Paraqitja e ambasadorit Mustafa Nano ne Zvicer me veshje popullore ne pritjen zyrtare per festen kombetare, nese çka raporton media eshte e vertete, nuk eshte edhe aq naïve, dhe as nga ato teke te lezeçme plot perkedheli te Muçit, qe i shkrep papritmas te beje veprime te paparashikuara; kjo ben pjese ne nje atmosfere te turpshme folklorizimi te Shqiperise, e lidhur ngushte me teknikat e largimit nga Evropa, me dhenien e idese se jemi popull baritor, jashte parimeve te demokracise moderne, nostalgjike, zhytur ne ruralitet, dhe qe nuk shpjegohemi dot veçse me albanologji romanticiste!
Nuk them se Muçi vete e ben me qellim! Puna eshte se nuk llogarit pasojat e tekes se tij! Kushedi kush ja ka dhene idene !
Imagjinoj sikur ambasadori italian te vente ne pritjen e Mucit me pelerine legjioneri romak, ambasadori kanadez me kostumet indianesh, ambasadori grek nudo me sandalle, etj! Dikush do thoshte se ose eshte skene teatri absurd, ose çmendine!
Mire qe nuk shetit me kale ne semafor duke thene se jam si Skenderbeu ose me alltije ne brez si Bajram begu!
Ambasadori le te kuptoje se po e ben si Konica ne ShBA ne vitet ’30. Po ku Konica ku Muçi, ku vitet 30 te nje shekulli me pare ku shekullin 21.
Aq me shume te duash te shpjegosh Shqiperine e sotme, shqiptaret e sotem, me brekushet qe i pelqejne ambasadorit tone ne Zvicer, eshte si te shpjegosh kompjuterin me llampen e Edisonit.
Perse na folklorizon! Te bukura kostumet tona. Merr nje manikin nga ato te Arian Canit ne studio, prej kauçuku, vishi, dhe kaq. Shpjegoji me adhurimin qe meritojne.
Fjala e mbajtur me keq se trilli i veshjes. Rifut kot sherrin me greket se kujt i takojne veshjet tona. Po marredheniet me Greqine perse i acaron? Perse iu fut xixa kot! A thua se nuk mjafton Beleri!