Vatra Manhattan Branch dëshiron të njoftojë opinionin vateranë dhe publik lidhur me një ngjarje të rëndë që ndodhi në sallën e Federatës Shqiptare Vatra më datën 21 Tetor 2023, rreth orës 10:40 AM.
Kryetari i Vatra Manhattan Branch, z. Agustin Mirakaj, së bashku me bashkëshorten e tij ishin duke hyrë në sallë për të marrë pjesë në takimin e Vatrës me Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, znj. Lindita Nikolli.
Në këtë moment, një person i komanduar ka tentuar të ndalojë z. Mirakaj dhe bashkëshorten e tij të hyjnë në sallë dhe ka sulmuar fizikisht z. Mirakaj dhe bashkëshorten e tij. Ngjarja e rendë është dokumentuar me video.
Z. Agustin Mirakaj dhe bashkëshortja e tij kanë treguar maturi dhe qytetari duke respektuar zonjën e ftuar në sallën qendrore të Vatrës bashkë me anetarë të degës kanë ndjekur me respekt gjithë takimin.
Sulmi fizik ndaj dy Vatraneve, dhe sidomos ndaj një femre, është jashtë çdo norme dhe parimi të Vatrës dhe qytetarisë dhe Kanunores.
Dega Vatra Manhattan i bën thirrje Kryetarit të Federatës Pan Shqiptare Vatra, z. Elmi Berisha, të dënojë publikisht këtë akt të papranueshëm, dhe të përjashtojë A.R nga Vatra.
Është e rëndësishme që Vatra të reagojë dhe të marrë masa për kë do që tenton të vërë në rrezik anëtare të saj dhe të mbrojë parimet dhe vlerat që organizata përfaqëson.
Vatra Manhattan Branch mbështet plotësisht z. Agustin Mirakaj dhe bashkëshorten e tij në këtë situatë të vështirë dhe i inkurajon ata të vazhdojnë punën e tyre të vlefshme për komunitetin shqiptar.
Ne shprehim solidaritetin tonë me ta dhe i ofrojmë mbështetjen tonë morale dhe ndihmën tonë për të drejtën e tyre.
23 Tetor, 2023
Eduart Aranitasi – Viktor Vorfi
Nënkryetari & Sekretari i Përgjithshëm
Dega Vatra Manhattan Branch