Rob Bauer, oficer i lartë i Marinës Holandeze dhe kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO-s
Kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s i bën thirrje Zvicrës të paraqesë një front të përbashkët për të garantuar rendin ndërkombëtar
VOAL- “Neutraliteti zviceran varet nga rendi ndërkombëtar, një rend i bazuar në rregulla. Të gjitha shtetet duhet të njohin një vend neutral si të tillë dhe të respektojnë statusin e tij, por kjo kërkon një sistem sigurie të bazuar në rregulla”. Rregullat që Vladimir Putini i shkeli, janë një precedent që duhet të inkurajojë pjesëmarrjen e Zvicrës në NATO.
Për nënadmiralin e Marinës Mbretërore Hollandeze (grada më e lartë e forcave të armatosura) Rob Bauer situata është e vetëkuptueshme: ata që besojnë në rendin aktual ndërkombëtar kanë për detyrë ta nderojnë dhe mbrojnë atë, duke mohuar dhe kundërshtuar këdo që përpiqet të kompromentoje atë. “Ne nuk duhet të lejojmë që autokratët të fitojnë luftën,” tha Bauer në një intervistë me gazetën në gjuhën gjermane NZZ, gjatë një vizite në Zvicër si kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO-s.
“Ajo që është thelbësore – këmbëngul Bauer – është të luftosh për një kauzë të përbashkët. Nëse rusët do të fitonin, jo vetëm që Ukraina do të humbiste si vend, por do të ishte një sinjal se një autokrat mund të shkelë rendin ndërkombëtar dhe të shpëtojë lehtësisht prej tij”.
Dhe nëse çështja themelore është të ndjekim të njëjtin qëllim së bashku, logjikisht pason një bashkëpunim më i madh mes palëve. NATO, sipas Bauer, synon të ruajë dhe thellojë bashkëpunimin aktual. “Ne sapo rinovuam programin tonë të partneritetit,” tha ai. Objektivi? Përmirësimi i “ndërveprimit midis forcave të NATO-s dhe ushtrisë zvicerane”, duke kultivuar partneritetin që ka lidhur të dy forcat për 27 vjet (që daton që nga anëtarësimi i Zvicrës në Partneritetin për Paqe më 1996).
Një bashkëpunim për të cilin, siç dihet, Zvicra bën maksimumin. “164 ushtarë zviceranë janë të stacionuar në Kosovë në emër të forcës paqeruajtëse të NATO-s KFOR (Forca e Kosovës)”, kujtoi ai, “ky është një kontribut i rëndësishëm për sigurinë dhe stabilitetin”. Për më tepër, Zvicra merr pjesë edhe në stërvitjen e NATO-s “Koalicioni Kibernetik” dhe në iniciativën European Sky Shield, e mbështetur nga anëtarë të shumtë të aleancës Atlantike.
Angazhimet e vlerësuara sigurisht nga Bauer, i cili pohon se “statusi i neutralitetit nuk e përjashton një vend nga vetëmbrojtja. Kjo është arsyeja pse modernizimi i ushtrisë zvicerane është kaq i rëndësishëm: blerja e F-35 ose rinovimi i artilerisë dhe Leopard 2 në fund të fundit kontribuojnë në mbrojtjen e rendit aktual të sigurisë.”
Bauer gjithashtu thekson rastet e Finlandës dhe Suedisë. “Nën presion të madh, ata hoqën dorë nga neutraliteti dhe mosangazhimi i tyre: donin të anëtarësoheshin në NATO sepse nuk besonin më se Rusia do të vazhdonte të luante sipas rregullave. Por një shtet “nuk duhet të jetë domosdoshmërisht anëtar i aleancës, mund të jetë edhe partner”, përfundon Baueri.rsi-eb