Ne shkuam nē shtēpinē e tij nē New York… ēshtē poet i madh amerikan, – Edgar Allan Poe, – sa bukur i kumbon emri si poezia e tij, qē Fan Noli u ka bērē shqipērime tē shkēlqyera… “Korbi”… “Annabel Lee”… – kēshtu po thoshim rrugēs me bashkẽqytetarin tim, gazetarin Dalip Greca, kryredektor i “Dielli”-t atēhere, kur po mē çonte nē atē shtēpi… e bardhē, tipike amerikane, me çati, me verandē, e ēndērrt, e rrethuar me kangjella si me vargjet… Ka shkruar dhe tregime tē shkurtra plot mister dhe llahtar… si jeta – po vazhdonim bisedēn, – i ke lexuar? Edgar Allan Poe ēshtē figurë qendrore e romantizmit nē SHBA, e fiksionit gotik, i fantashkencẽs, ēshtē shpikësi i zhanrit të letērsisē detektive, shkrimtari i parë amerikan që mundi ta sigurojē jetesēn vetëm duke shkruar, por pati jetē tē vēshtirē… s’mjaftonin paratē, etj, etj, – dhe heshtēm, teksa i binim rotull shtēpisē.
– Do na dalin fantazmat e tij? – buzēqesha.
M’u nēpērmendēn tē gjitha kēto sot, nē 19 janar, qē ēshtē dita kur lindi Edgar Allan Poe 215 vjet mē parē…
Dhe nē nderim tē atij qē mē çoi te ajo shtēpi, pērktheva njē poezi nga origjinali, paksa çlirēt. Se shtēpia e vērtetē e poetit ēshtē poezia e tij.
ĒNDĒRR BRENDA ĒNDRRĒS
Nga Edagar Allan Poe
Merre kētē puthje nē ballē
Dhe duke ikur nēpēr shkallē
Premtoj qē jam i gjallē.
Tē besoj, tē kam nē zemēr,
Qē ditēt e mia ishin ēndērr.
Dhe nēse shpresē kemi pak,
Nē njē ditē a nē njē natē,
Nē njē vegim ose jo,
S’ēshtē zhdukur kurrē ajo.
Gjithē ç’jemi e shohim me ēndje
Ēshtē ēndērr brenda njē ēndrre.
Qēndroj i vetēm mes zhurmave
Bregut tē ftohtē tē torturave.
Me rērē mbush dorēn time, –
Kokrriza ari gjithē vezullime.
Sa pak! Nga gishtrinjtē pastaj
Nē ç’thellēsira mund tē çajnē,
Ndērsa unē qaj, – ndērsa unē qaj.
O Zot! Do arrij tē kuptoj?
A ka njē kapse ta shtrēngojē?
O Zot! Ç’mē shpēton vallē
Nga e tẽ pamēshirshmes dallgē?
Gjithē ç’jemi e shohim me ēndje
A ēshtē ēndērr brenda njē ēndrre?
____________________
Nē shqip nga Visar Zhiti