Pizza e stilizuar nga Ai, me emrin e Atij, me fotografinë e Atij, me shefllikun e Atij, me shallin e kuq të Atij në qafë.
Dokumentari që nis me imazhin e atij, me zërin rrëfues të Atij.
Ai moderon, gjestikulon, oratoron, vallëzon, kllonizon, podkaston, aktron, liderzon e kultëzon atë pra veten.
Ai është vetë Ai; Kulti i individit!
Kulti që karakterizon shtetet totalitare . Reputacioni i udhëheqësit, vetëshpallet “çlirimtari” ose “shpëtimtari” i njerëzve, i ngre në një nivel pothuajse hyjnor.
Imazhet e tij shfaqen kudo, ashtu si statujat dhe monumentet e tjera të ngritura në madhështinë dhe mençurinë e tij.
Imazhi i Atij bëhet dhe pizza. Mos vallë do t’i marri emrin dhe Mbretëreshës Margherita nga e cila mori dhe emrin pizza më e famshme napoletane?
Ai është ai, Kulti i individit që synon të bëj që lideri dhe shteti të duken sinonime, e të bëhet e pamundur të konceptohet ekzistenca e njërit pa tjetrin. Instrumenton veten për të justifikuar aksionet dhe shpesh të pakuptueshme të diktaturës dhe për të propaganduar mes qytetarëve vizionin e liderit që vepron si një sundimtar i drejtë dhe i mirë.
Ai vetë ai Kulti i diktatorit.
I shërben ky kult për të justifikuar sulme e propaganduar qeverisjen “e mirë” të një elitë pushteti dominuese udhëhequr nga Ai, e për të shtypur e dhunuar kundërshtarët politikë.
Ai vetë Ai, Kulti i diktatorit. E nisi duke u pikturuar në muret e zyrës, në studio televizive, libra, gazeta, podkaste, corape, dokumentare, kravate, mozzarella e salsë pizze.
Kulte të tjera ” të shquara” të së kaluarës janë Benito Musolinit në Italinë fashiste, Adolf Hitlerit në Gjermaninë naziste, Ho Chi Minh në Vietnam, Josip Broz Titos në Jugosllavi, Enver Hoxha në Shqipëri, Francisco Franco në Spanjë, i Nicolae Ceaușescu në Rumani, i Sadam Huseinit në Irak, diktatorët koreano-veriorë Kim Il-sung, Kim Jong-Il dhe Kim Jong-Un.
Kulti i tij sot parfumoset me kolonjë Europiane por po qelb shqiptarët!
Dhe e gjitha para habisë e entuziazmit të ndërkombëtarëve!
Hëngrën një pizze e harruan. Halli u mbeti shqiptarëve!