Një vogëlush i kërkon mësuese të flasë me të pas mësimit.
Në fund të mësimi, mësuesja e pyet:
– Çfarë deshe të më thuash, vogëlush?
– Mësuese, mendoj se jam shumë i zgjuar për të qenë në këtë klasë! Do të doja të shkoja direkt në shkollën e mesme.
– Do ta shyrtoj kërkesën tuaj dhe do të informoj drejtorin!
Pasi informohet, drejtori i kërkon atij të bëjë një provë të vogël. Dhe ai fillon duke i bërë djalit disa pyetje:
– Mund të më thuash sa bëjnë: 36 x 36?
– 1296…!
– Dhe 363 x 363?
– 131.769, zotëri drejtor…
– Kryeqyteti i Tajvanit?
– Taipei
Testi vazhdon gjysmë ore, nxënësi iu përgjigjet të gjitha pyetjeve. Në fund të testit, drejtori duket mjaft i kënaqur, por mësuesja kërkon të bëjë edhe disa pyetje dhe fillon:
– Epo, …lopa ka 4 dhe unë kam dy, çfarë janë ato?
– Këmbët, mësues!
-E sakte. Çfarë keni në pantallonat tuaja që unë nuk e kam?
Drejtori habitet nga pyetja…
-Xhepat!
– Ku i kanë femrat flokët më kaçurrela?
Drejtori përgatitet të ndërhyjë, por nxënësi përgjigjet:
– Në Afrikë, mësuese!
– Çfarë është e butë, por në duart e gruas bëhet e fortë?
Drejtori rrotullon sytë dhe është gati të bllokojë testin, por nxënësi thotë:
– Manikyri, zonjë!
– Çfarë ka midis këmbëve të burrave dhe këmbëve të grave?
– Gjunjët, zonjë!
– Epo, çfarë është ai që një grua e martuar ka më të gjerë se një grua beqare?
Drejtori nuk u besonte veshëve.
– Shtrati, zonjë!
– Cila pjesë e trupit tim është zakonisht më e lagësht?
– Gjuha, zonjë!
Drejtori psherëtin, më në fund arrin ta bllokojë atë provë dhe thërret:
–Jo në shkollë të mesme, do të të dërgoj direkt në universitet! Ti ishe më i mirë se unë, patjetër që do të kisha dështuar në këtë test!
Morali i tregimit:
-Me kalimin e moshës njeriu bëhet i mbrapshtë…