AFRIM IMAJ/ “Blloku”, oazi i rrethuar me roje nga të gjitha anët, i destinuar vetëm për familjarët e drejtuesëve të lartë të partisë dhe të shtetit, është krijuar si i tillë në fillimin e viteve ’60, kur Shqipëria komuniste bëri divorcin historik me Bashkimin Sovjetik.
Më herët, ajo ishte një zonë e thjeshtë e kryeqytetit, ku lëvizja ishte e lirë për qytetarët. Me humbjen e aleates më të madhe, Tirana e asaj periudhe, humbi një pjesë të sigurisë dhe mbeti e izoluar, tashmë e kërcënuar dyfish: Nga NATO, po dhe nga Traktati i Varshavës, pjesë e së cilës ishte deri në atë periudhë.
Ishte kjo arsyeja që liderishipi komunist mendoi të sigurojë më parë vetveten duke ngritur “kështjellën” e famshme në mes të metropolit që më vonë do të merrete emrin “Blloku i udhëheqjes”. Tashmë, përveç shpenzimeve marramëndëse për jetën e luksit të liderëve komunist që jetonin brenda tij, shqiptarët do paguanin dhe një shumë tjetër po kaq të majme për rojet dhe sigurimin e “Bllokut” të krijuar rishtazi. Xhafer Peçi, ishkomandanti historik i Gardës së Republikës, ka qënë nga të paktit që ka hedhur dritë për misteret e fuksionimit të kësaj strukture ushtarako-policore e destinuar për sigurimin e jetës së udhëheqjes, siç quhej në zhargoonin e kohës.
Ai zbulon numrin e efektivëve të Gardës, sasinë e arsenalit luftarak në dispozicion të tyre, mënyrën e fortifikimit dhe sasinë e mjeteve të blinduara në përdorim të fuksionarëve të lartë në kushte lufte. Më poshtë publikojmë një pjesë të këtyre kujtimeve…
GARDA DHE ROJET E BESUARA
Garda ishte njësia ushtarake me efektivët më të besuar nga ana politike dhe profesionale. Ajo funksiononte me gjashtë batalione, me një efektiv, 1000-1500 ushtarë.. Njëherazi me këtë efektiv kryesisht ushtarak, për ruajtjen dhe sigurinë e ushëheqësve të lartë, kishte dhe një strukturë tjetër elitare, siç ishte ajo e Drejtorisë së Dytë.
Ndërkaq, në përforcim të Gardës së Republikës, kishte struktura të specializuara të garnizonit të Tiranës që në rast të një situate të jashtëzakonshme, bëheshin pjesë e saj. E ndërsa kjo ishte mburoja e çeliktë e Bllokut, fortifikimi i tij nga të gjitha anët me beton e hekur, e bënte akoma më të pakapërcyeshëm. Projekti i fortifikimit u realizua nga specialistët më të mirë të Forcave të Armatosura dhe vazhdoi për disa dekada. Fillimisht, u realizua fortifikimi i bodrumeve të banesave, streha e byroistëve në rast lufte e bombardimi, pastaj fortifikimii i tërë infrastrukturës së Bllokut.
BLINDAT E BLLOKUT TË BLINDUAR
Blloku ku strehohej udhëheqja e lartë e partisë dhe shtetit komunist shqiptar, përveç Gardës së Republikës që ishte garante e sigurisë, kishte në dispozicion dhe një njësi tankiste me rreth 100 syresh në Sauk të gatshme çdo çast për sigurinë e vilave të byroistëve në rast rreziku e bombardimi.
Një pjesë e tankeve të kësaj brigade, rreth 15 të tillë dhe mjete të tjera të blinduara mbaheshin brenda territorit të Gardës për të qënë sa më pranë në rast kërcënimi e lufte. Në fokusin kryesor mbetej siguria e Enver Hoxhës ish-shefi i Partisë dhe kreu i Regjimit Komunist. Posaçërisht për ruajtjen e tij ishin në gatishmëri dy tanke me efektivin më të zgjedhur dhe një trasportues i blinduar. Me të Enver Hoxha dhe udhëheqës të tjerë mund të lëviznin kudo, pavarësisht se gjatë transportit mund të ishte një situatë luftarake tepër kritike.
ROJET E FSHEHTA
Përtej forcave ushtarake e civile të Gardës, një tjetër strukturë shërbente për sigurinë e udhëheqjes së lartë të Partisë dhe të shtetit. Ishte një grup vëzhguesish i fshehtë që përgjonin në ballkone e mjedise të tjera dhe sinjalizonin për dyshimin më të vogël rreth atyre që shikonin në lvizjet rreth e përqark vilave të Bllokut. Me një përgatitje të veçantë ky grup ishte pjesë e Drejtorisë së Dytë që përgjigjej ekskluzivisht për sigurinë e lidershipit komunist dhe shërbenin “non stop” për të garantuar normalitetin dhe sigurinë e strehës së blinduar të byroistëve.
Ndër ta kishte padyshim pjestarë të zgjedhur të Sigurimit të Shtetit, por edhe të tjerë të rekrutuar herë pas here falë besimit politik padyshim, por dhe cilësive të tjera të veçanta që kërkonte detyra e posaçme. Ishte ky “detachment”, nëse mund të themi që pas disa kohe në këtë detyrë “prodhonte” kuadro të besuar për zbulimin që shërbenin në ambasadat jashtë vendit, duke filluar nga Beogradi e Athina e duke përfunduar në Pekinin e largët
******
Përveç ceremonisë mortore të jashtëzakonshme të zhvilluar për vdekjen e Enver Hoxhës, kreut të Regjimit Komunist në Shqipëri, nga periudha e diktaturës bashkëkohësit kanë fiksuar ceremoninë mortore të Gogo Nushit dhe Hysni Kapos dy nga drejtuesit e lartë të Partisë së Punës dhe njëherazi anëtarë të Byrosë Politike.
Askund në arkiva nuk ka një shifër sa ka shkuar organizimi i tyre, po njëri nga zyrtarët e ish-drejtorisë së pritjes, sikundër quhej ajo strukturë në atë kohë, tregon se shifra i kishte kapërcyer të gjitha parashikimet dhe për dokumentimin e saj u është dashur të bënin një operacion financiar.
Sakaq, familjet e të dy të ndejrëve ish figura historike të regjimit, i kanë trashëguar privilegjet e bllokmenit deri në vitet e triumfit të demokracisë. Shkurt, gati tri breza të lindur e rritur në Bllok plot privilegje e luks të shfrenuar.
*******
Armata që runate kupolën komuniste
Përveç efektivit prej pesë mijë ushtarësh që kishte Garda e Republikës për kohë paqeje, në dispozicion të saj kishte edhe forca të shumta rezerviste, që ishin të destinueshme për kohë lufte.
Në kujtimet e tij, Xhafer Peçi, ish-komandanti historik i Gardës së Republikës vë në dukje se efektivi i kompletuar i Gardës përbëhej nga 10 mijë efektivë. Ndërkohë që në rast lufte dhe situate kërcënuese organikës luftarake të Gardës i shtohej dhe një brigadë luftarake e përcaktuar me detyrë që në kohë paqeje.
Panorama online