Mësuesi Arben Jashari qe vonuar duke koregjuar hartimet në bibliotekën e shkollës (ai qe përgjegjës për atë bibliotekë) dhe,kur mbaroi punë, pa që qielli mend po binte mbi tokë dhe pritej për shi të rëndë. Qe pa çadër,se befas pat ndryshuar moti. Me çadër, pa çadër u dha këmbëve dhe,për ta bërë sa më të shkurtër rrugën për në shtëpi,zgjodhi hekurudhën. Ato,dyshinat, të detyrojnë që t’i hedhësh sa më të gjata çapat. Sa po linte oborrin e shkollës,dëgjoi zërin e një të moçmi. Ky(qe me të vërtetë plak i moçëm) mend bërtiti:-Dhaskal,paske dalë dakulec! Por nuk e di që këtu, në MYZEQE,në vjeshtë “shkelen”retë. Dhe digjoja këtë llaf”Pepes”: -Në vjeshtë”shkelen”retë,por dozot si,njimëni,është vjeshtë e tretë dhe në vjeshtëz të tretë,retë “shkelen me patok”. Me patok,o të keqen Pepja tyja, dhe,po u shkele me patok,edhe vezën do ta bëshë të madhe. Ti do të thuash:”Mirë gomari që më ngordhi,po nuk të lënë as mizat rehat”.
E di,- vazhdoi Pepja,- të shpojë ky,bodeci im, por ta keshë mend për tjetër herë.Se sot që mos bëhesh si ato rosat bajuke që kanë qeftin që të zhtytin dhe kokën në ujë,urdhëro këtej nga konaku im të bëjmë darkën.Se edhe llafosemi,por edhe”mballosemi”;se ajo,Imja” e bën ndonjë pulastren kurban,por dhe ndonjë kupë me rakimëni e kthejmë. Është zierë dyhere dhe ta ngrohë gurmazin. Të faleminderit xha Myrte,-tha mësuesi,- por nuk rri dot. Mëqafë,paç veten,-tha xha Myrtja.
* * *
Mësuesi sa po vinte këmbët tek traseja e hekurudhës,kur dëgjoi një zë femre që e thiri me emër. Kur ktheu kokën,pa që ishte doktoresha e fshatit. Ndaloi dhe e pyeti:- Mirë unë që e hëngra nga hartimet,por ty ç’problem të doli që u vonove kaq shumë?
-Lëre,lëre,jo vetëm u vonova,po,kur po qahesha se u bëra vonë dhe qyteti është gati 10 km larg, më thotë njëri:-Hajde andej nga unë sonte. Ke parë sikur më pëlqeu,por aty qe një nxënëse që e dëgjoi.Ajo më tha:-Doktoreshë se mos shkon atje,se ai rron vetëm!!! Kërkova të shpëtoja nga shiu dhe desh rashë në breshër!!! Arbeni mezi mbajti të qeshurit nga kjo”batutë” e doktoreshës dhe,për t’i vënë kapak,tha:- Bashkëudhëtarë nga halli. Hipën në trase,por gjerësia aty qe e kufizuar,ndaj Arbeni,për politesë, la doktoreshë të ecte para dhe ai pas saj. Sa hodhën çapat e para,befas u ndje një gjëmimë dhe pas saj,një vetëtimë që e ndezi flakë vendin. Gjemima qe vërtet e fortë,por Arbeni,fshatar denbabaden as e kishte për pesë nga vetëtimat,por doktoresha qe nga qyteti dhe,kur gjëmoi,iu hodh në kokë Arbenit,sikur ky e kishte fajin. Qe i papërgatitur nga ky”sulm” i beftë,por e priti pak si me politesë.
-Më fal,- i tha doktoresha,-por unë vdes nga frika e vetëtimave. Domethënë,-tha me shpoti Arbeni,-të bëhem unë doktor që të shpëtojë pacientin.Dhe,ndërkaq,vazhduan rrugën,duke nxituar hapat. Gjëmimat po shtoheshin dhe doktoresha,për të mposhtur frikën,e kapi prej dore Arbenin dhe sikur e urdhëroi:” Se mos e lëshon dorën time,se ndryshe do bie”theror” mu në mes këtyre dy shinave. Unë vërtet nuk jam doktor me lincecë si ti,-ndëryri prapë si me shpoti Arbeni,por aq i zoti jam,sa mos të lë të vesësh. Doktoresha u ndje mirë nga ky pohim dhe ia shtrëngoj dorën edhe ca më fort. Veç ecnin dhe nuk bënë fjalë,por,ndërkaq u lëshua mbi kokat e tyre një shi me gjyma apo si quhet në MYZEQE “azërmën”.
-O burra,-propozoi Arbeni,-tek vendstrehimi. Vendstrehimi qe një tunel i madh që strehonte fshatin në rast rreziku. Atje,sado që ishin bërë qullë,u futën si me vrap. U futën ,ndërsa shiu u dëndësua dhe u bë errësirë.brenda tunelit qe aq errësirë,sa nuk shikonin as njëri-tjetrin. Qenë lagur sa vetëm gjuha u kish shpëtuar,por ndjenë dhe ftoht. Më duket,- foli doktoresha,- nga shiu ramë në breshër. Unë po dridhem,- tha. Arbeni qe më i duruar,po,kur ndjeu ankesën e doktoreshës,ashtu në errësirë,zgjati duarët dhe kur e preku,e tërhoqi pranë vetes dhe filloi ta fërkojë. Qe punë paksa me”zarar”,por si”doktor” nuk mund ta linte”pacientin” të dridhej dhe,ca më shumë,të “vdiste”!!! Dhe,pas këtij “fërkimI” kaq të domosdoshën, aty,tek vendstrehimi, u shfaq një “film pa zë”. Për”sekuencat” e këtij”filmi pa zë”,më tregoi miku im,Arben Jashari dhe,ngaqë është”vjeshtë e tretë dhe anë e kënd bie shi me gjëmima,e solla për lexuesit.
Tiranë,11 nëntor 2023