Ka disa ditē qē ka ardhur, po takon shqiptarē, po shkon andej kēndej si misionar, magjepsēs si ai, nē universitete, biblioteka, tubime, etj, ja, erdhi dhe nē shtēpinē time, – thjeshtē si libēr – dhe siç ndodh, kur vjen dikush qē e do, duhet t’i lēsh tē gjitha dhe duhet tē merresh me tē, me pritjen e tij, duhet ta dēgjosh, i mençur, i rēndēsishēm, “i pashoq” do tē thoshte im atē, fanolist atēhere dhe vērtet dhe te Noli ka diçka atērore, s’ēshtē fjala thjeshtē pēr historinē a detyrēn, as pēr moshēn e shkuar, qē e mendojmē gjithmonē tē atillē, por pēr diçka tjetēr siperane, pēr porositē e vyera dhe pērvojēn e madhe, e gjitha dije dhe vrull, ku ndērkaq ai duket i ri dhe i nevojshēm dhe shkēlqen…
S’ka si tē jetē ndryshe, e ka sjellē
Ilir Ikonomi…
HISTORIANI:
Ta lēmē entuziazmin e librit pēr herē tjetēr, nē fakt ka ardhur Ilir Ikonomi, ashtu siç di tē vijē ai, rrallē dhe bukur dhe ardhjet e tij janē ngjarje. Kētē radhē ēshtē shfaqur si Fan Noli, njē risi marramendēse…
E njohēm kur erdhi si Faik Konica, aristokrat dhe fin, mendjendritur dhe nopran elegant, patriot dhe perēndimor, pastaj i armatisur si Esat Pashē Toptani, konfliktual i hapur, që mjegulla e bēn tē duket herē si tigēr e herē si dhelpēr, qē shkund nga trupi akuza si shigjeta tē hedhura mbi tē, me plagēt qē janē tē kohēs, tē vendit… dhe tani hapi dyert si Fan Noli, sapo erdhi, me bagazhet e apostullit, tē rrēmben me ato qē tregon, me aventurēn që do ta vazhdojē dhe me dy libra tē tjerē.
Dua tē them se Ilir Ikonomi e do personazhin që zgjedh nga historia e popullit tē tij, kur tē gjithē trashēgojmē diçka prej tyre, nē mendēsi e bēma, ndērsa Ilir Ikonomi vishet me ta, bēhet ata, me besnikērinē ndaj faktit, tē dokumentit nē dosjet e tyre, qē i mbush plot, duke kērkuar me vullnet dhe inteligjencē dhe dēshmisē, pasi i gjen interesanten dhe risinē, i jep frymē, i jep kohē.
Madhēshtia e veprave tē Ilir Ikonomit ēshtē se ai sjell kohē historike tẽ atdheut, realitet si njē kronikan skrupuloz, që aq sa e shkuar, ngjan dhe ẽshtē vlerē e sotme dhe nē ndryshim nga historianēt akademikē, ajo qē zgjedh tē shkruajē ai, vjen e gjallē, e lē tē jetojē vetē, duket se nuk ndērhyn, gjykojeni ju, duket sikur thotē, unē solla histori.
Po ai sjell mē shumē se aq, bēmat tē kthyer nē vlerē, pērvojēn tē shndērruar nē porosi, me akademi pa akademizēm, me saktēsi shkencētari, teksa mbart emocion historie. Nuk bēn autopsi realitesh, por i ngjall ato, gati si nē roman, duke mbetur historian i shkēlqyer, madje i gozhduar dhe nē data…
Prandaj, do tē thosha se duket se janē personalitet e historisē që s’dihet me ç’zell hyjnor, zgjedhin Ilir Ikonomin pēr monografinē e tyre… Pse, ai ka karakterin e tyre? Ilir Ikonomi ēshtē vetvetja, hesht dhe di tē dēgjojē, takimet me tē janē serioze dhe po aq tẽ pērzemērta, duhet tē jenē tē shumta nē llojshmēri, qē nga Shqipēria e tij e Kina ku ka qenē student e nē SHBA, ku jeton dhe punoi pēr vite tē tẽra si gazetar i “Zērit tē Amerikēs”, aty e kam takuar, nē Washington, por edhe nē Tiranē, ndērkaq ai mẽsoi shumē nga historigrafia amerikane, punēn me dukumentin, qẽ ẽshtē dhe pasion dhe mjeshtẽri, duket se i interesojnē dijet e sē vērtetēs, kur e lexon, kupton se historia pēr atē nuk ēshtē e kaluar e mbyllur, ajo vazhdon si njē e tashme, paçka se e dikurshme, te njerēzit me tē cilẽt rri, zbulon histori dhe te historia gjen njerēz tē veçantē, tē arrirē, duket se e tērheqin mē kompleksēt, nē njẽ farē mēnyre “tē dēshtuarit gjenialē”, tē ndērprerēt mẽ saktē, ku tērheqja apo dēshtimi i tyre ēshtē vepēr madhore, ēshtē histori, Konica i tij ēshtē shumēçka, njē kryevepēr, por ai s’deshi tē bēhej shkrimtar i mirēfilltē dhe ēshtē dhe i tillē, Esat Pashē Toptani ēshtē luftētar ambicioz, i njē diplomacie vulgare, s’u bē dot lider, madje i damkosur si tradhtar, por e lēvizi historinē e atdheut…
Tani Fan Noli, qē arriti tē bējē njē revolucion, nuk e mbajti dot, “prifti bolshevik” e kanē quajtur, autoqefalist, orator, Skēnderbejan, Shekspirolog, meshtar Bet’hovian, i zemēruar me regjimin e Hoxhēs, etj, por tē presim historianin Ilir Ikonomi, zbulesēn e tij. Sepse ai di tē sjellē kohē tē atdheut.