Duke qenë gjysma e kombit jeton në diasporë, marrëveshjet bilaterale të pensioneve midis Shqipërisë dhe vendeve mikpritëse të shqiptarëve shihen me shumë interes, pasi lidhen direkt me cilësinë e jetës pas kontributeve në punë ose në raste të invaliditetit apo të trashëgimisë së pensionit nga pasardhësit.
Kur nënshkruhen marrëveshje të tilla, është vetë, kryeministri i Shqipërisë që lajmëron në rrjetin social si në rastin e hyrjes në fuqi më 1 tetor të Marrëveshjes së Sigurimeve Shoqërore mes Shqipërisë dhe Zvicrës.
Voal.ch e ka ndjekur rrjedhën e procedurave prej vizitës së Ministrit Federal të Zvicrës Alain Berset kur nënshkroi në Tiranë në 18 shkurt 2022 marrëveshjen për sigurimet shoqërore me ministren shqiptare të Financave dhe Ekonomisë të asaj kohe, Delina Ibrahimaj.
Që të hynte në fuqi, marrëveshja duhej të ratifikohej nga dy parlementet. Zvicra e miratoi së pari nga Këshilli Kombëtar (Nationalrat), dhoma e parë, dhjetorin e 2022 dhe po ashtu u votua edhe nga Këshilli i Shteteve (Ständerrat) më 14 mars të 2023. Kjo marrëveshje u ratifikua edhe nga Parlamenti i Shqipërisë më 18 shkurt 2023.
Pas përfundimit të procedurës së ratifikimit në dy parlamentet marrëveshja pritej të legalizohej në gjysmën e dytë të vitit sikur edhe tashmë ka hyrë në fuqi prej 1 tetorit.
Prej saj pritet të përfitojnë rreth 2 mijë shqiptarë nga Republika e Shqipërisë, që jetojnë në Zvicër.
Lind pyetja po shqiptaro-zviceranët a përfitojnë prej kësaj marrëveshje ?
Voal.ch ka mbajtur kontakt me zyrën e shtypit të Departamentit Federal të Punëve të Brendëshme (EDI) dhe Zyrën Federale të Sigurimeve Shoqërore (BSV) ku e ka mbështetur informacionin edhe pas hyrjes në fuqi të kësaj marrëveshje që vijon si më poshtë:
“Personat e mbuluar dhe fushat e sigurimit në fjalë:
Marrëveshja e Sigurimeve Shoqërore zbatohet për shtetasit zviceranë dhe shqiptarë, si dhe për anëtarët e familjes dhe të mbijetuarit e tyre. Për sa i përket fushës materiale, kjo marrëveshje zbatohet për sigurimin e pleqërisë, të të mbijetuarve dhe invaliditetit.
Aplikimi për përfitime shqiptare:
Personat që i nënshtrohen objektit personal të Marrëveshjes së Sigurimeve Shoqërore ndërmjet Zvicrës dhe Shqipërisë, të cilët banojnë në Zvicër dhe dëshirojnë të kërkojnë përfitime për pleqërinë, paaftësinë ose të mbijetuarit sipas legjislacionit shqiptar të sigurimeve shoqërore, mund të paraqesin formularin përkatës të aplikimit pranë Zyrës Zvicerane së Kompensimit në Gjenevë (Merrni një formular aplikimi për një përfitim të huaj (admin.ch).
Obtain an application form for a foreign benefit (admin.ch)
Zyra Zvicerane e Kompensimit do t’ia përcjellë aplikimit dhe dokumentet e ofruara institucionit kompetent në Shqipëri (SII). Kërkesa mund të paraqitet edhe drejtpërdrejt pranë institucioneve kompetente në Shqipëri (Contacts – SII (issh.gov.al)
Contacts – SII (issh.gov.al)
Aplikimi për përfitimet zvicerane:
Personat me banim në Shqipëri të cilët dëshirojnë të aplikojnë për një pension zviceran të pleqërisë, të tyren, të të mbijetuarve ose invaliditetit mund të paraqesin kërkesën e tyre në ISSH (formulari i aplikimit zviceran është dhënë nga ISSH; Kontaktet – SII). SII do të përcjellë formularin e aplikimit me dokumentet e ofruara organit ndërlidhës zviceran (Zyra Zvicerane e Kompensimit në Gjenevë). Formulari i aplikimit me dokumentet e kërkuara mund të dorëzohet gjithashtu drejtpërdrejt në Zyrën Zvicerane të Kompensimit.”
Zyra Federale e Sigurimeve Sociale në komunikimin e saj me Voal.ch nënvizon faktin në lidhje me marrëveshjen se “Sistemet e Sigurimeve Shoqërore të Shteteve Kontraktuese janë vetëm të koordinuara, por jo të harmonizuara. Kjo do të thotë që çdo shtet llogarit pensionin në bazë të legjislacionit të atij shtetit dhe periudhave të sigurimit dhe kontributeve të kryera në atë shtet.”
Periudhat shqiptare të sigurimit merren parasysh për të drejtën e një pensioni invaliditeti zviceran nëse shtetasi nga Shqipëria ka të paktën një vit kontribute në Zvicër dhe periudhat zvicerane nuk janë të mjaftueshme për të arritur periudhën minimale të kontributit prej 3 vjetësh. Masa e pensionit, megjithatë, llogaritet ekskluzivisht në bazë të periudhave të sigurimit dhe kontributeve të kryera në Zvicër.”
Sipas një analize joprofesionale vihet re se shtetasit e Shqipërisë që jetojnë në Zvicër, por që nuk kanë shtetësi zvicerane, do të gëzojnë pension zviceran për vitet e punës dhe qendrimit në Konfederatën Helvetike, po ashtu për kontributet e tyre në Shqipëri edhe shtetasit zviceranë (me shtetësi të dyfishtë ose jo), por vlera monetare do të jetë në respekt të legjislacionit të vendit përkatës, prandaj Zyra Federale e Sigurimeve Sociale vë në dukje se “Sistemet e Sigurimeve Shoqërore të palëve të kontraktuara janë të koordinuara por jo të harmonizuara.”
Mosharmonizimi vjen nga pala e shtetit shqiptar. Pasi Zvicra i plotëson në mënyrë të harmonizuar sipas legjilacionit zviceran të gjitha detyrimet për shtetasit shqiptarë që jetojnë në Zvicër, ndërsa pala shqiptare bën vetëm koordinim, që do të thotë se i paguan kontributet e viteve sipas legjislacionit shqiptar, pra pa asnjë lloj ndikimi.
Për të marrë një mendim, Voal.ch u lidh me Ruzhdi Ibrahimin, një ekspert i fushës, në sindikatën Unia në Zvicër, i cili duke nënvizuar rëndësinë e nënshkrimit të kësaj marrëveshje për shtetasit shqiptarë i pyetur për përfitimet prej saj që do të kenë shqiptaro-zviceranët, nënvizoi se “Thënë shkurt për një Shqiptaro-Zviceran marrëveshja nuk sjell asgjë në ndërlidhje me përfitimet suplementare!” Por më tutje z.Ibrahimi shtoi se “marrëveshjet janë si rrugët nuk ka nga fillimi përfitues e humbës por krijohen mundësitë për përfitime!” Arsyetim i bukur.
Sistemi i pensioneve zvicerane u rendit i pesti më i miri në botë në një studim të publikuar nga Universiteti i Melburnit dhe Mercer në 2014, pas atyre daneze, holandeze, australiane dhe suedeze. Për mungesë reformash ambicioze, kjo renditja ka rënë në mënyrë të qëndrueshme. Është i 12-ti nga 70 në Raportin Global të Pensionit për vitin 2023 të publikuar nga Allianz.
PS Nëse keni pyetje, mund t’i drejtoni në adresën elektronike të mëposhtëme:
[email protected]