Unё e kam jetuar atё kohё tё realiteteve tё ngjeshuna, por edhe tё rivaliteteve tё hidhuna, kohё qё tё gjithё luftonin pёr njёshin dhe tё gjithё e luftonin njёshin, dhe nё kёtё luftё gjithmonё kishte tё humbur. Kjo ishte koha qё duhej tё zhvilloje luftwn brenda vetes pёr tё pёrsos karakterin dhe pёr ti dhanё vetes kohёn e nevojshme pёr veprime njerzore. Unё i pёrkas atyre njerёzve qё njeriu bahet i madh si nё jetwn personale ashtu edhe nё luftё dhe jetwn shoqёrore. Kjo arrihet nwse arrin tё kuptojn thelbin e jetws sё vet dhe tё jetuarit me kohen. Nese ne kuptojm fjalwn njeri si nocion, si shprehi, si vyrtyt, si karkater me tё gjithё elementet e jetёs bashk me dashurin, mallin, dhimbjen, ndjesin dhe ndwrgjegjen duke mos kaluar nё naivitet primitiv jeta ёshtё e lehtё pёr tu pёrshtat edhe me tё tjert. Nё kёtё kuptim ne mbajm brenda vetes edhe eufurizmin aq shumё tё pёlqyer prej secilit dhe kjo formё e tё fituarit nga njeriu sjell me vete edhe arsyetimin pёr gjithçka qё vjen dhe duhet zhgjidh. Nё edukatwn qё merr njeriu nga familja mbart garancin trashgimore tё ralitetit kohё lidhun me sjelljen me tё tjert, sikur sjelljen e tё tjerve me ju. Kёshtu kultivon brenda vetes vyrtytin dhe pёrpiqesh ta kultivosh edhe tek tё tjert. Kjo jo me dhunwn e fjalёs, apo tё epersis qё mund tё çoj nё inferjoritet por me sjelljen tёnde prej njeriu. E rёndёsishme ёshtё sjellja e hishme. Kёtu vyrtyti apo sjellja e hishme nuk shifet as nuk merret si shpwrblim. Me kёtё argumentim qё solla njeriu i pёrvishet punёs qё tё jetё dikushi, si nё jetё ashtu edhe nё mbishkrimin tek varri. Ideja pёr tu pёrshtatur nё kuptimin e nёnshtrimit, nuk ёshtё pjes e njё njeriu tё vyrtytёshёm. Ai pёrshtatet me natyrwn qё ti bajn ball asaj, pёrshtatet me vёshtersit qё tё mbijetoj, pёrshtatet me rrethet intelektuale qё tё jetё pjes e tyre, pёrshtatet me cilёsit e rralla tё dikujt qё tё jetё si ai, i sjellёshjёmi. Nuk kemi tё bajmё mё konflikte apo me diversitete qё nuk i shёrbejn, jo vetwm kohёs, por as njerёzve tё kohёs.
E kёshtu ndёrthuren kohёt. Zbrisja tek ura e Dajlanit dhe bisedoja nё heshtje duke dwrguar mendimin aty. Po bash aty kur unё tё shkoj tek kandi qё ndante derwn e Albkontrollit me rrugwn kryesore, do tё gjёj Avni Rrustem Mulen nё kёmbё, duke mё prit si zakonisht. Ai e parandjente ardhjen time dhe unё e doja atё pritje. Me dukej se jam dikushi, jam ai qё me presin, me respektojn, ku shfry dufin e sakrifices dhe pёrqafoj jeten e bukur qё po kaloja. Unё ndjeja frymen e tij. Ai do tё jetё aty. Po, po do tё jetё aty, do tё ketё numruar ditёt e mija qё duhet tё jem aty, dhe po priste me krahёhapur shkuarjen time. Kёshtu mendoja dhe kisha tё drejt.
Nё atё qytet i vetmi njeri i njohur im ishte ai dhe i vetmi njeri qё mё lidhte diçka ishte ai. E kush mё lidhte me Avnin. Ai ishte nip i fshatit tim dhe tё gjithё fshati nёnёs sё tij i thёrrisnim hallё. Them fshati sepse ne fshati jon jemi pak dhe me gjak krejt ngjit. Shumё vonё i pata mёsuar emrin e saj. Unё e njihja Hallen dhe nuk mё shkonte nё mendje qё ajo quhej, me emrin e prindёrve tё saj Pulё. E nё fakt pulё ishte, e urtё, kёshilluse dhe pa asnjё zё as paragjykim. Ajo ishte tani e moshuar dhe dukej qё ka qenё njё vajz dhe nuse e bukur. Tё tregonte me sjelljen dhe ecjen e saj qё ishte pёr kah bukuria njё mis pёr kohen. Sjelljen dhe rrespektin i kishte vyrtyt. Ky vyrtyt ishte jo vetem nga familja e vajzris nga kishte ardh, por edhe tek familja ku ishte nuse. Tё dёgjonte dhe dashurin e jepte si pёr tё vetёt edhe pёr tё gjihё ne fёmijёt e fshati qё mёsonim nё Tropojen e Vjeter. Tё gjithё e respektonim dhe ajo na donte. Saher takoheshim na jepte njё mollё, njё dardh, kumbull apo njё turr me arra. Kjo ndodhte sipas stinёs dhe kohёs. Tek shtёpia ku ajo ishte e martuar kishte avlli tё lartё qё rrethonte kullen e gurt. Dera e kёsaj shtёpie ishte hapur gjithnjё. Ajo na çonte tek hardhit, me vete merrte shkallёt. Me dorwn e saj i vendoste ato sipwr nё lёndet e ngjitura enkas pёr hardhi, me butёsin e hallёs thoshte ja hani dhe merrni pёr rrug.
Mё ka mbet nё mendje gjendja e Avnis me njё kostum ngjyr blu tё mbyllur, shumw elegant dhe qwndronte me orё tё tёra nё hijen e avllis mbi drrasen e shahut bashk me djalin e dajёs sё tij Tahiri Salih Bajraktari. Tw dy pwrvishnin krahtw e kwmishes sikur po banin ndonjw punw fuzuke. Luanin dhe ishin aq tё humbur nga loja sa tё dukej sikur bota nuk ekziston pёr ta dhe gjithçka sillet rreth kutis sё shahut qё ata e posedonin nё çastin e kohёs qё unё flas. E luanin me njё ftohtёsi dhe durim tё admirueshёm. Shpesh ne ndalonim dhe shikonim, tё kuptonim diçka por kurr nuk i njoha as si gur dhe emwrtimin e tyre. Lodhej prej lojws sa na thoshte, ik na merr njё paket me duhan. As vet nuk dinte se kujt ja kishte kёrkuar kёtё sherbim deri ditwn tjetwr qё e takonim dhe i thoshim. Qeshte me njё qeshje rinore dhe shkwlqente, jo vetwm nga sytё, por edhe nga lёkura e fytyrёs. Aq amel fliste sa dukej sikur i vinte turp nga bashkwbiseduesi edhe pse ishte me njё humor tё thukt. E unё takimin me Avniun e kisha njё çmallje, njё kёnaqёsi, njё optimizwm pёr ditёt qё do vinin.
Kam mbi dyzet e tetё vjetё qё mendoj dhe dyshoj nё subkoshjencen time. Dyshoj dhe mendimi piqet sikur Avni Rrustem Mulaj ёshtё gjallё. Nuk ёshtё e lehtё qё gjatё gjithё kёsaj kohe tё mё duken si dje, si sot vitet 1975-1976. Nё kёtё kohё unё isha krejt i ri dhe me njё formim nё kufitё e naivitetit. E kёshtu qё gjatё gjithё kёsaj kohe tё kaluar edhe tash sa her nisem pёr nё Durrёs mendja mё shkon tё ndalem tek Albturizmi nё hyrjen e Durrsit. Tё ndalem aty sepse mё pret Avni Mula. Mos jam Akoma nё kufit e naivitetit? Ndoshta dhe kam tё drejt. Kufit e dashuris dhe rrespektit varen nga kujtime dhe vyrtyte tё amla, ato nxisin qelizat e nёnmendimit i japin shtys qarkullimit tё gjakut dhe nga skutat e kujtimeve shpalosin elementёt njerёzor. Elementet njerzor shfaqen pёr njerёzit dhe gjёrat qё i ke dashtun dhe i ke mallё.
Njё jetё dhe njё mendim i pashkёputun krejt i çiltёr e plot ndjenjё, plot mall e dhimje bashk, plot dashuri dhe kujtim tё pa shlyem. Sa filloj pёrgaditjet tё nisem pёr nё Durrёs mё duket dhe mё vjen tё ndaloj aty tek Ura e Dajlanit. Tё eci nё kёmbё dhe tё ndaloj tek Albturizmi ose kontrolli doganor, te ajo ndertes tre katёshe, nё formen e njё trekandshi, me kand prej rrugёs hyrse nё qytetin e lashtё sa vetё toka, njё ndёrtim, arkitektur e viteve tridhjetё, me ngjyr gati tё verdh tё mbyllur, me dritare tё gjёra dhe tё larta sa ne nuk i kishim dyert e shtёpis nё atё kohё. Ajo sillte zhurmё tё vazhdueshme pasi kufizohej nga tё gjitha anёt me rrug makine dhe shetitore. Nё anen perendimore tё saj ishte njё rrug qё tё nxirte nё stacionin e autobuzve. Nё anen lindore tё kёsaj rruge ishte njё ambёltore qё ndante godinen e Albkontrollit me rrugen e makinёs. Ajo ambёltore mbant akullore, pasta tё vogla e tё mёdha, birra me krikell, petulla, byrek, cigare e tё tjera. Nё albkontroll kishte njё flamur qё valonte pa pushim edhe kur era nuk dёgjohej askund. Nё verё valimi i flamurit dukej sikur jepte freski. Nё atё ndёrtes njerzit numroheshin me gishta. Aq zhurm kishte sa nuk e dalloje pershёndetjen e njerzve vetem nga lёvizja e buzёve. Nganjёher kur shfrynte borien autobuzi i linjёs kёrcente trupi nga gjemimi dhe befasia qё vinte prej kёti gjemimi. Nё kёtё vend kishte rastё qё qendroja ma shumё se njё ore. Qendroja nё kёmbё dhe bisedoja pёr gjana qё kishin lidhje me jeten nё Tropojёn time nё pёrgjithёsi dhe nё veçanti pёr Kasajt e mi.
Vitet ma tё bukura tё jetёs time i bana nё atё qytet elitar. Kalova jetwn aty dhe u formova, bilws e kuptova se jam njeri i gjallё dhe qё kisha çka tё mendoj pёr tё ardhmen. Puna dhe shwrbimi aty ishin struktura tё njё mvehtёsie qё tё jepte kohen e mendimeve naive apo tё andrrave qё presin tё dal drita ti tregosh. Ti tregosh dikujt qё tё jep jetё dhe tё ban tё ndihesh pak sa optimist. Si vete puna, si vet shwrbimi ishin tё mvehtёsuar edhe unё isha i mvehtёsuar dhe prisja njё rast tё dilja dhe tё takoja njё njeri qё dinte dhe rrёfente njё histori, njё tё vwrtet, njё çmallje, njё njoftim tё mirё nga vendlindja ime.
Nisesha nga Plepat e Durrsit pёr nё majwn e piramidws sё qytetit atje ku pishat e buta jepnin freskin qё ngjante me kodrat e mija nё vendlindje. Unё vendosja me veten qё do ndaloj nё stacionin e pёrherёshёm aty ku zhurma dhe lёvizja ishin prezent edhe naten. Kёshtu bёja njёher nё dyjavё dhe nuk kisha tё ngopur.
Nga Ura e Dajlanit lidh autostradёn me hyrjen e qytetit dhe ёshtё njё cop rrug e madhe pёr tu kaluar nё kёmbё sot nё moshёn time, por njё ditё zbrita nga makina dhe udhtova deri aty ku unё takoja poetin e madh Avni Rrustem Mulaj. Zbrita sikur dikur, atwherw qw ishte stacioni i autobuzit tw linjws Plepa-Durrws. Gjatё rrugёs mё dukej sikur jamё nё moshwn e tё tёtёmdhjetave, prisja krejt i hutuem arritjen nw pik imazhin tim dhe disaher mё shkoj dora nё supin e djatht sikur rregulloja rripin e armёs. Aq larg isha nё kohen e kalume sa pavetёdie numroj pishat e buta qё ndodhen nё anwn e detit dhe tё portit. Nё kohen time tetёmdhjetvjeçare ishin pesdhjet e tri pisha tё mёdha. Po, po i mbaj mend sepse i kam nummruar disaher pёr pёrperjudhen e qwndrimit aty. Tani kishte shumё mё pak dhe kishte shumё betone e makina tё konsumuera. Bisedova me veten time sikur do gjejё Avnin aty. Tash sa tё dal unё nё ktheswn e rrethrrutullimit tё ri, do gjej Avniun mbёshtet pёr muri duke thith nё cigaren e duhanti qё dukej, se po i zbardhte fytyrwn gjithnjё e mё shumё. Mendova se tash po mё jep atё buzwqeshjen e amel sa lehtazi do tё kalonte tek buzwqeshja e njё fёmije tё lumturuar pasi ёshtё kёnaqё prej nane apo dikush i amel nga tё afёrmit. Shpeshher kёsaj buzqeshje tё çiltwr unё i them buzwqeshja e Avniut. Ja i thash vetes tash do shkёputet nga muri dhe muri do rrezohet. Unё do qesh me tё duke i thёnё se ti po e mbaje dhe mezi prite tё vinё dikush qё ta lёshosh dhe tё rrёzoht. Sepse muret e ndarjes duhet rrёzuar, ato duhet thёrrmuar, madje edhe nga imagjinta apo pёrfytyrimi fotografik i mbetun nё kujteswn tёnde. Edhe pse unё e imagjinoja atё thatim tё kohёs me fytyrwn e shndritshme si llampat e viteve tё para tё elektrifikimit ai nuk ishte. Ai mungonte fizikisht, atij nuk i vinte tymi i duhanit pas, atij nuk i sillej dora rreth trupit, nuk i lёviz dora nga xhepi, nuk ka mё nё buzё cigaren e ndezun, ai tani ishte krejt nё imazhin tim tё stёrvitun tash 48-vjetё. Me muret e rrёzuera, me kёngёt e pёrditёsuera, me mallin e djegun, me ndjenjwn tashma tё pjekun nga dashuria.
Ja pra unё udhtova dhe nuk e gjeta. Nё drrasen e varrit duhet tё ketё atё imazhin tim sikur unё nё hyrje tё qytetit tё lashtё jam vendos dhe nuk ka gjё qё ma shlyen. Unё e besoj dhe e pranoj sikur ka tok, sikur ka edhe qiell edhe hanё edhe drit dielli. E besoj edhe mendjen e tij tё ndritun sepse e donte njeriun e thjesht, e donte atё qё pretendonte tё mёsojё dhe tё ec nё kёmbёt e veta. Ai nё rrugё me njё libwr nё dorё mundohej tё jepte gjithçka kishte libri nё pak minuta. E me kёtё tё bante kurjoz ta blesh atё libwr e tё zihesh me tё pa pushim deri nё dark e ndoshta dikush edhe deri nё mёngjezet e çiltra.
Jetoj Avni Mula si ka hije njё intelektuali i lindur dhe tё afirmuem me punwn dhe djersen e tij. E kam lakuar edhe njёher tjetwr kёtё çast tё till, kur nje miku im i moshws time me tha qё ti vete e vjen tek puna e Avni Mulaj sikur ai tё ishte shoku jot. Ej more mё tha; ai ёshtё njё intelektual qё ёshtё fat pёr ta takuar dhe axhenda duhet studjuar. Ai miku im pra fliste sikur unё nuk e njoh Avniun. Ai fliste pёr njohurit e tij dhe namin qё kishte nё fushwn e letrave shqipe. Ai fliste e unё mendoja si ka mundёsi qё ky flet me kaq superlativa pёr kёtё njeri qё unё e quaj krejt tё zakonshёm dhe nё fakt ai ishte i tillё, njeri i thjesh dhe plot fytyrё pёr cilindo qё i fliste. E nё fakt fjala e mikut tim gati moshatar mё nxori nga binart sepse fjala e tij, kishte ndikim tek unё e unё formova mendimin qё nuk duhet ta besdis nipçen.
Koha po kalonte dhe unё nuk i shkova disa rradhё. Mё takoj rastёsish para teatrit tё Durrsit. Ju afrova me ndrojtje dhe e kuptoj qё unё ruaj diçka. Mu afrue dhe mё pyeti gati tinwzisht se diçka po i fshihja. Ja thash dhe ai qeshi me atё qeshjen e tij fёminore. Deri atёher me fliste me emer, por kёsaj here mu drejtua, “Jo more djalё! Unё nuk jam aq i rritun sa tё mohoj njerzit e mi. E falwnderoj atё mikun tёnd pёr konsideratwn por ti tё vish tek unё mundёsisht çdo ditё. Nuk mё gjen tek puna mё gjen kёtu nё teatwr.” Jo si zakonisht mё futi krahun dhe ju afruem njё bufeje qё mbante akullore dhe birra me krikwll. Na qerasi dhe mё tha jam me lejen e krimtaris e po punoj kёtu nё teatwr. Nё çast u shfaq miku im qё Avniu e njihte. Si more ma ke tremb dajwn. Unё i kam thёnё tё verteten ja kthej ai. Kёshtu u mbyll biseda mes tre njerёzve qё e njihnin njeri tjetrin nё aspekte tё ndryshme.
Avni Rrustem Mula ishte dhe mbetet njё djalё i lindur dhe rritur nё Aste tё Tropojёs, nё njё familje qё ka mbajtё, prit e perciell burra me emwr tё mbi drines dhe tё poshtё drines. Ai ёshtё rritё nё oden e madhe tё burrnimit qё ka patur tё drejt vetwm tё dёgjoj. Dikur Atё Zef Pёllumi tha: ‘’Rrno me Tregue’’. Ne nё Malёsin e Mirё kemi dёgjue dhe kemi folё vetwm kur ёshtё pjek edhe shtati edhe kryeti i burrit. E kёshtu u ba edhe me subjektin e kёti shkrimi. Masёmiri ai ngjalli kujtimet e tё gjithё neve me ‘’Gershetin e Luftёs’’. E di, Ai e ka ndigjue nё shtёpin e ti fjalwn origjinale tё Azem e Shote Galices dhe tё gjithё antarve tё çetёs sё Drenices kuqe. I them Drenica e kuqe sepse ajo ёshtё djeg e shkri me gjakun e tё rёnve. I them e kuqe sepse aty jeton dhe shtrihet popullata e Berishёs sё Kuqe. Familja e tij ka qenё jo fshatar i meswm, ishte e pasur dhe pёr vend komunitetin ishte familje latifandiste. Me shumё bagti, me shumw tokw, me shumё blet, me stan nё bjeshk dhe kull nё Aste, dera e avllis si gjithmonё e hapur si natwn si ditwn, si nё ver si nё dimwr. Aty gjeje gjithçka qё tё nevojitej nga ndihma mё e vogwl deri tek ajo e jetws. Prej aty ka dal Prof. Zenun Mulaj, njё akademik i shkёlqyer e shkencave ekzakte dhe tё flasёsh pёr tё ёshtё tepwr sepse atё e njohin mbarё shqiptart. Ka dalё Ali Barami, njё financier i shkwlqyer, qё ka lёnё emwr nё trevat e zonёs verilindore. Ram Bajrami e tash vijueshmёria nё kёmbё.
Nё aspektin studimor ёshtё detyrim referenca e cilitdo qё flet, nwse ka subjektivizwm nё arsyetim. Referencat, mjafton tё mё pёrshtaten dhe unё tё kam bindje qё mund ta arsyetoj si shwrbyese tё çwshtjes time. E pёr kёtё po pёrpiqem tё analizoj pak vargje tё pёrmbledhjes ti poetike.
Nё unin e cilitdo njeri mbizotwron koncepti i gjithçkaje sidomos kur njerzit pёrpiqen tё jenё tё gjithёanshёm. Mendoj dhe flas nё njё kohё qё ndjenja dhe pёrceptimi nuk mё mungojn nё kujtimet e mija. Nё çdo analiz dhe nё çdo shkrim apo shwnim pёr cilindo njeri apo ngjarje unё mendoj qё ka subjektivizwm. Subjektivizmi vjen nga ndjeshёmria, nostalgjia jo vetwm pёr ngjarjen por edhe pёr kohen e kur kёtu ka tё bajn me njё njeri si ky qё unё po analizoj ndjeshmёria nё kohen time tetёmdhjet vjeçare funksionon nё maswn ma tё lartё. Ndoshta dikujt mund ti duket e tepwrt. T’i referohesh Avni Rrustem Mula ёshtё njё aspekt krejt kulturor dhe koncept i filozofis kombtare. Tё lexosh librat e tij tё duket se po lexon krejt historin e shkruar e tё treguar, sikur po shpalos malet, fushat, pyjet, lumejt, kёngёt, kallximet, odat, tufat e bagtive, hjeshin e kalit tё shalёs, vajet e vajzave pёr nuse, historin nё tёrsi. Unё kёto qё lexoj nё kёto librat e tij mё duket qё po i shoh ngjarjet nё odat tona. Mё ka mbet nё mendje njё poezi tek libri “Njeriu nё Pen Station” qё titullohet ’’ Vizit nё pyllin me drurё Xhoshua’’, “900 vjeçare drurё/ sa prek njёrin ndjej voltazhin e lartё tё pёrjetёsis/ Te rrёnjёt bije me njё brinjё thyer pёr tё cilwn doktor Luis thot: ’’Duhen 900 vjet tё shwrohet…’’ Kёshtu poeti dhe filozofi i çwshtjes atdhetare bind edhe vargun ti pёrmbahet çwshtjes siç thotё populli “ku dhemb dhёmbi shkon gjuha’’. Kjo ka arsyet e veta tё mendoj si varg, si poezi nё njё dritё hanё qё poeti nuk don ta lёnё jashtё sontё, ai don me hanёn tё kuvendoj nё oden e nuses, jo tё ndez duhan por ajo ti ndez njё cigare dhe tё shuhet me mengjezin e diellt. Sa kohё don njё thyrje tё shёrohet, as njё hanё as njёmi hana nuk kalojn dhimbjen qё ndien 900 vjeçari dru kur bie mbi njё bri tё thyer. Sa rrwnim, dam e thyerje tё tjera ndodhin kur bije 900 vjeçari? Kur oshtin pyejt, deri nё kup tё qielli i shkon brima lisit rrzuem dogri me qiellin. Vaj i filizave ngjeshwt pas cungjeve tash tё tham. E rrёnjat e tyre struk pasht nёn dhe. Hajde poet i mivjeçarve qё hanen e fton nё oden e nuses pёr kuvend e dashuri. Ajo e skuqur nё tё pesemdhjeten e saj dridhet si sugaresha nё rudin para njё çobani. E pse mos ti referohemi filozofis poetike tё kёti poeti drit largё. Poezi tё tilla lexon tek Rilke me “ Elegji Duine”. Simboli nё poezin e Avnis ёshtё prezent dhe parashikon rrethet siç dalin rratht nё ujё kur hedh njё gur. Kёshtu edhe ditunia dhe mendimi i poetit vjen rrath-rrathё.
Kjo poezi tё futё nё mendimet e kohёve tё shkuera dhe pret tё ardhmen, ku tё gjitha orёt e qytetit, si mulli me erё ngecin. Era dhe mulliri janё bashkohёs dhe i sherbejn njёritjetrit por sa tё ketё erё ka edhe mulli. Poeti dekleron se bota ka vetwm njё Donkishot. Retё e zeza nё qiell i quan mostra. Sepse ato bajnё seks tё pёrgjakёshёm dhe lindin mitologjit. Ja çfar figure letrare “seks me retё”. Seks tё pёrgjakun, lindin tragjeditё. Metafor e rrall me njё simbol tё goditun qё kohёs i qwndron si kala. Kohen e godet nga bibloteka dhe i jep asaj njё shtys pёr nё greminwn e pregadintun prej vetё kohёs. Kohen dhe numrimimin e ditёve e kthen si “Ali Hoxha ose Hoxhё Alia”. “ e djeshmja me syzet e sё sotmёs, E sotmja me syzet e sё djeshmёs”. Sa pikante pa metafora pa figura por njё utopsi mes kurtheve. Fjalen dhe vargun i detyron ti shkojn pas si dashi i kumonws. Varg qё tё mbet nё mendje sa ngjarja mё duket si siluet mbramje. Kur dy njerёz njёri ecwn ngadal dhe tjetri shkundet nga hapat e rёndё sikur tё dyja kёmbёt po i futen nёn dhe. Aty nё rudinwn e Jahё Alis. Nё atё buz mbrёmje njёri drejt rrёnimit tjetri kufomё. Supe tё krrusuna, pesh njerzore e kohёve tё shkundura. Mё ngjall shumё nostalgji pёr kohёt. Dikush thot si nostalgji me njeriun e mbetun nё rrug pa streh gati pa jetё. Po po, unё kёm qenё nё stacione tё vendit tim disaher dhe natwn e kam kaluar rrugve, nё kёmbё, nё pritje pёr pak drit. Dhe dielli si jargan i vaktё mё qetёsonte gati pёr gjumё nё kёmbё si karvanёt e tregtarve gjatё e pas mesjetёs. Stacionet e shkrimtarve e ne veçanti tё poetёve janё provё e rrethanave tё pa njohura. Aty kurthet rrjedhin inskenim kohe. Poetet i djegin ato si djegin hynit magjin.
Thonё se, ma mirё ёshtё tё jёsh njeri i madh nё njё qytet tё vogwl, se sa tё jesh njeri i vogwl nё njё qytet tё madh. Mendoj se koha dhe njerzit janё tё pa ndam. Tё dy si koha si njeriu e plotёsojn njёra tjetrwn dhe shtrihen nё hapsir. Hapsir, koha dhe njeriu s`bajn pa njёri tjetrin. Njeriu e ban kohen dhe e transformon atw. Mue mё lind pyetja: “Po sikur tё jesh njё njeri i madh nё njё qytet tё vogwl dhe tё bahesh edhe ma ai madh nё njё qytet tё madh?” Kёshtu duhet tё jetё shumё ma e vёshtir. E pranoj sfidwn tё merrem me kёtё fjali gati paragrafike.
Avni Mula ka qenё njё djal i mirё dhe i zgjuar nё qytezen e tij nё Aste tё Tropojёs. Aty ai u nis si njё djal i njё familje tё madhe dhe udhtoj pёr nё metropolin shqiptar tё kohёs. Mёsoj dhe dukshёm dha prova qё ёshtё pёr kohёt e ardhёshme. Nё Durrёs tregoj qё ka lind i till dhe zuri vend nё analet e intelektualve tё rendit par nё atё qytet tё lashtё sa fjala. Nuk u dashka tё thuhet se njё njeri mund tё mbetet i vogwl nё njё zhurm tё madhe. Jo dhe jo, njeriu i lindur edhe me punё e talent ecwn duke marrё me vete edhe egon pёr pёrparim. Nё çdo vend shkwlqej si nxёnёs i mirё, nё universitet po e po dhe nё punё e krimtari i pa kapёshёm. Arsyeja dhe besimi shpetojn shpirtin. Filozofia dhe teologjia na çojn nё qiell. Avni Rrustem Mula aty ku vuri arsyen dhe filozofin vendosi kombin dhe historin e ti. Aty ku vendosi teologji dhe besim ai vendosi poezin me tёr kurthet e saj. Ai argumentoj se raliteti ёshtё i pasur me gjithçka qё mund tё flasin gjuha dhe se gjuha e njerёzve nuk mund ta sosin kёtё kapital qё pёr kah madhёsia nuk ka fund as fillim. Ky ёshtё poeti jonё i alpeve ngjyrosun me blunё e detit.
Poezia e Avniut ka shumё abstraksion. Aty lexuesi lodhet tё dijё kahen e vargut e tё fjalёs. Nuk ёshёt libwr qё kuptohet nga kushdo por ёshtё libwr qё lexohet nga kushdo. Nё shumё raste letёrsin e quajn andёrr. Por nwse ajo ёshtё anderr pa filozofi unё mendoj qё ёshtё prrall me subjekt tё mirfill materjal imagjinar. Vargjet e poetit Avni Mula nuk janё as mё shumё e as mё pak se sa njё epigraf i koduar qё brenda saj ka thelbin e hynores dhe jo si kudo nё poezin e kёtyre viteve. Historia e letersis shqiptare ka edhe njё kapitull tw krimtaris sw Avnis qё duhet studjuar. Mirëfilli subjektet e trajtuera Këtu duhet ti gjejn simbolet nёpёrmes kodeve tё mirё menduera nga ky autori.
Avni Rrustem Mulaj ka botuar tet libra poetik dhe njё pёrmbledhje poetike. Ai ёshtё autor i dy dramave qё teatrit i Durrsit i ka vene nё sken. Pupliku i gjёr ka marr prej atyre dy veprave skenike tharmin patriotik tё autorit dhe ka zёnё vend tё rёndёsishёm nё kritiken e kohёs. Avniu ёshtё autor i shumё shkrimeve nёpёr gazetat e kohёs dhe ka ngjall interes pёr forcwn e tij tё mendimit dhe kurajon e mbushun me kokfortёsin e fakteve jo vetwm tё problematikёs por edhe tё intelegjencёs sё tij tё afirmuar me punё dhe mund artisti.
Ky poet i afirmuar nё qytetet ma me emwr, tё vjetwr dhe me kultur tё hershmё ka zёnё vend si askush tjetwr nё elitwn e kёtyre qyteteve. Pjekurin e mori nё Shkodren e andrrave tё mёdha. Shkelqimin si intelektual e mori nё qytetin e Durrsit plak. Nё Tiranё si metropol nwse pranojm t’i thoshim atёher metropol mori dijet e zgjeruera pёr krejt shkencwn ku ai aderoj edhe si kriues.
Jeta kёshtu qenka nё aspektin simbolik edhe atё figurativ. Ne mendojm se njeriu do tё jetoj gjithmonё dhe kёshtu nuk vlersojm kohёn qё kemi nё dispozicion pёr tu ba njёsh me tё sikur mendojm tё bahemi njёsh me Zotin e tё marrim prej tij atё qё ёshtё mё e vlefshme se sa lindja edhe se sa vdekja. Ai kaloj kontinentin tonё dhe u vendos nё Livadhet e SHBA-sё. Askund Avni Mula nuk e gjeti veten si nё vendlindjen e tij Aste ose nё Tropojёn e vjetwr siç thirret. Ai qe i lidhun ngusht me vendlindjen e tij. Atje i rrinte mendja dhe zemra poetit. Atje i shtrinte ngjarjet dramaturgu i talentuar. Atje me siguri i shikonte edhe andrrat. Prej atje i vinte frymwzimi dhe metafora, atje bante duel me natyrwn e egwr, ku, ai me mendje e natyra me forcwn kacafyteshin.
Nё Las Vegas ose siç mё pwlqen mue ti them Shkodrançe Livadi (livadhi) Avni Rrustem Mulaj prehet fizikisht. Unё kam bindjen se shpirti i ti shwtit nё hapsirat e Tropojёs-Durrsit-Tiranёs-Shkodres. Pёr Las Vegasin ёshtё njё nder i madh dhe historia nё tё ardhmen do e trajtoj kёtё mendimtar si pron tё atij qyteti tё madh me shumё emwrtime dhёnё nga shumё korifej tё ngjyrave tё ndryshme tё botёs sё letrave. Shpirti i Avnis rrin kёtu edhe mbi tastjeren e kompjuterit tim dhe buzqesh me atё buzwqeshjen e tij rinore. Buzqesh me gishtrinjёt e mi qё dridhen dhe maten me vendos njё fjalё aty ku duhet dhe si duhet, sepse ai e meriton.
Parapak kohёsh ju dhash mendimin qё tё jepet njё çmim Avniut nga shoqёria e artistёve tё Malёsis Mirё Tropojё dhe tё jetё piknisja e njё çmimi perjodik i pёrvitёshёm. U pranue nga drejtuesit e shoqёris dhe u vendos tё bajmё nёj aktivitet letrar nё Durrёs pёr kёtё mendimtar tё filozofis e letersis shqiptare. Aty ku ai filloj dhe mbaroj jetwn e tij tё krijmtaris. Nuk qe e thёnё sepse kushtet dhe rrethanat e kohёs ndryshuen sikur ishte vendos data e aktivitetit. Jeta vazhdon dhe Avni Rrustem Mula do tё kujtohet e tё nderohet.
Unё ju pёrkas atyre njerёzve qё poezin e pwlqej, jo vetwm si formё, por edhe si praktik tё moralit dhe e pёrcjell tek lexuesit, tek koha dhe tek kohёt nё tё ardhmen. Ju pёrkas atyre njerёzve qё poezin e shikoj jo vetwm tek forca emocionale por edhe tek vyrtyti dhe cilёsia e poetit si njeri, tek bota shpirtёrore e tij qё shpalos mendimin e koncentruar filozofik me iden e tij dhe qё e lidh me emocionin personal tё cilido lexues. Bashkohem me mendimin e cilitdo mendimtar pёr poezin dhe kohen, iden e saj, porosin dhe kontributin qё jep forca e mendimit qё ti qwndroj kohёs. Kёtu gjindet Avnia i rinis time, e tash e kam nё imazhin tim.
Sot me datё 06.11.2023
Shejh Hasan Muzli Selimi