…”besa-besë moj besën ta kam dhanë, askush nuk na ndalë, jemi dardanë” – thotë teksti i versionit rock-baladesk i tifozëve dardanë, e qartë se pakëz ia kanë bërë me “hile” versionit të dikurshëm të “Minatorit”, mirëpo me rock-nuancat, me daullet dhe me ritmikën epikale sikur prore kam përshtypjen dhe unë vetë do bëhesha golgeter sapo ta dëgjoja, s’po them se do ia kaloja Ronaldos, as Ronaldinjos, dhe as legjendës Vokrri… por aty afër, aq frymëzuese dhe inkurajuese është balada, e po ashtu nga aspekti “muzikalisht” padyshim do fitonte në cilindo festival, do shpallej balada më simpatike e tifozllëkut futbollistik (psh. nëse t’kishte festival garues për këngët e tifozëve, e madje më shkoi mendja tani ndoshta dhe në Eurovision do fitonte, sepse as atje kurrë s’i dihet, kurrë s’duhet thënë kurrë : )
– – – (nuk dita ku duhet kërkuar të dhënat rreth aranzhimit të këtij versioni, pra nuk di kush duhet kredituar) – më poshtë teksti i “versionit” të Minatorit – – –
Minatori – “Të dua sa Kosovën”
Sa herë më shikon moj drenushë
Bukuria jote më vret si pushkë
E dëgjon këtë çifteli
E kam nis një këngë për ty
E jam vesh me hijeshi
Ndoshta ta kthej mendjen ty
E hajde dalim o
Moj shqipe e malit o
E hajde dalim o
T’ia thomë së bashku o
[ Ref ]
Se unë të dua sa Teutën
Ty të dua sa lahuten
Sa Drenicën sa Rrugovën
Podujevën, krejt Kosovën o hej
Unë të dua sa Teutën
Unë të dua sa lahutën
Sa Prishtinën e Gjakovën
Ferizajin e krejt Kosovën
Besa besë, moj besën ta kam dhënë
Për folenë që kemi jetën domë me dhanë
Rrugës tate ti kur shkoje
Vetulla jote krah shqiponje
Hasmit tënd mortaja i ra
Syri i keq kurrë mos me të pa
O hajde dalim o
Moj shqipe e malit o
e hajde dalim o
t’ia thomë sëb ashku o
[ Ref ]
Se unë të dua sa Teutën
Ty të dua sa lahutën
Sa Drenicën sa Rrugoven
Podujevën, krejt Kosoven o hej
Unë të dua sa Teutën
Unë të dua sa lahutën
Sa Prishtinën e Gjakovën
Ferizajin e krejt Kosovën
Se jam djalë o nga Kosova
në çdo hap unë ty të kërkova
në çdo vis unë u treta
bukuri si ty nuk gjeta
saaaaa të dua o hej!