Të Shtunën me 14 Tetor, në shtëpinë e Vatrës, vatranët dhe mediat janë ftuar në një takim të gjerë, tashmë kaq të munguar dhe kaq të pritur, te iniciuar nga Dega e Vatres Manhattan.
Ka pothuaj katër vjet që në shtëpinë e Vatrës priten dhe përcillen politikanë të të gjitha ngjyrave, por nuk ka pasur as edhe nje takim apo mbjedhje anëtarësh, nuk është trajtuar nje temë, nuk është zgjidhur nje problem. Që nga Kuvedi i shkurtit 2022, janë bërë kaq shumë shkelje dhe manipulime sa drejtuesit aktualë të Vatrës i shmagen dhe i druhen si “djalli tejmanit” ballafaqimit me anëtarësinë.
Në më pak se katër vjet, në perceptimin tim, Vatra shekullore është shpërfyturuar komplet, sot kemi një Vatër shterpë në ide dhe programe, të varfër nga financat, të çalë ne lidership, nul në demokracinë e brendshme, të depresuar në lirinë e fjalës, të mashtruar në premtime, të vjedhur në votime, të kërcënuar me Kanun, të kërcënuar me gjyqe, të uzurpuar në të gjitha strukturat e saj, të braktisur nga inteligjenca e Diasporës, të përqeshur nga publiku shqiptar, të shpërfillur nga institucionet amerikane, të pa aftë të bëjë lobim dhe avokati të çështjeve kombëtare.
Në një vend demokratik dhe në një shoqëri të lirë nuk ndodh dhe nuk duhet që të ndodhe që një pakicë apo një grusht njerëzish aventurierë të diktojnë vullnetin e shumicës, të udhëheqin në një rrugë pa krye një organzatë kaq famë-madhe siç është Vatra. Këta njerëz, kanë shfrytëzuar besimin, durimin dhe virtytet e larta të vëllazërisë që i karakterizon pjesën tjetër të Vatrës, duke ju tjetërsuar votat e delegatëve, duke uzurpuar pozitat, duke mohuar te drejten për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur, duke mohuar dhe censuruar fjalën e lirë, duke falsifikuar dhe mbajtur të fshehtë Kanunoren, duke shuar debatin, duke ushtruar terror mbi anëtarët.
Ndërsa shkeljet dhe problematikat brenda Vatrës janë bërë pirg, shumica e vatranëve, e kam fjalën për vatranët elitarë, inteligjenca e Vatrës, veteranët, ata që për dekada kanë qenë shpina e Vatres dhe që e kanë mbajtur atë në këmbë dhe me dinjitet, të mbështëtur edhe nga një brez më i ri, pinjollë të familjeve të nderuara nacionaliste, të tjerë lindur në kampet e internimit apo të prejardhur nga familje të persekutuara nga sistemi komunist, sot këta vatranë kanë vendosur që ti dalin zot Vatrës, ta mbrojnë dhe ta shpëtojnë nga shuarja e kësaj vlere të rrallë kombëtare.
Ka gati dy vjet që vatranët kërkojnë kuvend shtesë per te plotesuar strukturat sipas Kushtetutës, kerkojnë kuvend të jashtëzakonshëm për të zgjidhur problemet, kërkojnë shpjegim për vjedhjen e votave, kërkojnë një kopje të Kanunores. Ka gati dy vjet që kryetari i Vatrës nuk bëzan për asnjë çështje apo situatë, nuk mban asnjë qëndrim apo interesim për zgjidhjen e problemeve që shqetësojnë vatranët, që ka treguar një mungesë të plotë të lidershipit dhe të përgjegjësisë për detyrën që ka.
Ka një muaj që një numër i madh vatranësh i kanë dërguar kryetarit të Vatrës një kërkesë për Audit financiar, mbas indicjeve për keqmenaxhim dhe shpërdorim të fondeve, transaksione në kundërshtim me ligjin e shtetit dhe boshatisje të arkës së Vatrës. Kryetari i Vatrës akoma nuk përgjigjet.
Për të ndalur këtë rënje të lirë të Vatrës, janë të ftuar në detyrë të gjithë vatranët, mediat dhe publiku në New York dhe më gjerë, që të bashkohen në shtëpinë e Vatrës me 14 Tetor, për një bashkëbisedim të lirë dhe civil me shpresë për një plan veprues dhe ndryshim të status-quosë.
Dinjiteti i Vatrës është detyrë për të gjithë ju vëllezër shqiptarë të një gjaku, që e doni dhe doni që Vatra të jetë dhe të mbetet një trashëgimi e çmuar kombëtare e Faik Konicës, Fan Nolit, Kristo Floqit, Paskal Aleksit, Marko Adamsit, Kristo Kirkës, Elia Tromarës, Kosta Vasilit, Lambi Çikozit, Naum Ceres, Kosta Kotës, Kostandin Çekrezit, Vëllezërve Pano, Loni Kristos, Shefki Alikos, Miçe Bardhos, Hasan Bitinckës, Sathi Sulit, Lazo Dhimitrit, Dhimitër Bendit, Petraq Andonit, Riza Shabanit, Kostë Gegës, Vangjel Sotirit, Kosta Vasilit, Thanas Polenës, Axhem Hasanit, Mazllum Panaritit, Sotir Kasulit, Thoma Prokos, Kosta Peterit, Lambi Adamsit, James Thanasit, Koli Vesios… Arshi Pipës, Herry Stoya-s, Ymer Dodes Peter Jamesit, Fehmi Kokalarit, Dom Prek Ndrevashatj, Imam Vehbi Ismailit, Agim Karagjozit, Zef Pernocajt, Gjon Buçajt, Zef Balajt, Dalip Grecës e shumë të tjerë, të clët e kanë vulosur me nder historinë mbishekullore te Federatës Vatra.
Mirëupafshim të shtunën me 14 Tetor, në orën 11 në shtëpinë e Vatrës në Bronx NY.