Pas sulmit brënda në shtëpinë e tyre në Vatër që iu bë nga Anton Raja Agustin Mirakajt dhe Zonjës së tij, Vatranë dhe përkrahës të Vatrës së vlerave mbështesin çiftin Mirakaj, të cilët në mënyrë shumë korrekte hynë në Vatër për të shprehur mendimin e tyre, diçka që ia garanton Kushtetuta e vendit të demokracisë:
Pjetër Jaku: Vetëm me veprimet e këti muaj, Vatren e kanë varrosur! Ndalimi i vatranëve dhe takimet e fshehta, mungesa e transparences dhe politika e përjashtimeve janë fundi i saj! Veprimi i djeshem i Agustin Mirakajt, duke u hequr maskën drejtuesve të saj, eshtë një veprim heroik i tij dhe bashkëshortes se tij! Kurrësesi nuk duhet lënë Vatra në duar komunistësh dhe sharlatanësh të pafytyrë!
Ilirjan Blloshmi: Nuk ben gje Hel-miu. Shko denocoje Anton Rajen ne polici. Dorzo pamjet filmike dhe le te merret ligji me te.
Valentin Lumaj: Sulmet ndaj z.Mirakaj nuk jane te rastesishme dhe nuk filluan te shtunen. Ka me se nje vit qe Agustin M. Mirakaj eshte në shenjestren e nje grupi në kryesine e Vatres, ai eshte ofenduar verbalisht, kercenuar me kanun te Leke Dukagjinit, kercenuar me gjyqe, kercenuar me perjashtime, per te vetmen arsye sepse ua ka thene te verteten drejt në sy dhe u ka zbuluar dhe publikuar shkeljet pa fund qe kane ndodhur në Vater në keto dy vjet. Duke kercenuar Agustinin, kryetari mendon se do te frikesoje anetaret e tjere, por nuk besoj se i kane bere llogarite mire.
Mira Dine: Pas infiltrimit të Vatrës nga elementët e sigurimit të shtetit, kisha kohë, që e pritja një diskutim të tillë, por që ky do arrinte deri në shkallën fizike, nuk e kisha menduar.
Tani që kjo ka ndodhur, mendoj se dhe vatra, do duhej të ndahej në atë ku janë funksionarët e diktaturës komuniste(dhe pasardhësit e tyre) dhe në atë të vërtetën të nacionalistëve.
Kur u krijua Vatra, nuk dihej se djalli rus do t’i hynte dhe Shqipërisë…
Si mund të bashkohet Vatra?!
Unë nuk e di…
Komunistë e antikomuniste, sigurimsa e viktimat e tyre në një organizatë të përbashkët?!
A është e mundur?!
Po edhe mundet, po atëherë do kishim diskutime pa fund, diskutime, që mbase tregojnë vërtet se kur filloi infiltrimi i Vatrës nga sigurimi i shtetit diktatorial dhe një analizë e tillë do ndajë shapin nga sheqeri… Si fillim…
Nexhi As Bashkurti : Të shkuara të jenë,
Ne jemi krahë çiftit Mirakaj
Janë të qyteteruar, larg atdheut kanë bërë emër për Shqipërinë, demokratike!
Zoti i bekoftë
Me rrespektë e konsiderat
Ramiz Mujaj: Dhuna verbale dhe aktet fizike qe shifen qart jane te kurdisura nga kryetari jo bashkpunues me vatranet por me njerez jo vatran . Kjo eshte vatra e shekullit 21 e premtuar nga kryetari i aklamuar ne Michigan e i vetezgjedhur dy vitet e fundit me mandat klandestin 4 vjeqar . Akti ndaj z.Mirakaj dhe bashkeshortes se tij eshte i denueshem.
Elvira Lashi Lika :Solidarizohemi me qëndrimin e Z. Mirakaj! Uroj që sa më shpejt ti kthehet shkëlqimi i duhur Vatrës
Eduart R Aranitasi: Dhuna verbale ndaj Kryetait të degës Manhattan branch z. Agustin Mirakaj dhe zonjës së tij është e pa pranushme . Në i bejm thirrje Kryetarit të Federatës Pan Shqiptare Vatra z.Elmi Berisha të dënoj publikishtë ktë akt të shëmtuarë që cënonë rënd nderinë dhe dinjitetin e të gjithe vatranve !
Valentin Lumaj: E Pershendes deklaraten, por kot i kerkoni gje Elmiut, ai aty ishte, e gjithe ajo ishte me skenar dhe njerezit kane qene te porositur te veprojne ashtu.
Elmiut i duhet kerkuar doreheqja e menjehershme. Me shume te pritet, me shume skandale do te kete. Enough is enough!
Marjana Zeneli Bulku: Solidarizohem me ju , duke u shprehur kundra çdo lloj dhune verbale apo fizike.