Shkrimtarja e njohur shqiptare, Lea Ypi, ka kundërshtuar ashpër marrëveshjen Rama-Meloni për refugjatët, duke deklaruar se akordi nuk do të zgjidhë problemin e emigracionit të jashtëligjshëm për Italinë.
E ftuar në komisionin e jashtëm të parlamentit italian, Ypi vuri në dukje pikat kontradiktore të paktit ndërsa theksoi se marrëveshja krijon një precedent të rrezikshëm ku shtetet e BE-së ia ngarkojnë përgjegjësinë shteteve jashtë bllokut në vend që të krijojnë politika gjithëpërfshirëse që luftojnë problemin.
Duke folur për çështjen e juridiksionit të qëndrimit në zona ekstra territorial, zonja Ypi tha se kjo ka qenë objekt i një debati juridik në Shqipëri që ka përfshirë edhe Gjykatën Kushtetuese, e cila ka pezulluar proceduarat e ratifikimit në Parlament deri në shqyrtimin e çështjes, si dhe është kundërshtuar edhe nga opozita shqiptare.
Më tej Ypi ka shtjelluar edhe çështjen e financiare, ku ka ngritur pikëpyetje se si do menaxhohet e gjithë kjo me një buxhet 900-milionë euro pa llogaritur personelin teknik që do të jetë i nevojshëm të angazhohet kur Italia të gjendet mes problematikave të natyrës administrative e juridike që do të shtojnë shpenzimet. Pra, sipas Lea Ypit duket që nuk ka një plan të mirëmenduar as financiar, as menaxhimi dhe kjo marrëveshje thjeshtë do bëjë që emigrantët të nxiren nga Italia nga dera dhe të futen nga krimi i organizuar shqiptar nga dritarja, po në Itali.
Pjesë nga fjala e Lea Ypit:
Kontradikta e dytë është një kontradiktë ligjore mbi mospërputhshmërinë e konfliktit mes mbajtjes së emigrantëve në zonë ekstra territoriale dhe parimit të ‘non-refoulement’. Parimi i sanksionuar nga Konventa e Kombeve të Bashkuara në vitin 1951 lidhur me statusin e refugjatëve i cili ndalon ekspulsin apo rikthimin e personave drejt vendeve ku mund të jenë subjekte persekutimi apo trajtimesh diskriminuese. Mbajtja në zona ekstra territoriale mund të hyjë në konflikt me këtë parim kur përfshin mundësinë e rikthimit të emigrantit në vende jo të sigurta o ku të drejtat e tyre themelore rrezikojnë të jenë të kërcënuara . Në rastin e Shqipërisë kemi të bëjmë me një vend me histori të gjatë emigrimi dhe të krimit të organizuar që lidhet me trafikimin e qenieve njerëzore dhe emigrimit jo të rregullt. Opozita shqiptare ashtu si grupe të ndryshme të shoqërisë civile kanë shprehur preokupimin që mbajtja në një zonë ekstra territoriale si Shqipëria rrezikon që të sapoardhurit të jenë viktima të trafikimit të qenieve njerëzore duke kontribuar kështu në këtë problem. Nuk dua tani të them se mafia shqiptare është më e keqe se ajo italiane prej së cilës edhe ka mësuar, por nëse çështja është të mbrohet Italia nga flukset e emigrantëve, marrëveshja rrezikon të krijojë konflikt pa arritur objektivin e dëshiruar sepse reduktimi i fluksit të emigrantëve, që janë edhe objektivi, rrezikojnë, me lejoni batutë, të nxirren jashtë nga dera e Italisë për të hyrë nga dritarja e krimit të organizuar shqiptar.
Kontradikta e katërt e natyrës ekonomike, më shumë burokracia e aplikimit të ligjeve komplikohet më shumë shtohen shpenzimet administrative, kështu marrëveshja parashikon që Italia të ketë në ngarkesë të gjitha shpenzimet për një shumë totale e vlerësuar deri në 900 milionë euro. E gjithë kësaj i duhet shtuar personeli teknik që do të jetë i nevojshëm të angazhohet kur Italia të gjendet mes problematikave të natyrës administrative e juridike që do të shtojnë shpenzimet në momentin kur do të priten shpenzimet për bashkëpunimin e zhvillimit, te asistencës te pritjes së emigrantëve dhe këtu, e mbyll duke pyetur: pse të shpenzohen të gjitha këto para për një iniciativë problematike dhe kontradiktore në këndvështrimin politik, ligjor e administrativ? Une shpresoj që komisioni të ketë përgjigje për këto pyetje.