Nëna e 19-vjeçares Naama Levy, vajzës që u pa në një video në Gaza më 7 tetor me duar të lidhura dhe me tutat sportive të gjakosura, publikoi një lutje plot përgjërim për lirimin e vajzës së saj duke thënë se koha po ikën.
Ayelet Levy Shachar shkroi në faqen e internetit Free Press:
“Ju e keni parë videon e vajzës sime Naama Levy. Të gjithë e kanë parë. E keni parë të tërhequr zvarrë nga flokët e saj të gjatë ngjyrë kafe për në pjesën e pasme të një “Jeep” nën kërcënimin e armës, diku atje në Gaza, me xhupin gri të mbuluar me gjak. Ndoshta e keni vënë re që kaviljet e saj janë të prera, se ajo është zbathur dhe çalon. Ajo është plagosur rëndë. Ajo është e frikësuar. Dhe unë, nëna e saj, jam i pafuqishme në këto momente tmerri.”
Zonja Levy Shahar tha se terroristët e Hamasit, të cilët përdhunuan dhe sulmuan seksualisht disa gra dhe fëmijë, po e mbajnë peng vajzën e saj, shkruan The Times of Israel.
“Janë shtatëmbëdhjetë vajza të reja ende në robëri. Ato variojnë nga mosha 18 deri në 26 vjeçe. E mendoj se çfarë fati mund t’i nënshtrohen ato dhe Naama ime në çdo moment të ditës. Çdo minutë është një përjetësi në ferr”, shkruan ajo.
“Të hënën, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Mattheë Miller, tha se një nga arsyet që Hamasi nuk dëshiron të lirojë pengjet e reja është se ata nuk duan që këto gra të jenë në gjendje të flasin për atë që u ka ndodhur gjatë kohës së tyre në paraburgim. Të gjithë e dinë saktësisht se çfarë do të thotë ai”, shkroi Levy Shahar.
“Çfarë do të bënit nëse vajza juaj do të mbahej peng nga përdhunues dhe vrasës të dhunshëm për dy muaj? Ndoshta pyetja më e mirë është: Çfarë nuk do të bënit?”, u shpreh ajo.
Levy u kap rob nga terroristët e Hamasit më 7 tetor nga baza ushtarake Nahal Oz.
Ajo sapo kishte përfunduar kursin e saj të mërkurën e kaluar për t’u bërë ushtare vëzhguese në Nahal Oz. Ajo mbërriti në bazën ushtarake të enjten dhe u mor peng të shtunën në mëngjes./ar.sh/SYRI.NET
Mamaja e 19-vjeçares Naama Levy
Naama Levy