Kjo ёshtё fotoja e fundit qё kam nga Bedriu, ёshtё bёrё nga unё nё fund tё kёtij maji ndёrsa festonim 60 vjetorin e maturёs 1959-1963 tё gjimnazit “Sami Frashёri” nё Tiranё.
Bedriu ishte ulur pranё meje dhe gjatё takimit mё rrefente shumё gjera. Ai kishte kohё qё ndjente vёshtirёsi nё ecje, prandaj i kish rralluar edhe takimet nёpёr kafe larg shtёpisё.
Me sa duket, sёmundja e rёndё e mposhti fizikisht. Kish lёnё porosi tё mos Ii shkonim pёr vizitё, pasi dёshironte ta mbanim mend ashtu sikurse nё atё takim mature!
Pёr Bedriun do shkruajnё edhe qindra e qindra tё tjerё miq, shokё, dashamirёs, njerёz tё sportit dhe medias, ku ai ishte gjithnjё aktiv.
Ndonёse njё familje tiranase e pёrndjekur, Bedriu ia arriti tё shkёlqejё me punёn e vet krijuese dhe veprimtarinё pranё shoqatёs Tirana. Pёr kёtё e meriroi titullin “Fisinikёria e Tiranёs” ndёrsa mё pas edhe titullin presidencial “Mjeshtrёr i madh”. Edhe vetёm kёto dy tituj do mjaftonte pёr t’u krenuar ai vetё dhe familja e tij e ngushtё, bashkёshortja dhe dy vajzat e mbara.
Por Bedriu la gjurmё nё letёrsi me poezi, romane, reportazhe, intervista.
Qё i vogёl, kishte njё kёrshёri tё lindur pёr tё lexuar, qoftё edhe nёn dritёn e llampёs sё rrugёs kur nё shtёpi ende pёrdorej kandili, lexonte libra pёr moshёn por edhe libra “tё verdha” dmth tё ndaluara pёr qarkullim. Nga ai mёsova shumё pёr shkrimtarin e njohur tiranas Mustafa Greblleshi, qё shkroi “Greminёn e dashurisё” njё tjetёr “Romeo e Zhulieta” shqiptare, nga ai mёsova pёr masakrat e partizanёve nё prag tё “ҫlirimit” tё Tiranёs, pёr mbiemrat e familjeve tiranase, e pёr shumё aspekte tё tjera tё historisё dhe jetёs sociale tё Tiranёs, ku shkёlqen libri “Brodueji iTiranёs” me dy botime. Novela “Duhet tё mё harrosh” ka qenё njё befasi pёr mua. Ai mё lejoi ta nxirrja atё fragmente- fragmente nё faqen time nё facebook.
Bedriu bashkёpunoi me mua edhe pёr botimin nё Poloni tё pёrmbledhjes sё poezive tё tij tё krijuara gjatё viteve tё gjimnazit, nё dy gjuhё shqip dhe esperantisht, “Kjo kёngё pёr ju”. (Kanzono por vi).
Do ta kujtoj gjithnjё me respekt dhe dashuri.
Nё dy fotot mё poshtё Bedriu ka dalё me njё grup esperantistёsh nga Koreja e Jugut para shtatё vitesh nё Tiranё.