Ne diten kur nje tjeter figure e larte e oborrit te Kryeministrit siç eshte Ilir Beqja ish-minister i shendetesise , paraqitet ne Gjykate per te dhene shpjegime mbi koncesionin e sterilizimit, dhe ne kulmin e revoltes ne Kuvend ku Znj Nikolla lajmeron rezultate qe do ia kishin zili dhe regjimet autoritare, Edi Rama gjen kohen ne facebook te shpotise opoziten.
Per ironi te fatit, kur situata politike ne vend po devijon drejt kaosit, ne postimin e tij te fundit Kryeministri tallet me problemet e Berishes me drejtesine duke harruar si ajo « dhia e zjebosur dhe bishtin perpjete » se ka per momentin pese ish-ministra te tij si klienta lluksi te drejtesise me Tahirin, Koken, Ahmetajn, Xhaçken dhe Beqen. Rama vazhdon te meret me «non grate » ne kuvend , kur pa piken e nderit ky Kuvend socialist vazhdon dhe mban si anetar deputetin e arratisur Arben Ahmetaj , non grata e vertete e Kombit shqiptar qe drejtesia prêt ta shpjere ne qeli kur miqte e Rames vazhdojne t’ja mbajne ngrohte ndenjesen ne Kuvend.
Ne kete dite te kobshme per parlamentarizmin ne Shqiperi , Rama s’mjaftohet te tallet me « hallet » e Berishes me drejtesise, por ne postimin e tij tallet gjithe vetekenaqesi dhe me revolten e opozites ne Kuvend qe sipas Kryeministrit po korrka «vetem humbje» dhe se «ka prekur fundin» . Cfare perbuzje cinike e nje Kryeministri bash ne momentin kur Kryeparlamentarja e tij deklaronte plot krenari si ne Rusine e Putinit se Ligji mbi Buxhetin u votua me 115% vota pro ! Edhe sa vota te tjera deputetesh fantazem duhen shtuar nga znj. Nikolla qe Edi Rama ta pranoje se eshte mazhoranca e tij ajo qe po prek fundin..
Kapriçoja me amnistine fiskale e pati nje fund…
Kryeministri duhet te dale nga pozita e vezhguesit politik siç e bene neper podcaste, dhe te rimarre rolin kushtetutes te qeverisjes se vendit. Ai po e zhyt kete Shtet ne nje krize artificiale politike. Kjo per shkak te kokefortesise se tij te dyfishte per t’i mohuar opozites te drejten kushtetuese per ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare, dhe te drejten politike per te qene si opozite reale ne kryesine e komisionit te reformes zgjedhore . Te ky komision do te luhen fatet afatmesme te jetes politike dhe demokracise ne vend sepse eshte komisioni i reformes zgjedhore qe do te statuoje mbi ndryshimet qe duhen bere per zgjedhjet legjislative te 2025 per te evituar qe vendi te perjetoje nje farse te elektorale dhe nje krize te re poltike.
Kokeforte, talles dhe telendises u tregua ky kryeminister edhe ne vullnetin e tij te palekundur per ta bere me çdo kusht ate te famshmen amnisti fiskale, qe populli ia kish lene me amanet sipas tij ne ate pyetesorin grotesk qe qeveria e Rames vete e inicoi , e mbushi dhe e validoi. Na kujtohet fare mire kur ky Rame thoshte me bindje dhe betime se ajo aministi fiskale do te behet jo vetem edhe nese perendimoret e kundershtonin por edhe sikur qielli me token te puqeshin bashke. Shqiperia si Italia do ta beje amnistine fiskale garantonte Rama, pa marre parasysh se kurre nderkombertaret nuk do te lejonin kushte te tille ku mund te amnistoheshin ne pak minuta valixhe plot deri me dy million euro ne bankat e Albanistanit.
E pame si perfundoi ajo ide gjeniale e Rames qe doli si nga kapelja nga nje pyetesor pa aq gjenial dhe «demokratik» i qeverise . Sot eshte hrruar amnistia fiskale ashtu siç do te harrohet neser edhe kjo kokefortesi e tanishme e ketij Kryeministri per bllokimin e kerkesave legjitime te opozites per komisione hetimore parlamentare. «Jo ne penxhere te dalin por deri ne tarrace te Kuvendit te hypin edhe ato komisione nuk do t’i kene» i hakerrohej me perbuzje Rama opozites javen e kaluar ne nje interviste te rralle televizive me gazetare. Nderkombetaret po e vezhgojne pa bere ze siç e vezhgonin ku rrihte gjoksin per amnistine fiskale. Asajkohe nderkombetaret punuan intensivisht ne kulisa dhe e bene Ramen te zbrapsej ne dhuraten e tij te çmendur qe kerkonte t’i bente mafias me amnistine fiskale.
Kjo do ndodhe dhe kesaj here. Presioni nderkombetar nen rrogoz ndaj Rames sa do vije dhe do rritet deri sa ai t’I leshoje pe opozites. Nuk mund te tolerojne aletatet tane qe ne momentin ku tensionet nderkombetare po arrijne ne nje pike nevralgjike jo vetem ne Lindjen e afert por dhe ne portat e Shqiperise dhe po e detyrojnë Naton te sjelle shefin e saj ne rajonin tone, qe Edi Rama te tensionoje artificialisht situaten e brendshme te Shqiperise vetem pse refuzon qe te kete me shume kontroll nga opozita reale . Ku eshte e keqja qe opozites t’i jepet me shume hapesire kontrolli edhe sikur kushtetuta mos ta parashikonte kete, nderkohe qe Kushtetuta e jep kete mundesi kontrolli me komisione hetimore parlamentare?
Ndërkombëtarët dhe kriza e re e provokuar nga mazhoranca
Deri dje , me motivin e “non grates” ndërkombëtarët deri diku edhe e toleronin Edi Ramen te mos i hapte rruge opozitës. Por sot, kauza e opozitës reale nuk konsiderohet si vetem e Berishes por eshte motiv beteje te ashper politike edhe per Gazmend Bardhin si dhe per shumicen e deputeteve te opozites ne Kuvend qe i thone Jo diskriminimit me nje gjuhe, gjeste dhe qendrese edhe me radikale se Berisha.
Nderkombetaret nuk mund te bien keshtu më pre e narratives se Edi Rames qe edhe sot vazhdon t’i mesoje te njejtit refren te dale boje se opoziten “e ka marrë me vete halli i një të kërkuari nga drejtësia”.
Me Bardhin ne transhe te pare te revoltes ne Kuvend kjo dredhi e Rames nuk funksionon me , dhe heret a vone aleatet perendimore do t’ja bejne te qarte Rames se po shkon shume larg. Biles, nje qartesim i pozites se Perendimit ndaj kokefortesise se Kryeminsitrit shqiptar ka filluar tashme qe me progres raportin e fundit te Komisionit europian.
Ne kete raport europianet kerkojne me gjuhen e tyre qe te respektohen ligjet kushtetuese ne fuqi per sa i perket ngritjes se komisioneve hetimore parlamentare. Per Komisionin europian Kushteteta e Shqiperise nuk ve asnje kusht tjeter veçse atij numerik, domethene qe duhen 25% e deputeteve ose 35 syresh qe te ngrihen automatikisht komisionie hetimore parlamentare. Komisionit europian shenon ne raport se vertete mazhoranca kerkon ta modifikoje kete nen te kushtetutes per ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare, por perderisa ndryshimet ne fjale nuk jane votuar mazhoranca duhet te respektoje versionin ne fuqi te Kushtetutes.
Po ashtu, kerkeses tjeter te opozites reale per pjesmarrje me te drejta te plota ne kryesine e komisionit te reformes zgjedhore, Komisioni europian i pergjigjet ne progrès raport me nje fjali: komision i refromes zgjedhore duhet te jete gjitheperfshires.
Pra, pertej dyshes Rama-Basha qe duan te zaptojne funksionimin dhe vendimmarrjen ne komisionin qe do te percaktoje mbarevajtjen e zgjdhjeve te ardhshme legjislative ne Shqiperi, opozites reale i takon atynje vend, per te cilen kjo opzite propozon emrin enje deputeti aspak konfliktual dhe aq me pak «non grata si Oert Bylykbashi.
Po ketu ku eshte e keqja qe mazhoranca te hape rruge? Perendimi nuk mund te jete me i qarte se kaq publikisht. Mesazhet e tjera te nderkombatereve ndaj Rames do te vazhdojne ne kulisa ashtu siç ndodhi me aministine fiskale deri ne terheqje te plote te ketij kryeministri nga aventura e nje perballjje artificiale me nje opozite qe thjesht kerkon te drejten e saj si ne çdo vend tjeter me pluralizem politik.
Rasti maqedonas nuk e ben Shqiperine rast te veçante ne kete qe po ndodh ne Kuvend.
Dhe se fundmi, nje kujtese historike per ngjarjet e tanishme ne Kuvend te cilat Rama i paraqet si te jashtezaknoshme duke shkruajtur keto kritika inkriminuese mbi opoziten: «I futën fjalorin e sjelljet e rrugës në politikë, ndërsa politikën e hodhën në mes të katër rrugëve, duke mbjellë sherr, rrëmujë, dhunë».
Veçse historikisht dhe krahasueshmerisht me vende te tjera te rajonit ky konstatim i Kryeministrit nuk qendron. Kjo qe po ndodh aktualisht ne parlamentin e Shqiperise, ndodhi egazaktesisht ne te njejten forme dhe per te njejtin motiv ne parlamentin e Maqedonise se veriut para nje dekade.
Ne 23 dhjetor 2012, ne seancen per votimin e buxhetit 2013 te Maqedonise se Veriut shpertheu dhune e papare si brenda rradheve te deputeteve ne parlament , ashtu edhe ne rruge ne zemer te Shkupit . Opozita maqedonase e cila kundershonte me force permbajtjen dhe menyren sesi mazharonca e Gruevskit po votonte ligjin per Buxhetin 2013 u ngrit e tera ne kembe per te bllokuar mbajtjen e séances se votimit ne Parlamentin maqedonas.
Ndodhen aty skena te jashtezakonshme zirjesh me grushta midis deputeteve te opoztes dhe atyre te mazhorances . U desh te nderhyje dhe garda e parlamentit per te mbrojtur kryeparlamentarin maqedonas Trajko Veljanovski te cilin garda arriti ta nxjerre nen mbrojte nga godina sepse i kercenohej siguria fizike. Ne qender te Shkupit po ashtu nderhyne forcat e sigurise dhe pati 6 te plagosur rende. Rama me kot humb kohe ta pikturoje me fjale kete Opozite si shkaterruese per vendin dhe te kapur nga nje i mbytur qe po i mbyt.
Eshte ai vete, Edi Rama i cili e ka ne dore butonin per ta rikthyer ne normalitet situaten e ndere politike ne Shqiperi . Mjafton per kete qe Kryeministri t’i riktheje Opozites te drejtat qe ia njeh kushtetuta si dhe te drejten politike po ashtu ne dosjen e monitorimit te reformes zgjedhore. Nese ai do , ai e ben , ne qofte se vertete Edi Rames i intereson normaliteti ne vend. Por dhe per kete, nderkombetaret po fillojne te dyshojne seriozisht…bw