U njoha me lajmin dhe përzgjedhjet e QKLL-së, per “Poetin Laureat 2” të Shqipërisë. Nuk jam i befasuar që jam lënë jashtë, edhe pse librat e mi poetikë kanë hyrë nga shtypi belg në dhjetë librat më të mirë të frankofinsë dhe kanë mijëra lexues në hapsirat shqiptare.
Nuk jam i befasuar, pasi unë di sesi shkojnë çmimet ne Shqiperi … Cirkus formal dhe sharlatanizem, me promovue dhe shperblyer miqtë dhe klanet… Por nuk kane pasur kurrë asnjë lidhje me talentin apo origjinalitetin artistik. Eshte nje komedi shoqerore patetike.
Unë si poet kam nje sukses nderkombetar dhe jam pranishem itensivisht në jeten letrare te Shqiperise, në shtypin letrar dhe mediat shqiptare dhe më mjaftojnë lexuesit e mi në hapsirat shqiptare dhe respekti i tyre.
Unë nuk habitem që i njëti klan është në bordin këshillues të QKLL-së, në jurinë dhe komisionin vlerësues.
Kur kanë dhënë në Tirane apo në Prishtine, çmime letrare dhe artistike me plot merita objektive këto dekadat e fundit? Në realitet kurrë.
Por mik pas miku, lidhje me rrjeta influencash dhe interesash… Kjo përzgjedhje nuk ka lidhje me letersinë, por me interesa individuale.
A eshte habi me origjinalitetin evident qe kam si poet, qe askush tash 33 vite në Tirane, nuk ma ka permendur emrin, as cituar askund si shembull apo model per diçka… E mos te flasim per çmime. ..!
Po, eshte turpi i zotit dhe nje mizerabilitet njerezor, nje ultesi flagrante.
Per gjithe këta përsona që përbëjnë juritë, komisionet dhe bordet letare të QKLL, Skender Sherifi nuk ekziston në aspektin zyrtar, e mohojnë vepren time, pra një amanet kombëtar…
Edhe kur jam atje në Tirane, prezenca ime i pengon në fakt, aq me teper që me shohin neper televizione, dhe i thonë vetes, sesi eshte e mundur se ky anarshist malësor na imponohet jashte deshires tonë, me atë stilin e tij.
Është një përpjekje shkretane, pa te ardhme. Kështu kanë bërë shumë të tjerë shkrimtarë mediokër qe partia ua kishte me hater, në përiudhën e totalitarizmit që hynin vetë në historinë e letërsisë shqipe duke përjashtuar kolosë si Fishta, Konica, Mitat Frashëri, Koliqi, Skiroi, Martin Camaj etj. Por ku janë tani këta mjeranë ideologjikë, natyrisht të harruar dhe në turpin e historisë shqiptare, posaçerisht asaj letrare.