Kam parë në skenë Mirush Kabashin, një herë, vetëm një herë…- në komedinë “Kartela e verdhë “, në ….kinema “Punëtori” të Shkodrës.
( komedia është në You Tube )
Ajo në kohën që u shfaq , u pëlqye për lojën e aktorëve dhe për antikonformizmin e saj.)
Sokrati i lashtë –roli i fundit në teatër, rol që solli njohjen e talentit të tij të madh jashtë Shqipërisë. Në Kajro mori “Sfinksin e artë ” .
Premiera e komedisë ” Kartela e verdhë ” : Teatri ” Aleksandër Moisiu “, Durrës: 15 korrik 1975.
Në Shkodër turneu me këtë komedi është bërë fund gushti ose fillim shtatori të vitit 1975 –76 .( ndoshta ) .
Kritikët letrarë thonë se në teatër dy janë rolet kryesore të Mirush Kabashit: Teli tek ” Kartela e verdhë ” e Haxhi Ramës dhe Sokrati tek ” Apologjia e vërtetë e Sokratit ” e Kostas Varnalis. Kam sjellë mbresat e mia për rolin e parë dhe një shkrim të Grigor Jovanit për rolin e Sokratit.
1.
Spektator në shfaqjen e komedisë ” Kartela e verdhë ” në kinema ” Punëtori ” të Shkodrës.
Isha vonë, diku doja të shkoja. ndoshta në leksion.Megjithëse ecja me nxitim, vështrimi im pas reklamave të teatrit ” Migjeni ” kapi dhe atë copëz katrori, aty në murin në fillim të bulevardit “Enver Hoxha ” , suvaja e të cilit kishte kërcyer, ishte gufuar nga lagështia, por aty sytë ktheheshin vetë , e dinin se atje ishin reklamat e kinemasë ” Punëtori ” .
Zakonisht nuk qëndronim për të parë reklamën e filmit të rradhës , ose ishte ende filmi që e kishim parë një apo dy ditë më parë, ose ishte ndonjë film i stërparë. Ato vite, pas Pleniumit të Katërt , kishte pak filma në kinema , ishin ndaluar filmat e huaj , vetëm filmat kinezë ishin ende .Por atë mëngjes qëndrova .Nuk ishte reklamë filmi , por …. teatri .Vështrimi kapi titullin: ” Kartela e verdhë ” dhe në krye të reklamës: Teatri ” Aleksandër Moisiu ” Durrës.
Vetëtimthi lindi një mendim: Përse në Kinema dhe jo në Teatrin ” Migjeni” ?!
Shkova për të prerë biletë. Preva dy, dhe për Nashon, skorjadhitin që jetonte në Shkodër.
Kisha hyrë në dy ish kisha katolike dhe një kinema, aty në fillim të rrugës që të çonte deri në Vaun e Dejës ,Kinema” Republika” , madhështore siç qe dhe me një arkitekturë të veçantë , dhe tek ajo që ishte kthyer në kinema ” Punëtori ” , e fshehur pak nga arteriet e qytetit të madh verior, dhe tek ajo që qe kthyer në Pallati i Sportit ,pak më poshtë, por më e dukëshme se Kinemaja. Aty kam jetuar emocione të mëdha në lojërat e volejbollit dhe basketbollit , meshkuj dhe femra , sidomos në finalet e Kupës së Republikës .
Duhet të ishte verë, fund gushti, ose fillim shtatori , ndoshta , më kujtohet vapa , jashtë , por dhe brënda kinemasë . Vapa e kinemasë na kujtoi teatrin ” Migjeni “dhe na mori malli për të .Na çuditi fakti që nuk u dha tek ” Migjeni ” . Estrada e Gjirokastrës i dha shfaqjet tek “Migjeni ” .
Pas disa ditësh studentë të Durrësit dhe Tiranës diskutonin për këtë fakt .Më gjakftohtët thoshnin se vetë teatri Migjeni kishte premierë, tjetri e kundërshtonte: premierat zakonisht janë në vjeshtë e pranverë , disa gjenin një zili dhe antagonizëm midis teatrove .Kjo premierë erdhi në qytetin verior si e suksesëshme, suksesi isaj erdhi nga spektatorë shkodranë që e kishin parë në Durrës dhe nga shtypi , dhe kjo ishte reklama më e mirë .Ndaj e çuan tek kinema Punëtori , i cili pas Plenumimit të Katërt ishte ” i papunë” .Nuk kishte më filma , ata që ishin në qarkullim shfaqeshin tek “Republika”.
Kimemaja ishte plot.
Ishte hera e parë që shikoja në skenë teatrin e Durrësit. M’ u kujtuan emra aktorësh të këtij teatri të parë në filma dhe në emisionin” Teatri në ekran” : Nikolin Xhoja, Vangjel Heba , Gaqo Spiro, Marta Burda , Todi Thanasi , Meropi Xhoja dhe ndonjë tjetër.
Ata që interpretonin tek komedia ” Kartela e verdhë ” e Haxhi Ramës ishin më të rinj dhe më pak të njohur për mua.Ajo na bëri për të qeshur , dhe më shumë aktori ,të cilit i merrej goja .Një djalosh i imtë , me zë pak të hollë.Që i merrej aq bukur goja i bëri përshtypje dhe Enver Hoxhës , kur pa filmin” Koncert në vitin 1936″ .Pyeti dikë pranë tij në se edhe në jetë i merrej goja .Ajo që i thanë e befasoi .
Spektatorët nuk lëvizën nga vendet , u ngritën më këmbë dhe duartrokitën, kur aktorët dolën për t’ u përshëndetur me publikun .
Duke dalë dëgjoje mendime për shfaqjen .Për shkodranët kjo ishte një notë e re .Ishin lodhur me dramat dramaturgut të qytetit të tyre , pjesët kishin një tematikë gati të njëjtë dhe tema e komedisë, me bëma tifozësh, i erdhi përshtat spektatorit shkodran aq sportdashës .Subjekti i saj ishte ndërthurur bukur me problemet shoqërore dhe jetike të kohës .
Në shfaqjen tjetër para teatrit kishe përshtypjen se zhvillohej ndonjë miting .Ata që nuk gjetën biletë bënin plane për shfaqjen tjetër .Bashkë me ta dhe unë .–Do ta shoh prapë , i thashë vetes. Shkova për të prerë biletë.Rruga për tek Kinemaja nuk kishte njerëz, vetëm kalimtarë të zakonshëm. Dhe reklama ishte hequr. Sporteli :” Mbyllur ” .
Nuk më shkonte ndërmënd ,se teatrin e detyruan që të mos i japë të gjitha shfaqjet e komunikuara në reklamë.” Gabime ideologjike ” , thotë Kadare në një nga sinopset e tij në librin ” Ftesë në studio ” .
Në se këtu kishte diçka të vërtetë, ” gabimi” i vetëm ideologjik ishte ai dialog i komedisë ” ku punëtorët debatonin se cili e cili duhet të merrnin apartament.Drejtori kishte marrë para punëtorëve .Kjo të kujton poemën e Faslli Halitit ” Dielli dhe rreketë” .
Pas vitit 1990 në një shkrim mësova zbulimi për ” gabime ideologjike ” kishte ndodhur në Berat , kuadro mediokër partiakë e gjetën arsyen pse spektatorët shtyheshin në sportel për një biletë. Drama u ndalua .Por ishte me fat. U xhirua nga TVSH – ja dhe Radio Tirana për emisionet ” Teatri në ekran ” dhe ” Teatri në mikrofon” .Kam vite që e dëgjoj shpesh në Yu Tube .Megjithatë, kjo komedi, gjithë madhështinë e saj e shfaq kur e shikon në skenë dhe në ” Teatri në ekran ” .Dhe kjo falë lojës së të pavdekshmit Mirush Kabashi në rolin e Telit dhe Milto Profit në rolin e Fonit .
Një takim në Athinë i dy spektatorëve minoritarë, Ollga dhe Grigor Jovani , me Mirush Kabashin ,pas shfaqjes së ” Apologjia e vërtetë e Sokratit” .
Një shkrim i poetit dhe prozatorit Grigor Jovani:
PERGJEGJESIA ARTISTIKE
————————————————
(Me dhimbje sot, për ikjen…)
Jam në një fotografi bashkë me gruan time dhe me Mirush Kabashin, në Athinë, kur u solli grekëve një hero të tyrin të harruar, Sokratin e lashtësisë, për mendjen e të cilit kanë kaq shumë nevojë pasardhësit e tij sot.
Nga kryevepra e Varnalis “Apollogjia e vërtetë e Sokratit”, Mjeshtri i Madh shqiptar i aktrimit deklamoi para publikut grek një fragment në greqisht. Aq i kulluar ishte prej tij artikulimi i gjuhës helene në këto pasazhe, sa ime shoqe, Ollga, kujtoi se Mirushi e zotëronte. Prandaj dhe e përshëndeti gjatë takimit tonë të pasçfaqjes në greqisht.
“Fatkeqësisht, nuk e di gjuhën e Sokratit…” – i tha Mjeshtri.
“Po si?! – u habit ime shoqe. – Ju folët kaq pastër greqisht…”
U përgjigj Mirush Kabashi:
“Nuk fola, tani flas. Në skenë deklamova. Ringjalla në skenë Sokratin, mençurinë e asaj kohe të artë, në gjuhën e tij. Kam të drejtë unë ta bastardoj? Jo, jo, nuk ishte e mundur… Bëra çmos, ktheva botën përmbys. Eh, sa kohë e mund m’u ndesh ta arrija këtë. Harxhova ditë dhe ngrysa netë. Dhe lumturohem tani, kur më thoni se ia kam arritur…”
I madhi Mirush Kabashi! Sikur të kishim të gjithë përgjegjësinë tënde…