U dhanẽ sẽ fundi 15 pensione per njerez te artit. Perveç perjashtimit tẽ Osman Mules nuk kam ndonje verejtje per ta. Disa nuk i kisha degjuar por kjo mund te jete edhe per fajin tim qe nuk i kam ndjekur.
Shkak per kēto rreshta eshte mos perfshirja ne liste edhe personaliteteve te fushave te tjera. Mund te listoja me dhjetra nga fusha ime por po kufizohem me dy kolegẽ . Njeri nuk eshte nẽ jete e tjetri po . I ndjeri Inxh. Engjell Cici qe u nda nga jeta dy vjet me pare ka nje histori te dhimshme. Sigurisht sot nuk flitet per pension te vecante , por atij vitet e fundit i reduktuan edhe pensionin e zakonshem. “Ke punuar ne firme private , ligji pastaj po sistemi kompjuterit ta ka ulur.” U merzit Engjelli e nuk e kerkoi mē. E kishte punuar ne godinat e centraleve te Vaut Dejes , Fierzes e Komanit . Le veprat e tjera.
I dyti ne jete ẽshtē inxh. Skender Kosturi. Me 1961 mbaron fakulteti dhe emerohet ne Nd. e Tensionit larte ku drejton ndertimin e linjave Laç-Shkoder etj. Nē vitin 1967 emerohet ne Institutin e Projektimit tẽ Hidrocentraleve. Ne grup pune ne drejtimin e inxh. Egon Gjadrit merr pjese ne projektimin e tuneleve per te tre hidrocent. e Drinit.Me 1981 zv/drejtor i ndertimit te Komanit. Me 1986 pedagog ne fakultet . Autor librash.
Shokut tim te hershem, te cilin dje e takova, e di qe nuk do ti vije mire per keto rreshta . Ai nuk i do mburrjet . Ka nje kujtese te veçante por nuk flet per vete. Po per Egonin, Gezimin etj. Por kreva nje detyre . Te me falin koleget e tjere qe edhe ata meritojne . Ndertimi eshte art dhe shkence keshtu ne nje fare menyre pervec shkencetareve koleget e mi kane qene edhe artiste. Keshtu qe mund ti shtoheshin listes te artisteve. Por edhe pa i shtuar jane veprat qe flasin per ta.
Ne foto Skender Kosturi .