Edi Rama nuk zhgënjeu as sot në konferencën e parakohshme për shtyp!
Ai shmangu pyetjet që mund ti bëheshin për marrëveshtjet e mundshme me pikëpyetje të mëdha me Kryeministren Italiane Meloni duke përdorë ngjarjet e Kosovës edhe për të fshehur këtë por edhe për ti ardhur në ndihmë vëllaut të tij në Beograd.
Aktin e terrorizmit shtetëror serb të vrasjes së eprorit të Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku e quajti thjesht vrasje kriminale të provokuar a thua vrasësit ishin hajdutë bankash e jo paramilitarë serbë të armatosur deri në dhëmbë me armët më të sofistikuara të shtetit terrorist serb!
Pas provave të pakundërshtueshme të përfshirjes së shtetit serb dhe vetë Aleksandër Vuçiçit në ndërhyrjen paramilitare të shtetit serb i cili si mburojë kishte ushtrinë e rregullt serbe të dislokuar në kufi me Kosovën Edi Rama refuzoi ta bëjë Serbinë përgjegjëse të drejtpërdrejtë të ndërhyrjes paramilitare në Banjskë të Zveçanit!
Kritikoi nderimin e terroristëve nga ana e Vuçiçit me shpalljen e zisë kombëtare për nder të tyre por sërish i quajti grup kriminal indirekt duke ja larë fytyrën Vuçiçit!
Edi Rama e përsëriti disa herë togfjalëshin “grup kriminal” dhe e theksoi fort faktin se ishin të veshura me uniforma ushtarake JO të shtetit serb.
Edi Rama po ashtu e zhvlerësoi paraprakisht hetimin e organeve të specializuara të shtetit të Kosovës akoma pa mbaruar sepse normal këtë hetim nuk do ta pranojë as vëllai i tij në Beograd!
A thua se çdo shtet nëse ndodh një ngjarje e përmasave të ngjashme nuk duhet ta hetojë vetë por të thërrase një shtet të pavarur nga ana tjetër e globit!
Edi Rama në konferencën e tij më konfuze që kam dëgjuar njëherë nga e njëjta tavolinë ku gjoja nuk binte dakord me deklaratën e BE-se bëri thirrje të dëgjoheshin deklaratat dhe thirrjet e BE-së për dialog se ndryshe do ballafaqoheshim me konflikt etnik, kjo një gafë tjeter politike, pasi ajo çka po ndodh në veriun e Kosovës nuk është kurrësesi konflikt etnik por një përpjekje e etshme e Serbisë për ta aneksuar atë pjesë shumë të pasur të territorit të Kosovës së pavarur duke përdorur si mashë komunitetin serb atje!
Rama këtu hapur flet me tekstet e vëllaut të tij Aleksander Vuçiç i cili dëshpërimisht do që të involvojë popullatën serbe në konflikt të armatosur me shqiptarët gjë të cilën nuk e fshehu as në konferencën e tij të shtypit mbrëmjen e 24 Shtatorit.
Edi Rama i mëshoi draftit të tij të arritjes së paqes duke mos e bërë as atë publik as autorët e tij. Vetëm se na tha ai është hedhur poshtë edhe nga Serbia edhe nga Kosova.
Hedhja poshtë e draftit të tij nga Kosova për mua është fakt më se i mjaftueshëm se drafti i tij nuk meriton më shumë se sa koshin i plehrave.
Ai i mëshoi sërish Konferencës ndërkombëtare për Kosovën kësaj radhe duke e zbutur pak qëndrimin e tij të mëparshëm pasi tha që në qendër kjo konferencë duhet të ketë planin franko-gjerman! Nuk harroi të kërcënojë (kuptohet në emër të Serbisë) më konflikt të armatosur!
Edi Rama me këto thirrje jo vetëm që nuk njeh pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës të sanksionuar në kushtetutën dhe flamurin e Kosovës më 17 Shkurt 2008 por i del në ndihmë vëllaut të tij në momentet më të vështira të karrierës së tij bash atëherë kur atij i ka rënë edhe maska e fundit! Ai injoron faktin që shteti shqiptar e ka njohur Republikën e Kosovës në kufijtë aktualë! Atëherë kujt i duhet Konferenca Nderkombetare e për çfarë?
Besoj nuk ju ka shpëtuar fakti që ai e konsideroi Serbinë shtet fqinj kur dihet që fqinj i saj është Kosova e jo Shqipëria.
Ai kërkoi kontrollin e KFOR-it mbi veriun e Kosovës bash atëherë kur shteti i Kosovës ka kontroll (megjithëse jo të mjaftueshëm) mbi territorin e saj në veri të vendit më shumë se kurrë që nga qershori i vitit 1999.
Kur rrethanat në terren kërkojnë një qasje krejt tjetër politike e diplomatike dhe dialogu në këtë moment duhet të konsiderohet i vdekur pasi Kosova nuk ka përballë një shtet që ka humbur luftën siç u përpoq të fshihej Rama por një shtet terrorist aspak i ndryshëm nga ai i viteve 90të pasi kemi të njëjtët njerëz që e udheheqin dhe të njëjtat qasje që është ekspansioni dhe Serbia e Madhe.
Tha nuk ka rëndësi kush e kërkon, si e kërkon (asociacionin) e pse e kërkon!
Çfarë politikani e çfarë tmerri nxjerr nga goja!?
Hajde besoji pastaj se ky mbron interesat kombëtare!
Ky duhet të ishte një moment i shkëlqyer nga një shtetar që e ka detyrim kushtetues mbrojtjen e interesit kombëtar dhe shqiptarëve për ta hedhur poshtë asociacionin si minë me sahat edhe sikur atë ta pranonte Kosova sepse pasojat që mund të prodhojë asociacioni shkojnë përtej kufijëve të Kosovës!
Pra si përfundim mos kini asnjë iluzion por ruhuni prej ngjyrave të reja të kameleonit.
Është i njëjti pa as më të voglin dyshim dhe ndryshim.