Grafikisht është më shkurt, dhe më e lehtë të thuhen gjërat. S’është se kam dashur si Ptolemeu dikur ndonjë “rrethore ptolemaike”, as Almagest të gjeocentrizmit, por thjesht një lloj “dëshmie” të rrumbullakët se numri 12 është i përkryer. Madje dhe BE-ja e di se është i përkryer, prandaj flamuri i ka 12 yje : )
Disa tema nuk kapërthehen aq lehtë me fjalë, ose tekefundit duhet tepër shumë fjallë. Psh. si mund të kapërthehet me fjalë armiqësia izraelito-palestineze! Unë çuditem me mediatikët, vallë si nuk u lodhën, do bëhet 1 shekull, vallë pse nuk heqin dorë! Nëse me fjalë t’ishte gjithçka e mundur atëherë do ishte mrekullia vetë – psh. Wikipedia do bëhej “nëna e universit”, o diç ngjashëm.
Me dekada e dekada, pandalë vetëm lajme dhe fjalë të dhimbshme, i gjithë planeti tashmë i lidhur (diç si fshat virtual, mediat e gjithë botës na i servirin, i shfletojmë në iPhone). Sa e sa vrasjesh, sulmesh, bombardimesh, revanshimesh, sa e sa viktimat, sa e sa fëmijë, pleq, nëna, gra të pafajshme, s’ngeli kush pa iu këputur shpirti nga dhimbja e keqardhja, 7-8 miliardë shpirtra të planetit çuditen.
Dhe prapë e kotë… edhe pas 1 shekulli trazirash të rajonit, politikanët dhe mediatikët ende vazhdojnë e na servirin fjalë, fjalë, fjalë, fjalë, dhe vetëm fjalë, asgjë tjetër. Koklavitjen dhe “rubikonin politik” të marrëzisë (të shkaktuar kryesisht nga Britania e Madhe, nga e kaluara e paturpshme e Evropës dhe e Amerikës – por sidomos nga Britania e Madhe, të cilët tani thjesht vazhdojnë e “heshtin”), akoma e justifikojnë me të njëjtën këngë e dekadencë gjoja diplomatike.
Në emër të paqes dhe të qetësisë së Ndërgjegjes Perëndimore, “propozoj” që britanikët gjysmën e Australisë (anise ka plot alternativa tjera, psh. gjysmën e Kanadasë), t’ia falin Izraelit, pse jo, why not! S’është ide e keqe. Nëse t’ia falinn Izraelit, për historinë do ishte sadopak diç si “korrektësi” (meqë u patën premtuar, pas katrahurës naziste, do ishte opsioni më i mirë, meqë akti i faljes do “lidhej” dhe me premtimin). Mirëpo, kuptohet, nuk përjashtohet as mundësia as opsioni alternativ, bën t’ua falin gjysmën e Australisë dhe palestinezëve, ose gjysmën e Kanadasë…
Apo, nëse megjithatë u dhimbset gjysma e Australisë, gjysma e Kanadasë… atëherë sëpaku t’i lusin mediat e botës që t’mos na lodhin me lajmet e tyre, t’na lënë rehat. Nëpërmjet BBC, lutja britanike mund të shpërndahet në gjithë botën, do fashiteshin 7-8 miliardë zemrash, të gjithë do ndjeheshim mirënjohës. Tani në dekadën e 3-të të shek. XXI, pas dekadave e dekadave stërngjeshur me fjalë boshe, ende vazhdojnë na kriposin me fjalët e tyre të pashtershme.
Mediatikët i quajnë lajme, news, breaking news, kronika, politikanët i quajnë deklarata, fjalime, premtime të paqes, dështime diplomatike, seanca të OKB, dështime të rezolutave… Etj. etj., s’ka njeriu si ngelet indiferent, por le t’i kthehemi infografikës sonë rrumbullake. Për ta thënë me fjalë çfarë na “thotë” infografika jonë ndoshta do mbusheshin 12 vëllime sa “Lufta dhe Paqja” + nja 12 faqe ekstra do duheshin si appendix. Ja pse më lehtë grafikisht – gjithsesi, le t’i përmendim ca 12-she…
Viti diellor prej 12 muajsh është “përdorur” që nga v. 2400 pes., Bibla thotë se “kurora duhesh 12 yje”, edhe flamuri i BE-s 12 yje, edhe Apostujt e Jezu Krishtit ishin 12, edhe zodiaku 12 shenja simbolike, edhe Olimpi 12 zota, edhe detyrat e Heraklesit (Herkulesit) 12, edhe fiset e Izraelit 12, sepse Jakobi i kishte 12 djem, madje dhe Ismaili i kishte 12 djem, andaj dhe 12 fise, edhe portat e Jerusalemit 12, edhe Imamët (Islami Shiit) 12, edhe 12 ditët e Krishtlindjeve… etj etj., mbase kaq mjafton me “fjalë” për ca 12-she, përndryshe do na mbusheshin 12 romane të Tolstojit…