Remzi Azemi nga Kosova është arrestuar në Maqedoninë e Veriut rreth një javë më parë (6 dhjetor 2023).
Ai ishte në listën e Interpol, pasi autoritetet ekuadoriane kishin lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar ndaj tij në vitin 2021.
Remzi Azemi nga Kosova, emri i të cilit doli në dritë kur ai u arrestua në vitin 2014 si pjesë e mafias ballkanike në Guayaquil, Ekuador, kërkohet për vrasjen e malazezit, Fadil Kacanic dhe gruas së tij, Elsa Gallegos Leon.
Krimi i dyfishtë ndodhi kur autorët të veshur si policë rrëmbyen çiftin dhe i çuan në vendin e ekzekutimit, në autostradën Guayaquil-Salinas.
Ndërsa media ekuadoriane, Extra, ka publikuar deklaratën e dhënë në Prokurori më 7 qershor 2017, për hetimet e vrasjes së shqiptarit Ilir Hidri më 30 maj të atij viti në periferi të Guayaquil.
Remzi Azemi, në dëshminë e dhënë ka deklaruar se kishte dobësi femrat.
Në përshkrimet që bëri, ai i identifikoi të gjitha si të bukura. I gjente në vende të ndryshme, si qendra tregtare, kafene apo në vendbanimin e tij për t’i takuar.
Remzi Azemi flet pesë gjuhë (shqip, serbisht, anglisht, gjermanisht dhe spanjisht) dhe thotë se spanjishten e ka mësuar nga gratë me të cilat është shoqëruar që kur ka mbërritur në Ekuador.
Më tej, në dëshmi ai tregon se kishte një partnere në Milagro, Guayas, me të cilin kishte një djalë.
“Fëmija është një vjeç, mendoj”, tha ai.
Ai e përshkroi nënën e fëmijës si “të dobët, latine, me flokë të gjatë dhe bjonde”.
ilir hidri
Ai ka deklaruar se tre ditë para vrasjes së Ilir Hidrit, më 30 Maj 2017, është goditur me thikë dhe ka qenë i shtruar në spital pa ndjenja. Sipas tij, ai u plagos në Pascuales.
Në dëshminë e dhënë, Remzi Ademi pretendon se partnerja e tij kolumbiane e kishte lënë për shkak të tradhtive dhe mori një shtëpi me qira rrugën Guayaquil-Salinas.
Më pas është takuar me Ilir Hidrin sepse një mik i përbashkët i kishte kërkuar të qëndronte tek ai. Por, shtoi në dëshmi, se kishte vendosur të kërkonte një vend tjetër për të jetuar sepse Ilir Hidri se konsumonte alkool dhe kokainë 24 orë në ditë.
Sipas tij, ai nuk mund të flinte nëse nuk merrte pilula për ta bërë këtë.
Kur është pyetur për aktivitetet e Ilir Hidrit, Remzi Azemi ka deklaruar se s’kishte dijeni.
Pas problemeve me bashkëjetuesen, kosovari tha se kishte shkuar të jetonte në një apartament luksoz në Puerto Santa Ana, derisa të arratisej nga Ekuador.