Barometri diplomatik
-Urime, urime, urime z.Talat Xhaferi !!!
Kjo fitore e Talat Xhaferit për kryeministër të Maqedonisë Veriore, është meritë e drejtpërdrejtë e të gjithë atyre deputetëve, që ia hodhën votën në mënyrë të ligjshme, demokratike dhe paqësore, e jo e asnjë “karrabishti” të imagjinuar dhe të përfolur nga Kurdistani, nga Serbstani dhe nga Rusistani etj. Kjo është shpifje, intrigë, shantazh, xhelozi, inati, lakmi, turp dhe verbëri, Pse Talati, e unë jo ! Ky është idiotizëm i primitivizmit amorf të shekujve të perënduar.
Përkundrazi, kjo procedurë e zgjedhjes së ligjshme dhe demokratike e Talat Xhaferit si kryeministër i parë shqiptar, duhet përshëndetur nga të gjithë ata, që e kanë votuar, si dhe nga oponentët e tij të partive politike në Maqedoninë Veriore. Natyrisht, ata që nuk pajtohen, është e drejtë e tyre të ndihen të pakënaqur , por jo edhe të revoltuar, sepse në sistemin demokratik vlejnë votat, jo fjalët boshe dhe pallavrat e spekuluesve, të mashtruesve dhe të falltorëve të ndryshëm. Mirëpo, këtë pskënaqësi nuk duhet ta politizojnë në skajshmëri, se kinse Talat Xhaferin e sollën në krye të Qeverisë “disa gazetarë të huaj” filoserbë dhe filorusë, të këshilluar nga miqtë dhe “padronët” e tyre në Moskë, në Beograd, në Prishtinë, në Tiranë , në Athinë dhe në Shkup.Mirëpo, kjo teori ekzagjeruese konspiracioni nuk e vë në pikëpyetje dhe fare nuk e minimizon zgjedhjen e kryeministrit të ri shqiptar Talat Xhaferi, por vetëm se ndikon negativisht te votuesit-anëtarë të Parlamentit, gjoja se “kokrrën” e tyre e kanë hedhur për Talatin, si rrjedhojë e ndikimit, që ka pasur “Susllovi” me partner1ët e tij në Prishtinë dhe në Tiranë etj.
Për shqiptarët më mirë kryeministër Talat Xhaferi, se ndonjë “kurd” shqipfolës, “vajtues” i tmerrshëm i fatit të kombit shqiptar në Ballkan
Vërtet, shumë mirë u bë, që parlamentarët në Kuvendin e Maqedonisë Veriore, votën e tyre ia hodhën Talat Xhaferit, me ç’rast dëshmuan pjekurinë e tyre të emancipimit dhe të kulturës politike kombëtare në një nivel të lartë evropianoperëndimor.
Ky shembull i zgjedhjes së Talat Xhaferit kryeministër, dëshmon realen e bashkëpunimit ndëretnik dhe pluralist e demkratik në shoqërinë multikulturore dhe multietnike në Maqedoninë Veriore, se ky është fundi i ekstremizmit dhe i arrogancës psikopatologjike dominuese i aleancës sllavomaqedone në pushtet (1990-2024) ndaj gjysmës (50%) së palës shqiptare, të nënshtruar si “minoritet kombëtar”, por duhet të mbizotërojë racionalja, barazia, reciprociteti, drejtësia, përbashkësia dhe koekzistenca paqësore dhe demokratike, që janë burim i qëndrueshëm ligjor dhe kushtetues i qeverisjes multietnike dhe pluraliste në frymën e standardeve integruese evropianoperëndimore demokratike.
Prandaj, ndryshe nga ultranacionalizmi sllavobizantin dhe ekstremizmi i recidivave shqipfolës me prejardhje kurde dhe aziatike, gjoja se ata kanë mbetur të vetmit, që ta “vajtojnë” fatin dhe vlerat e kombit shqiptar dhe të Shqipërisë etnike, ZGJEDHJA e KRYEMINISTRIT SHQIPTAR TALAT XHAFERI në krye të qeverisë së Maqedonisë Veriore, duhet kuptuar realisht si fryt konkret i bashkëpunimit të ngushtë mes shqiptarëve she sllavomaqedonëve (pa kurrfarë pompe ekstremiste të nacionalizmit shqiptar, i cili nuk ekziston as de fakto e as de jure në trojet etnike shqiptare në Ballkan, por vetëm imituesit, vulgarizuesit dhe shpërfytyruesit e tij), jo të imponuar e as të diktuar nga disa eksponentë me “zeje” të përsosur ideologjike dhe politike prosovjetike, protitiste dhe provuçiane e progruevskiane …etj.
Pra, zgjedhja e Talat Xhaferit kryeministër është një shenjë pozitive e kokezistencës paqësore mes dy popujve, që paralajmëron fitoren mbi të të gjithë nacionalzimat negativë në Maqedoninë Veriore, se ka perënduar koha e aparteidit, e diskriminimit, e urrejtjes dhe e mohimit të drejtave dhe lirive indivduale dhe kolektive kombëtare të shqiptarëve në Maqedoninë Veriore, duke i keqtrajtuar dhe cilësuar si “minoritet kombëtar” (!?)
-Hapi i praë i Qeveresiës së Talat Xhaferit, duhet të jetë Propozimi historiko-politik dhe juridik Kuvendit të Maqedonisë Veriore, që të marrë në konsideratë shqyrtimin e Ndryshimit të Kushtetutës, duke i pranuar shqiptarët ( mbi 50%) si komb shtetformues të barabartë me kombin sllavomaqedon, ashtu siç kemi kërkuar këtu e dyzet vjet më parë me shkrimet dhe me librat tona.
Federata-shpëtimi i pluralizmit në Maqedoninë Veriore
Pra, ka ardhur koha, që shqiptarët dhe sllavomaqedonët të formojnë një shtet të qëndrueshëm të përbashkët-FEDERATË, e cila do të garantojë lirinë, drejtësinë, barazinë, tolerancën ndëretnike pluraliste, paqen, demokracinë, sigurinë, mirëqenien dhe zhvillimin e plotë ekonomiko-social, kulturor e material etj.
Ndaj, zgjedhja e Talat Xhaferit për kryeministër , duhet përshëndetur nga të të gjithë ne, që në frymën e integrimeve dhe të bashk1%punimit të Aleancës Veri Atlantike (NATO), të BE-së , të Amerikës dhe të OKB-së, jemi përcaktuar të koekzistojmë dhe në mënyrë paqësore e me dialog t’I zgjidhim të gjitha konfliktet dhe problemet ekzistuese, sepse paqja dhe koekzistena paqësore aktive nuk kanë alternative tjetër legale dhe faktike.
Pa dyshim, një bashkëpunim dhe bashkëjetesë e tillë, do të ndikojnë pozitivisht në shmangien e domosodshme të mosbesimit, të intolerances dhe të armiqësisë së deritashme mes dy popujve.
-Talat Xhaferi, shans historik për t’u pajtuar shqiptarët me sllavo-maqedonët !
– Urime fitorja z.Kryeministër Xhaferi !
Kësaj zgjedhjeje të Talat Xhaferit nga deputetët e Parlamentit të Maqedonisë Veriore, duhet gëzuar të të gjithë qytetarët e kësaj Republike, e në veçanti shqiptarët, sepse nuk do të ketë alternativë tjetër pajtimi, bashkëveprimi, koekzistenca paqësore, uniteti, paqja dhe drejtësia. Vetëm përligjja dhe respektimi i këtyre vlerave evropiane perëndimore dhe universale, Maqedoninë Veriore e shpëtojnë dhe e ndihmojnë, që të bëhet anëtare e BE—së, ashtu sikurse që u bë anëtare e NATO-s, më 27 mars 2020.