P O S H T Ë R S I A
Me të lonë pa gjumë gjithë jetës
Shumë herë dëgjoja nga prindët se floriri madh eshtë mare tregtarëve të Tiranës nga Jugosllavët mbas clirimit në 1946të
Mbrëmë në një emision në Top Chanel më bëri përshtypje ky ankand televiziv me monedhat e arit te periudhës së Monarkisë së Zogut të nxjerë në ankand nga Banka e Shqipërisë, ku një monedhe 10-të frangëshe sot ka vlerën e 2000€ .
Menjëherë më shkoi mëndja të bëj një llogari tepër dëshpëruese se sa do ishtë vlera sot e një pjese të floririt të sekuestruar nëpërmjet tatim i jashtëzakonshëm nga regjimi komunist , për familjes tonë por dhe të gjithë listës në total të tregtarëve të Tiranës :
Murat e vllezër Begeja 5 700 000 fr ar
Xhemal Begeja 143 000 fr ar
Ibrahim Begeja 1 744 000 fr ar
Total është 7 587 000fr ar
dhe po ta pjestosh me 10fr/ar që është e barazvlefshëm me kursin e këmbimit në ankand me 2000€ , do kemi të bëjmë me një vlerë të jashtëzakonshme , pra 758 700 fr/ar të monedhës 10të frangëshe dhe po ta shumëzosh me 2000€ për copë = 1 517 400 000 € ,( pra njëmiliard e 500miljon euro) sekuestruar vetëm familjes sonë, gjithmonë me vlerën sot.
Po vlera listes nr 1 se pronareve të më poshtëm të qytetit te Tiranës ?
Totali eshtë 112 469 828 frar ÷ 10fr /ar =11 246 982fr/ ar x 2000€ ( vlera e 10fr/ar sot ) = 22 493 965 600 € ( 22 miliard e 500milion euro )
Po në gjithë Shqipërinë sa janë sekuestruar ?
Marrrrraaaamëënndëëse & ulëritëse
Kjo vlerë nqs përllogaritet me kursin për vitin 1946 sigurisht më pak që përllogaritet tek 10 deri në 15 herë më pak. ( këtu të më ndihmojnë ato që meren me kët punë)
Kjo vlerë nqs do qëndronte në thesar të shtetit do ishte normale në ndryshime sistemesh dhe do shërbente për “popullin”. Por dihet botërisht që këtë prisnin jugosllavët duke i gënjyer me një kurs këmbimi ku më pas dhe rusët përdorën te njëjtën strategji e nga prej tyre ne morëm vetëm lecka e makineri për bujqesinë rraqe duke e rjepur e sakatuar këtë popull deri në palcë .
Ky ishte Enver Hoxha ku me injorancën e tij dhe atyre që e rrethuan përgjatë gjithe regjimit diktatorial e shkatërruan këtë vënd ku pasojat e hajdutllëkut janë dhe sot .
Nuk ishin gjë tjetër veç se bastardë .