Teodor IPPEN
(1861-1935)
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
GURZI,
Ne TEATRIN E NGJARJEVE GJEOGRAFIKO-HISTORIKO
TE ULTESIRES VERIPERENDIMORE.
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
Nje dite te bukur shkurti,
te vitit 1901,
Po gjuante si ndonje ore,
larg prej bregut te djathte te tij,
duke u nisur prej Lezhe,
kur pa pritur,
pa i dhene asnje shenje,
paralajmeruese,
nje mase e madhe uji,
i vjen perballe:
lumi i Matit ishte ushqyer,
nga ujerat e vrullshme,
te rreshjeve ne malesi,
kishte dale prej brigjeve,
e po permbytte fushen,
per nje kohe,
shume te shkurter,
pyjet livadhet dhe rruget,
ne nivel me te ulet,
qendronin nje meter nen uje.
Me shume veshtiresi,
here duke care ne uje,
dhe here duke notuar,
kuajt i mbarten,
neper nje rruge qe zakonisht,
behej per nje ore e gjysme,
por qe zgjati tri ore,
deri ne nje shtepi fshatari,
e cila qendroi,
per dy dite e rrethuar nga uji.
Pastaj ujet u largua nga rruget,
ne pyje mbeten,
siperfaqe mocalore ,
as nxehtesija e diellit,
veres djeg permbi fushe,
nuk mundi t’i thaje.
Nje zone e shquar pyjore,
shtrihet nga bregu,
i majte i Matit duke perfshire,
gjithe gjeresine e ultesires,
ne drejtim te jugut.
ne breg te lumit shtrihet,
prona pyjore,
Cifliku i Gurezit,
dhe tani eshte prone private,
e Sulltanit.
Drinit nga veriu,
per simetri i pergjigjet,
ne anen jugore nje lume,
te cilit i detyrohet,
per damaret e tij te shumte,
Gjiu i Fushkuqes,
ne grykderdhjen e tij,
ne verilindje te qytetit,
te vogel te Ishmit,
ne jugperendim te Gurezit(FK),
ai quhet Gjapshi,
ne mes tij dhe lumit te Matit,
humbet ne kenete Droja.
Prurje te medha,
ne grykderdhjet e lumejve,
fusha rritet vazhdimisht,
duke marre nga deti,
midis tyre vija bregdetare,
ravijon harkime te futura,
ne te cilat gjenden,
vende te mira ankorimi.
Kushtet ekonomike,
dhe sanitare jane te lidhura,
me rrethanat hidrografike
te Matit dhe Gjapshit,
te Ciflikut te Gurezit,
ato u pergjigjen kushteve,
te zonave te Bunes dhe Drinit.
Me gjithe prerjen pa kriter,
te drureve,
ne kohet e fundit,
pylli vazhdonte mbizotroje,
duke hijeshuar edhe majat,
e lartesive perreth.
Hapesira te gjera,
jane te veshura me pyje,
te bukura qarrash te vjeter,
frasheri dhe vidhi,
pyjet e Gorrese,
dhe Fushkuqes,
Gjiri i Shellinzes,
ne brendesi arrijne,
deri ne fshatrat,
Lac dhe Gjonem, Goleme,
me tej ne jug,
vazhdojne,
deri ne lumin Ishem,
komplekset pyjore,
te Zhejes dhe Bushneshit.
Me gjithe mocalet,
dhe shtigjet e keqija,
ku mbizotron uji,
edhe me i pakufizuar se ne veri te Matit,
i cili pjeserisht vjen,
nga rrjedhje te largeta nga malet,
pjeserisht lag fushen,
nga burime te aferta,
perrenj shiu,
te shpateve te Kurbinit,
nga vorbza, keneta dhe laguna.
Te udhetosh neper keto,
pyje dhe lugina,
esht’ kenaqesi,
vecanerisht si gjahtar,
gjate gjithe dites.
Sado e kthjellet dhe e nxehte te jete dita,
nen catine e gjetheve,
ben fresk dhe eshte muzg/terr,
rrallehere deperton,
permes degeve,
ndonje rreze dielli.
Vecanerisht,
terheqes eshte qendrimi,
ne bregdet,
krejtesisht i rrafshet,
(ai italisht quhet spiaggia),
kurorat e gjelberta te pemeve,
deti blu,
dhe rera e verdhe e bregut,
bashkohen ne nje simfoni,
qetesuese ngjyrash.
Nga fillimi i dhjetorit,
deri nga mesi i marsit,
ashtu si pergjate,
gjithe bregdetit,
te Shqiperise veriore,
ketu kalojne dimrin,
ne nje numur te konsiderueshem,
shapkat e pyllit,
por nga viti ne vit,
numri i tyre ndryshon ne zona,
te vecanta gjyetije,
kjo varet nese ketu,
apo atje mjedisi premton,
me shume ketij shpendi delikat.
Kenetat banohen,
nga rosat e egra,
lepujt jane te rralle,
ne vend te tyre degjohet,
cdo mbremje ulurima e cakajve,
qe ketu cfaqen ne nje numer,
mjaft te madh.
Per fat te keq tani me pyllin,
po sillen shume keq,
dhe pa u menduar,
cdo dimer vijne,
nen kupolat e pemeve druvare,
dhe trungjet e bukura,
shkojne ne pjesen me te madhe,
per dru zjarri,
ne Tripoli dhe Aleksandri.
Lirishtet neper pyje,
zihen nga livadhet dhe arat,
produkti kryesor eshte misri.
i cili rritet vecanerisht,
ne Gurez dhe Bregu i Mates,
ashtu si ne pergjithesi,
vegjetacioni i harlisur,
bolleku dremit,
akoma ne token e virgjer.
Per rritjen e prodhimit bujqesor,
jane te domosdoshme,
punime te kushtueshme,
permiresimi/bonifikimi,
drenazhimi,
per sigurimin e brigjeve,
nevojiten argjinatura,
ndertimi i rrugeve.
Fusha natyrisht,
asht’ pak e banuar,
dhe ndertesat jane kryesisht,
njekateshe e te perkoheshme,
shtepite shtrihen te vetmuara,
ne mesin e livadeve,
banesat e te verferve,
jane kasolle,
te mbuluara me kashte,
me mure thuprash,
ku jetojne 10-12 antare.
Shtepite e te pasurve,
jane te ndertuara mbi trungje,
te fuqishme,
te gdhendura bukur,
te lidhura midis tyre,
shpesh ne to lartesohet,
nje kulle druri,
nje deri dy kateshe,
per t’i shpetuar rrezikut,
te permbytjes.
Keto kulla ndertoheshin,
pjeserisht nga deshira,
per te patur nje banese,
te forte,
imponuese dhe pjeserisht,
si strehim ne kohet e armiqsive,
te gjakmarrjes,
per egoizem,
apo te nje shtrengese tjeter.
Ne fushe banesat prej guri,
thuajse nuk ekzistojne,
pasi materiali i ndertimit,
do te duhej te merret,
ne malet e largeta.
Ne muajt e veres shtepijat,
mbesin te zbrazeta,
pasi ato u perkasin,
barinjve shtegtare,
te malsorve te Nenshkodres,
Trieshit, Hotit, Grudes, Shkrelit,
Kelmendit, Kastratit,
deri te Lohes,
drejt kufirit malazes,
ne kullotat e tyre alpine.
Ata nisen,
nga mesi i qershorit,
e kthehen para shirave,
ne fillim te tetorit.
Kultivimi i tokave,
te misrit u lihet fshatarve,
te fshatrave lindore te fushes.
Nga Lezha permes Bregut te Matit,
kalon Xhadja e Mbretit,
rruga e Sulltanit,
e cila lidh Shkodren,
me Manastirin,
nepermjet saj cohet posta,
me kafshe barre,
dhe kryhet gjithashtu,
transporti,
i ushtrise perandorake,
nga kryeqyteti,
per ne qendren e vilajetit,
me te larget europian.
Karrocat,
nuk mund te qarkullojne,
ne te,
pasi ajo eshte vetem nje rruge,
kalldremi turke e mjere,
dhe e vjeter,
e mbushur me gropa te thella.
Edhe per kapercimin e lumit Mat,
nuk ekziston nje ure,
kalimi i ketij lumi te gjere,
dhe te vrullshem ne dimer,
realizohet vetem me nje trap.
Veres udhetaret parapelqejne,
me mire ta kalojne lumin,
ne vah,
per t’i rene per shkurt,
(se sa t’i besojne ketij mjeti).
Kjo rruge i korrespondon,
me sa duket,
rruges romake qe lidhte,
Lissusin me Dyrrahiumin,
ne te cilin Kiepert,
vendos,
prane kapercimit te Matit,
qytetin Bassania,
te cilin sipas Liviusit XLIV, mbreti Gentius,
duke u nisur nga Lissus,
ne zall,
e sulmoi dhe e rrethoi,
ne vitin 168 para Krishtit.
(Genti ne kete zall,
ne Rroxge te Gurezit u kap i gjall’,
dhe u dergua ne Rome,
ku ka varrin ne Gubbio)
Rrethimi u hoq,
nga pretori L. Anicius,
por ky lokalizim,
12 km nga Lezha ne Mat,
bie ne kundershtim,
me distancen e dhene nga Liviussi, por ndoshta ne Gurez.
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
VO:
Teodor IPPEN(1861-1935),
konsull i pergjithshem i monarkise austro-hungareze ne Shkoder ne vitet 1897-1904, autor i nje radhe studimesh e librash per historine, etnografine, arkeologjine e shoqerine shqiptare. Ishte specialist i perandorise dyfishe per Shqiperine ne Konferencen e Londres te viteve kur varej fati i kombit shqiptar, v. 1912-1913, ku me njohurite e tij te thella deri ne bregdetin e veshtire te fushes se Gurezit dhe nderhyrjet prane ministrit te jashtem austriak Berchtold, beri qe shume ytreva e vendbanime te shtetit te ri t’i shpetonin aneksimit nga fqinjet shovinioste. Russia kerkonte nje Shqiperi sa per fare, ndersa Austria kerkonte nje Shqiperi naryrale.
Theodor IPPEN,
Mendoj se nuk eshte studiuar thelle vepra e Tij. Nuk mendoj se erdhi ne fushen e Gurezit vetem per te gjuajtur shapka e per te bere plazh ne ranen e paster te bregdetit dhe te mos kete shkrepur nje here aparatin fotografik.
Teodor Anton IPPEN(1861-1935)
Teodor Anton IPPEN(1861-1935)