1.Nderkohë që jeni zgjedhur nga QKLL, Tiranë, si kryetare jurie për përzgjedhjen e Poetit Laureat 2, të Shqipërisë, shumë pak njerëz të njohin në Shqipëri si poete, a mund të na thoni diçka për veten tuaj?
2.Nisur nga përvoja shqiptare dhe ajo ndërkombëtare, në krye të jurive të kësaj rëndësie zgjdhen njerëz më përvojë të spikatur letrare, akademike, studiues të letërsisë, profesorë të shquar universiteti, pra emra që u zë fjala vend dhe janë sprovuar si të paanshëm në zgjedhjet e tyre. Pse pranuat të merrni këtë përgjegjësi ndërkohë që ju nuk i plotësoni këto kritere?
3. Profili juaj profesional dhe formimi akademik nuk është letërsia, për shumë arsye keni pak njohje për letërsinë shqiptare që shkruhet në Shqipëri, pra edhe për poezinë. Pyetja ime është se pse pranoni të përdoreni në këtë mënyrë nga një klan që bazohet në kriterin e miqësisë dhe tarafit dhe jo të meritave dhe kontributeve letare?
4.Qendra e Librit dhe leximit në Tiranë, është akuzar se me veprimtaritë e saj ka sjellë përçarje mes krijuesve shqiptarë, duke bërë një fotokspozitë vetëm me poetët e Tiranës dhe një antologji poetike vetëm me poetët e unazës së vogël të Tiranës. Cili është qendrimi yt për këto veprimtari dhe pse pranuat të jeni pjesë e projekteve të një Qendre që nuk e njeh letërsinë shqiptare që shkruhet jashtë kufijve të Republikës të Shqipërisë?
5. Çfarë dëshironi të shtoni tjetër ?
-Sibel, gazeta mbyllet të premten në darkë, kështu që deri atëherë duhet ta kesh mbaruar intervistën.
-Po kështu siç kemi biseduar më dergo edhe dhjetë poezi për gazetën “Nacional”.
REFUZIMI I ZONËS SIBEL HALIMI
I nderuari Buçpapaj, uroj të jeni mirë. Më vjen keq që nuk mund t’i përgjigjem pyetjeve tuaja, të cilat shprehin më shumë një qëndrim fyes tuajin se sa një përpjekje për të realizuar një intervistë me një kryetare të Jurisë së Poetit Laureat.
Zonja Sibel, të përshendes! Më vjen keq që i vlerësoni në këtë mënyrë disa pyetje që nuk shprehin opinionin tim, por absolutisht atë të shumicës së poetëve shqiptarë. Besoj i keni ndjekur në rrjetet sociale, në mos t’i dërgoj unë për t’i lexuar. Nga përvoja juaj si zëdhënëse në LDK, një parti e afërt me pikëpamjet e mia, duhet të keni kuptuar se nuk ka pyetje të këqija, por përgjigje të tilla dhe në këtë kontekst, refuzimi është më e keqja e mundshme për ty. Në të vertet ju është dhënë mundësia t’u përgjigjeni të gjitha pyetjeve rreth rolit tuaj si kryetare jurie. Unë dhe redaksia nuk kemi asnjë arsye të paragjykojmë përgjigjet tua.
Më duhet të të njoftoj se pyetjet e intervistës do t’i botojmë në gazetën e printuar dhe atë online për të provuar se në përmbajtjen e tyre nuk ka asgjë tendencioze, aq më pak fyese, apo që nuk ka interes publik.
Pavarësisht pse mund të ndajmë pikëpamje të ndryshme për procesin e përzgjedhjes së Poetit Laureat dhe rolit të pranuar nga Ju, gazeta “Nacional” është e hapur dhe jeni e mirëpritur me krijimtari!