Nga Peter Lucas, BOSTON HERALD
Ai është ish-presidenti i diskutueshëm i vendit që po kandidon për të udhëhequr përsëri vendin e tij.
Por njeriu kundër të cilit po garon, dëshiron ta fusë në burg përpara se të ketë një shans për ta bërë një gjë të tillë.
Jo, nuk po flasim për presidentin Joe Biden dhe ish-presidentin Donald Trump.
Përkundrazi, ne po flasim për Shqipërinë, ku, duke imituar SHBA-në, kryeministri Edi Rama dhe establishmenti politik sundues i socialistëve kërkon që të pengojë Sali Berishën, Donald Trumpin e Ballkanit, që të kthehet në pushtet dhe po bëjnë gjithçka për ta ndaluar atë.
Në vend që të përballen me Berishën, një ish-president dhe kryeministër, në zgjedhjet e ardhshme, Rama, me ndihmën e administratës së Biden, po kërkon ta shkatërrojë atë- përfshirë mbajtjen e tij larg votimit- në mënyrë të ngjashme se si po vepron Biden me Trump.
Javën e kaluar, shumica socialiste e Edi Ramës, votoi për ta zhveshur Berishën nga imuniteti parlamentar dhe ligjor, pasi u akuzua për korrupsion.
Masa i hap rrugën për ta vendosur atë nën arrest shtëpiak ose për ta dërguar në burg në pritje të hetimit të mëtejshëm.
Kjo e pengon atë gjithashtu që të mos bëjë fushatë kundër Ramës në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2025, në mënyrë të ngjashme siç po tenton të bëjë Biden me Trump në vitin 2024.
Në të njëjtën kohë, parlamenti shqiptar ka refuzuar krijimin e një komisioni për të hetuar Ramën për lidhjet e tij me ish-zyrtarin e lartë të turpëruar të kundërzbulimit të FBI-së, Charles McGonigal.
McGonigal, një nga zyrtarët më të lartë të FBI-së, që akuzohet për një krim, u dënua me katër vjet burg në fillim të këtij muaji pasi u deklarua fajtor për komplot për pastrimin e parave në lidhje me një skemë sanksionesh të oligarkëve rusë.
McGonigal akuzohet gjithashtu se ka fshehur 225 mijë dollarë pagesa nga një ish-agjent i inteligjencës shqiptare që jetonte në Nju Xhersi.
McGonigal, i cili u bë mashtrues, bëri disa udhëtime të paraportuara në Shqipëri, ku korrupsioni politik dhe pastrimi i parave janë të shfrenuara, në vitin 2017 dhe 2018 i shoqëruar nga agjenti shqiptar.
Ai u takua fshehurazi me Ramën në Tiranë në vitin 2017, ku dyshohet se u diskutua për licencat e shpimit në fushat e naftës. McGonigal madje i dhuroi Ramës një kapele bejsbolli të FBI-së, të cilën pa dyshim Rama e ka zhdukur deri tani.
Ndërsa lidhja Rama-McGonigal bëri bujë në Tiranë pas arrestimit të McGonigal dhe tani me dënimin e tij, Rama ka mundur t’i bëjë ballë stuhisë, duke adoptuar një sjellje të tipit: Kush është ky McGonigal?
Megjithatë, ai ka pranuar takimin me McGonigal, por ka mohuar çdo keqbërje. Ai gjithashtu ka shmangur me sukses çdo hetim për marrëdhënien e tyre.
Ai ka mbështetje të fortë nga ambasada e SHBA në Tiranë, ish-ambasadorja e së cilës bëri fushatë për Ramën në zgjedhjet e fundit. Ai gjithashtu ka mbështetjen e Sekretarit të Shtetit të SHBA, Antony Blinken, Departamenti i Shtetit i të cilit e shpalli më herët Berishën ‘persona non grata’ lidhur me akuzat e paparalajmëruara për korrupsion, të bëra tetë vjet pasi Berisha u largua nga detyra.
Berisha pretendon se Blinken e përndoqi për shkak të kritikave të tij prej kohësh ndaj George Soros, i cili po i bën sistemit të drejtësisë shqiptare, atë që i ka bërë sistemit të drejtësisë në SHBA. Familja Blinken ka lidhje të ngushtë me miliarderin Soros.
Ndryshe nga SHBA, Shqipëria nuk ka në plan të kërkojë llogari ndaj Ramës për marrëdhëniet e tij sekrete me McGonigal.
Por xhihadi i Ramës kundër armikut të tij Berisha mund të ketë efekt të kundërt njësoj si me mënyrën se si Biden po e përdor Departamentin e Drejtësisë për të shkuar pas Trump.
Sa më shumë persekutohet Trump nga Departamenti i Drejtësisë i kontrolluar nga Biden dhe nga gjykatat e kontrolluara nga demokratët, aq më popullor bëhet ai.
Sa më shumë shkon Rama pas Berishës, aq më i fortë bëhet Berisha.
Ajo që është e trishtueshme për të gjithë është kjo: vendet e vogla ish-komuniste si Shqipëria imitojnë Shtetet e Bashkuara dhe e shohin atë si një fener të demokracisë ku sundon ligji.
Ajo që ata shohin tani është demokracia dhe shteti ligjor i copëtuar nga një president që përpiqet të mbajë pushtetin duke burgosur kundërshtarin e tij.
Është një dritë jeshile për të bërë të njëjtën gjë.
Kështu që ata e bëjnë atë.