LAMTUMIRË I DASHUR ARTHUR,
Na le, po ti mbetesh i pavdekshëm, në zemrat tona.
E dashur familja Liolin,
Pranoni ngushllimet e mia të sinqerta. Pushoftë në Parajs.
Përveç se ishim friends në Facebook, ku kemi komunikue, me komplimentet e mia për fotot shumë artisike, që i postonte online, në mënyrë të dendur gjatë 2020 derisa disi u ndalën vitet e fundit.
Nuk jemi parë qysh në varrimin e mikut tonë të famshëm Anthony Athanas, Maj 2005 në Boston. Aty mu afrua e më ngushlloi për mikun e dashur. Më tha se ish një kohë kur ne në Boston nuk folnim më për Antonin, po për ju Bytyçët dhe sekseset e juaja në restorante të klasit të parë në Manhattan.
Me At Liolin kemi pasë shumë knaqësi për të ndarë eksperienca të përbashkëta si Shqiptarë të dedikuem qe nga Fan Noli, Vatra,Kombi, Arti e kujtimet e mira si Shqiptaro-Amerikan.
Në nji rast e solla në apartmentin tim, në 57 Street. I thashë familjes se miku ynë do të flejë këtu me ne si mysafir i yni në shtëpinē tonë .
Vajzat e mia të voglia u gëzuan se do të na bekojë familjen Prifti i mirënjohun.
Kur father Liolin u këthya nga udhëtimi parë i tij, në Shqipëri organizoi një drekë me gjellra Shqiptare die pritje për komunitetin e New York, në kishën Saint Nicholas Albanian Orthodox Church, në Queens , NY, ku shfaqi fotot e shumëta në ekran të madh, të cilat i kish shkrepë në Shqipëri.
Fotot u ishin dedikuar të githë qytetarëve të cilat shprehnin nostalgjinë dhe entusiazmin e një mërgimtari të vendit të bekuar, Shqipëria.
Imzot Arthur me karizmën e tij të pa krahasueshme dhe me sinqeriteti e kristalt bënte miq kudo, sepse Zoti i kish dhuruar këtë hieshi personale.
Good bye dear Father Arthur.
Sergio Bitici
New York, N Y