkallet e K. Q. Gjyqi ne Lushnje.
Tre vjet burg neni 55. Ja shtojne denimin. Internim ne Elbasan si i semure psiqik. Lirohet ne vitin 1990. Nuk njihej shoku im. Floket e zbardhur te rradhuar i kishin nxjere me shume ne dukje ballin e madh ku dalloheshin vija te thella horizontale.
Nenoja nuk ishte më.
Kjo e trishtonte se kish ikur pa njeri prane. Vitet rrodhen. Une disa kohe jasht shtetit.
Kur kthehem i shkoj ne shtepi. Dikush ma hapi deren me tha qe Ligori ka vdekur dhe ma perplasi deren .
Nuk kisha ku ta kerkoja. Jeta ben te harrosh ngjarje te vjetra.Lum ai qe nuk harrohet.
Njẽ dite mu kujtua Ligori se e pashe ne ender. Gjumi te çon aty ku se pret.Rrine kujtimet e ngjeshuara aty dhe pa pritur shperthejne sikur duan te tregojne se harresa nuk falet .
Hapa internetin: Trupi i te perndjekurit politik Grigor Zaharia eshte e morgun e spitalit prej 10 ditesh. Vazhonte: Lulzim Brahja mer persiper shpezimet e varrimit.
Kur kaloj nga rruga e Durresit, me shkojne syte te ballkoni ne katin e peste. Mbase rrjedha e shokut tim do te ishte ndyshe? Por kishte nje ligj, QE NUK KISHTE ASNJE LIGJ. VAZHDON EDHE SOT .
Ngjarje e vertete. Marrë me shkurtime nga libri im: Kronike e jeteve te humbura.